• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Hane Shan e Hane Bagdad apo ku Tirana e ku Teherani

by Lorenc Vangjeli
10/01/2020 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Komunizmi ishte feja moderne e shekullit të XX-të në pothuaj gjysmën e botës. Pa priftërinj, imamë apo rabinë, por me sekretarë partie e bashkime profesionale. Pa librat e shenjtë që përmendnin Perëndinë, por me libra që shenjtëronin shejtanët që predikonin barazitizmin me citate e slogane. Komunizmi ishte një fe gjakatare, mizore e çnjerëzore që vrau, frakturoi, denatyroi dhe çoi në tragjedi jetën e qindra miliona njerëzve në të paktën tre breza njerëzorë dhe me një ndikim të egër, skajet fundorë të të cilit ende nuk duken. Lindi si ëndërr, por vazhdoi si makth. Premtoi dritë, por prodhoi terr e tmerr!

Për vetë mënyrën si i erdhi botës, për vetë shkaqet historike që e sollën në skenë, për vetë ambalazhin populist që fshihte thelbin e tij, luftën për pushtet, kjo fe pati shumë ndjekës e dishepuj. Të cilët nuk e dyshonin, por e besonin dhe sakrifikonin gjithçka për të. Shqipëria ishte një nga viktimat tragjike të atij aksidenti fatal historik. Madje nga disa pikpamje, e goditur shumë më rëndë se vende të tjera të kërrusur nën të njëjtin fat. Gjysëm shekulli nën diktaturën e asaj feje, megjithatë, e bëjnë ende shqiptarin e sotëm të kuptojë më mirë se një francez, gjerman, italian apo britanik gjuhën dhe zhargonin e diktaturës. Sepse pavarësisht nga ideologjia, komunizëm apo ekstremizëm fetar, diktaturat ngjajnë. Në mjete. Në sjellje. Në mendësi dhe në gjithçka tjetër.

Kërcënimet e fundit të Ayatollah Ali Khamenei për SHBA-në, por dhe përmendja prej tij e Shqipërisë, si një vend djallëzor që ndihmon tradhëtarët e vendit të tij, ishte tipike gjuha e diktaturës. Kush kujton fjalimet e Hoxhës nga Shqipëria, nuk gjen ndonjë diferencë me tonet e Ajatollahut nga Irani. Kush qesh sot me vallen shqiptare në gojën e ujkut, i ka të gjitha arsyet të mos dëshpërohet nga frika që i postojnë nga shkretëtira.

Diktaturat kanë nevojë gjithmonë të gjejnë një armik për të faturuar çdo dështim dhe për të prodhuar sukses nga çdo dështim. Sa më i madh armiku, aq më i madh edhe monumenti lokal që ngre marrëzia e diktaturës. Hoxha dhe Shehu që ftonin dikur shqiptarët të luftonin dhe të triumfonin njëherazi ndaj imperializmit amerikan, revizionizmit sovjetik dhe tradhëtarëve titistë, nuk kanë dallim në thelb nga vringëllimat që vijnë nga Irani.

Ndryshojnë shumë në përmasë, por jo në thelb. Diktatura që sot sundon atë vend të jashtëzakonshëm të botës, është destinuar të ketë fatin e diktaturave. Jo për shkak të supermacisë amerikane në raketa e avionë, por për shkak të superioritetit dhe epërsisë së padiskutueshme në raport me dy sistemet e ndryshëm: demokracisë dhe diktaturës. Kush nuk kupton një gjë të tillë, e ka të vështirë të kuptojë së paku gjithë historinë moderne të shekullit të shkuar, Luftën e Ftohtë dhe thelbin e konfliktit të këtyre dy dekadave të para të shekullit të ri. E ka të pamundur të kuptojë dhe të djeshmen e afërt të Lindjes së Mesme, por dhe ndikimin që ajo mund të ketë në këtë anë të Ballkanit.

