• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Hapësira zero”, në Bienalen e Venecias/ Kumbaro: Projekti, një pasaportë e Tiranës nëpër botë!

by Java News
23/04/2018 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 26 Maj, Tirana hap dyert e saj plot ngjyra dhe histori në Bienalen e 16 Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia. Në prani të ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro dhe kryetarit të Bashkisë Tiranës, Erion Veliaj, u prezantua sot projekti fitues, “Hapësira zero”, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Bienalen e Venecias, i cili paraqet një pjesë të mjedisit urban, historisë dhe traditës së Tiranës përmes portave të vjetra të marra nga banesat e kryeqytetit, si element për të shpjeguar hapësirën ku bashkëjetojnë e vjetra dhe modernia.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro theksoi se projekti që do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë bienale jo vetëm sjell një ide, por mbi të gjitha qytetari. “Erioni e ndërton dhe e zhvillon bashkë me ekipin e tij në Bashki dhe Ministria e Kulturës ka marrë përsipër përgjegjësinë ta transformojë në një projekt, që përmes arkitekturës ta përcjellë artistikisht në një publik ndërkombëtar, me një kalendar shumë të ngjeshur 6-mujor, duke synuar që të shkojmë jo vetëm në Venecia, por përtej Venecias, përtej Italisë, të bëjmë një ekspozitë shëtitëse. “Kati zero”, që ne në shqip i themi kati përdhes, atje ku ndodh gjithçka, ku është Tirana jonë me zhurmë, me ndryshim, pa zhurmë, me imazhe, me zërin e njerëzve që çdo ditë të jetojnë, çdo ditë të gëlojnë nëpër rrugët e Tiranës dhe të gjithë bashkë duam ta çojmë si një pasaportë në këtë ekspozitë botërore të arkitekturës”, deklaroi Kumbaro.

Ndersa kryebashkiaku Veliaj u shpreh i lumtur që në këtë event ndërkombëtar vendi ynë do përfaqësohet me Tiranën, ndërsa vlerësoi idenë e prezantuar dhe pritshmëritë e larta për pavionin shqiptar. “Me çelësin e dyerve do të takohemi në Venecia, është një fabul fantastike. Historia jonë duhet treguar, ndaj jemi të lumtur që po shkojmë ta tregojmë falë këtij grupi historik, i cili do na bëjnë shumë krenar”, tha ai. Veliaj u shpreh i entuziazmuar për përfaqësimin e vendit tonë në Bienalen e Venecias, si një mundësi për të prezantuar një pjesëz të Shqipërisë në botë.

Më tej, Veliaj theksoi se një investim në art apo kulturë sjell më shumë përfitime për qytetin, jo vetëm në aspektin ekonomik.

Ministria e Kulturës shpalli projektin që do të përfaqësonte Shqipërinë në edicionin e 16-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias 2018 ne janar te ketij viti. Projekti fitues është “Hapësira zero”, i paraqitur nga Commonsense, Studio/PRGBR Architektur FABLAB, Tirana.

Ky projekt u përzgjodh nëpërmjet një thirrjeje të hapur për projekt-propozime (2 gusht – 3 nëntor 2017), shpallur nga Ministria e Kulturës në rolin e komisionerit të pavijonit të Shqipërisë, në vijim të tre fazave të procesit selektiv, nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga: z. Gëzim Qendro, z. Bekim Ramku, z. Simon Battisti, zj. Adelina Greca dhe zj. Arta Dollani.

Anëtarët e jurisë arritën në përfundimin se ky është projekti më i mirë dhe ekipi më bindës për realizimin e sukseshëm të pavijonit shqiptar në Bienale, i cili përmbush kriteret e paraqitura në thirrjen e hapur.

Juria u frymëzua nga lidhja e propozuar nga ekipi midis Venecias dhe Tiranës për të sjellë një pjesë të mjedisit urban të Tiranës në Venecia, një pjesë që Tirana po humbet në procesin e zgjerimit urban / rindërtimit.

Pasuria e ritualeve dhe metodologjive të traditave shpirtërore, si në Lindje ashtu edhe në Perëndim, i atribuon “portës” nje simbologji të gjërë dhe të pasur me domethenie. Në kultura të ndryshme, akti i “kalimit të pragut”, ka pra domethënien e bashkimit me një botë të re, dhe njëkohesisht porta përfaqëson ndarjen dhe komunikimin e dy ambjenteve, jo thjesht si mjet identifikues i kufijve të hapësirës ndërmjet një ambjenti të brendshëm apo të jashtëm dhe anasjelltas, por edhe si kalim mes dy nivelesh: e njohura dhe e panjohura, hyjnorja dhe njerezorja. Është edhe për këtë arsye që kemi zgjedhur portat si element për të shpjeguar Tiranën; atë të vjeter dhe atë moderne. Seria e dyerve e instaluar në ‘Hapësirën Zero’ linjëzon kalimin mes të brendshmes dhe të jashtmes në urbanistikën bashkëkohore të Tiranës, karakterizuar nga prezenca e shumë dyqaneve, punishteve, kafeneve, të pranishëm kudo nëpër qytet dhe pothuaj 24 orë në shërbim të qytetit. E

Freespace’ interpretohet si çlirimi i hapësires në nivelin zero, për të krijuar qytetin ku të gjithë i shërbejnë diçka dikujt. Nëpërmjet shërbimit të një kafeneje apo të një këpucari, berberi, rrobaqepsi apo kasapi, ky nivel, ashtu, shtruar, ngadalë por në një kaos që me evolimin e tij spontan, ndryshe nga planifikimi tipik i territorit, ndryshe nga ndonjë model tjetër, ka krijuar qytetin ku hapësira publike ngjan me një media sociale fizike, me këmbë në tokë, në katin përdhes. ’Hapësira Zero’ në katin përdhe te qytetit, merr përsipër një rol social që mundësohet nga prania e kudondodhur e dyqaneve të vogla dhe shërbimeve të shumëllojshme brenda në qytet, si burime hapësinore në resonance me bujarinë e dhuratave të natyrës. 

Qytetarët e Tiranës projektojnë jetët e tyre mes sigurisë së katit përdhes të qytetit ku ata lirshëm ndërveprojnë mes njëri tjetrit, kësisoj duke u lidhur ngushtësisht me territorin, i cili në rastin e një qyteti përkthehet me ambjentet përreth banesave, në ‘’Hapësiren Zero’’. Pjesëmarrja aktive dhe sensi i komunitetit gjen vend duke formëzuar jetesën në oportunitetet e ofruara në nivelin zero të qytetit. Dyert e dyqaneve të Tiranës janë linja komunikimi. Nuk ndajnë të huajën nga e mbyllura e sigurt, nuk ndajnë pra “kaosin” nga “kozmosi”. Në Tiranë portat janë hapësira të kthyera në zgjatime që organizojnë urbanistikën. Pasuri e një kulture antike e adaptuar në mënyre kreative me nevojat e përditësuara të qytetarëve për një hapësirë totalisht në dispozicion, një hapësirë të lirë për publikun.

 ma.me
Next Post
Sekuestrimi i 613 kg kokainë, Rama sqaron: Operacioni pa asnjë ndihmë të huaj!

Me Bashën nëpër Evropë për integrimin?! Rama ka një përgjigje shqip

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In