• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Hapet konkursi për logon e 80-vjetorit të Çlirimit, çmimi fitues merr 300 mijë lekë

by Java News
11/03/2024 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mirëpriten idetë për të dhënë kontributin artistik për krijimin e Logos në këtë përvjetor të rëndësishëm të Shqipërisë

Në nëntor të këtij viti, Shqipëria kremton 80 vjetorin e çlirimit, një ngjarje e shënuar për mbarë vendin, njëkohësisht ditë kujtese e sakrificës sublime të mijëra të rinjve e të rejave që ranë heroikisht në emër të lirisë.

Me këtë rast, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit fton të rinjtë, qyetatrët shqiptarë që kanë ide krijuese të japin kontributin e tyre artistik në krijimin e logos kombëtare, e cila do të jetë simbolikë përfaqësuese dhe do të shoqërojë evenimentet zyrtare dhe shkresat protokollare të Institucioneve Qendrore Shtetërore, si pjesë identifikuese e festimeve.

Logoja duhet të jetë pasqyrimi i një konfiguracioni simbolik, si një krijim origjinal në përmbajtje dhe në formë.

Ky kontribut artistik do të mundësohet përmes një konkursi që do të zhvillohet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit së Republikës së Shqipërisë, ku mund të marrin pjesë studentë, artistë dhe krijues në fushën e arteve pamore, me punime origjinale, të papublikuara më parë, të cilat mund të jenë punime individuale ose punime të realizuara në grup.

Punimi i Logos, së 80-Vjetorit te Çlirimit, duhet të jetë shprehje artistike figurative, ose grafike.

Për të aplikuar, të interesuarit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentacionin tek zyra e Protokollit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe elektronikisht në adresën kultura@meki.gov.al deri në datën 22.03.2024, e cila është edhe data e fundit e aplikimeve.

Vlerësimi artistik i Çmimit Fitues është 300.000 (treqind mijë) lekë, ku përfshihet dhe taksa e aplikueshme sipas legjislacionit në fuqi.

/f.s

Next Post
“Ndjenja për Meritonin?”/ Sara Gjordeni përplaset ashpër me ish-banorin e BBV

“Ndjenja për Meritonin?”/ Sara Gjordeni përplaset ashpër me ish-banorin e BBV

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr masiv në Kroaci, evakuohen 230 persona, flakët afrohen rrezikshëm pranë banesave

Zjarr masiv në Kroaci, evakuohen 230 persona, flakët afrohen rrezikshëm pranë banesave

September 13, 2026
VIDEO/ Nuk i hapën rrugën, ambulanca bllokohet mes protestuesve në Tiranë

VIDEO/ Nuk i hapën rrugën, ambulanca bllokohet mes protestuesve në Tiranë

September 13, 2026
Trump: Nuk jam kundër fabrikave kineze të makinave në SHBA, le të punësojnë amerikanë -

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë këtë vit, çmimi i gazit “do të bjerë si shkëmb”

September 13, 2026
22 kg kokainë, armë e municione, shqiptari dënohet me 10 vite burg në Itali

22 kg kokainë, armë e municione, shqiptari dënohet me 10 vite burg në Itali

September 13, 2026
Kur pushteti politik abdikon ndaj atij gjyqësor

Kur pushteti politik abdikon ndaj atij gjyqësor

September 13, 2026
Rama në Forumin Ekonomik Botëror: Ëndrra e BE-së e bën Shqipërinë të ndryshme

Rama në Forumin Ekonomik Botëror: Ëndrra e BE-së e bën Shqipërinë të ndryshme

September 13, 2026
“Jam rritur me Shqiptarët”, Cardi B pozon me simbolin e shqiponjës dykrenare -

Jam rritur me Shqiptarët, Cardi B pozon me simbolin e shqiponjës dykrenare –

September 13, 2026
Përparim Rama ironizon Vetëvendosjen: Patriotizmi sot e paska pushim!

Përparim Rama ironizon Vetëvendosjen: Patriotizmi sot e paska pushim!

September 13, 2026
Kosova me Qeveri të re! Me 62 vota pro, Kuvendi miraton kabinetin e Albin Kurtit

Kosova me Qeveri të re! Me 62 vota pro, Kuvendi miraton kabinetin e Albin Kurtit

September 13, 2026
Kurti zbulon kabinetin qeveritar, ja ministrat që kërkojnë votat e Kuvendit

Kurti zbulon kabinetin qeveritar, ja ministrat që kërkojnë votat e Kuvendit

September 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com