• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapen aplikimet për formularin e Maturës 2025, Manastirliu: Transparencë dhe siguri në procesin e vlerësimit

by A R
04/02/2025 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, zhvilloi sot një takim me grupet e hartimit të testit të Maturës Shtetërore 2025, të cilat janë duke punuar për finalizimin e fondit të pyetjeve për provimet e maturës.

Gjatë takimit, Manastirliu theksoi angazhimin e Ministrisë për të garantuar një proces të rregullt, transparent dhe të drejtë për të gjithë maturantët, duke siguruar se testimi do të zhvillohet me standarde të larta dhe në kushte të plota sigurie.

“Në këtë proces të rëndësishëm të Maturës Shtetërore kemi filluar prej nëntorit me ngritjen e Komitetit të Maturës Shtetërore. Kemi vijuar në janar me shpërndarjen e testeve model për të gjithë nxënësit maturantë, për t’i njohur ata me testet model vit pas viti dhe për t’i familjarizuar me shkallën e vështirësisë së tyre. Tashmë grupet e hartimit të fondit të pyetjeve të provimeve të maturës janë ngritur dhe jeni ju këtu. Keni filluar të punoni dhe do duhet që shumë shpejt fondi i pyetjeve të kristalizohet, në mënyrë që sipas afateve proceduriale të dilet me testet në provimet e maturës, sipas një konfidencialiteti absolut dhe kjo është shumë e rëndësishme.”, tha Manastiriu.

Gjithashtu, Ministrja theksoi rëndësinë e një vlerësimi sa më objektiv dhe meritokratik për nxënësit, duke garantuar standarde maksimale që nisin nga procesi i hartimit të testeve deri në administrimin e tyre.

“Duhet që arritjet e nxënësve të testohen përmes një vlerësimi i cili të jetë sa më i saktë, efektiv dhe meritokratik, ashtu sikurse na duhet që të sigurojmë që edhe procesi i administrimit, në raport me Qendrën e Shërbimeve Arsimore, që nga printimi i testeve, dërgimi në shkolla, elementët e sigurisë, e të gjitha këto të ndiqen në çdo hallkë”, tha Manastirliu.

Ndërkohë janë hapur aplikimet për Formularin A1 që të plotësohet nga të gjithë maturantët të cilët janë aktualisht maturantë dhe që dëshirojnë të hyjnë në provimet e Maturës Shtetërore. Ky formular është i disponueshëm online përmes portalit e-Albania, duke siguruar një proces aplikimi të lehtësuar dhe të aksesueshëm për të gjithë maturantët. Aplikimet për plotësimin e Formularit A1 do të jenë të hapura deri më 12 shkurt 2025.

Ndërkohë, Formulari A1Z është për kandidatët që kanë përfunduar shkollimin në vite të mëparshme dhe dëshirojnë të marrin pjesë në provimet e Maturës Shtetërore. Periudha e aplikimit për këtë formular është më e shkurtër, duke nisur më 11 shkurt dhe duke përfunduar më 12 shkurt 2025.

Next Post
PD po harton udhëzuesin për “primaret”, Meta synon listën e hapur të Tiranës

PD po harton udhëzuesin për "primaret", Meta synon listën e hapur të Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
Tender në GJKKO! Zbardhen detajet e projektit për transformimin e ambienteve

Tender në GJKKO! Zbardhen detajet e projektit për transformimin e ambienteve

February 13, 2026
Aksident i rëndë në Athinë! Tre të mitur përplasen me një pemë, një 15-vjeçar humb jetën, në makinë edhe një shqiptar

Aksident i rëndë në Athinë! Tre të mitur përplasen me një pemë, një 15-vjeçar humb jetën, në makinë edhe një shqiptar

February 13, 2026
Konferenca e Sigurisë në Mynih, Balla takon Presidenten e Bullgarisë: Mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Konferenca e Sigurisë në Mynih, Balla takon Presidenten e Bullgarisë: Mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In