Në Tiranë ka shpërthyer një alarm i kuq dhe shumë teori konpiracioni, të ushqyera me megalomani ekstreme dhe vanitet qesharak, tipik Ballkani, të cilat, herë i atribuojnë Shqipërisë një llogore në këtë luftë, e herë kritikojnë SHBA-në për tejkalim të së drejtës së saj. Herë duke e parë Tiranën me gjithë Manzën e muxhahedinëve si shënjestër të hakmarrjes iraniane, e here duke i tundur gishtin e akuzës ballukeve të Trump. Pavarësisht skajeve shumë të largëta: hane Shan e hane Bagdad, që në këtë rast “shqipërohet” ku Tirana e ku Teherani, nuk duhet vajtur aq larg për të gjetur kërcënime reale për jetën e përditshme të shoqërisë shqiptare.

Minimale, por e drejtë në thelb: Shqipëria nuk është palë në konfliktin e Lindjes së Mesme. Dhe aty, si në një mirazh shkretëtire, asgjë nuk është siç duket. Kur flitet për luftë, mendohet për paqe dhe anasjelltas, kur pëmendet shpata, kuptohet nafta, kur përmendet Zoti në qiell, mendohet pushteti në tokë. Çuditërisht, edhe këtu ngjajmë, por jo vetëm për shkak të komunizmit, fesë së djeshme të sekretarëve të partisë. Ngjashmëritë e Teheranit të sotëm, me Tiranën e djeshme nën diktaturë janë të plota. Shejtanët e hedhin njëlloj vallen brenda shisheve të tyre deri sa të thyhet shishja e rradhës dhe atyre t’u vihet mbi kokë, po kapaku i rradhës. Pak rëndësi ka nëse kjo bëhet me raketa apo me traktate paqeje.

Next Post
Qyteza e së ardhmes në Japoni do ndërtohet nga arkitekti i “Teatrit Kombëtar”

Qyteza e së ardhmes në Japoni do ndërtohet nga arkitekti i “Teatrit Kombëtar”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump dhe “gjeopolitika e tullës”, si po shumëfishon bizneset e tij nëpër botë

Lufta SHBA-Iran nuk ndalet/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje!

July 31, 2026
Shqipëria po mbetet më pak dhe më e plakur! Banka Botërore kërkon rikthimin e diasporës për zhvillimin e ekonomisë

Shqipëria po mbetet më pak dhe më e plakur! Banka Botërore kërkon rikthimin e diasporës për zhvillimin e ekonomisë

July 31, 2026
Fundjavë e nxehtë me temperatura mbi 37 °C

Shtyhet vera, ndryshon vjeshta! Meteorologia paralajmëron muaj të pazakontë me temperatura të larta, ja kur rikthehen stuhitë

July 31, 2026
SHBA-Kinë hapin kanalin e ri të bisedimeve! Pekini ngre shqetësime për kufizimet ekonomike dhe kërkon stabilitet në tregti

SHBA-Kinë hapin kanalin e ri të bisedimeve! Pekini ngre shqetësime për kufizimet ekonomike dhe kërkon stabilitet në tregti

July 31, 2026
Kryebashkiaku i Libohovës del kundër Reformës së re Territoriale

Kryebashkiaku i Libohovës del kundër Reformës së re Territoriale

July 31, 2026
Kallëzim në SPAK për Agron Shehajn/ Misteri i pasurisë, transaksionet në Itali dhe vila 15 milionë euro

Kallëzim në SPAK për Agron Shehajn/ Misteri i pasurisë, transaksionet në Itali dhe vila 15 milionë euro

July 31, 2026
Rritje rekord e turistëve në Himarë, Tavo tregon çfarë po ndodh me rezervimet dhe objektivin për turizmin elitar

Rritje rekord e turistëve në Himarë, Tavo tregon çfarë po ndodh me rezervimet dhe objektivin për turizmin elitar

July 31, 2026
Tensione në FIFA, këshilltari i afërt i Infantinos jep dorëheqjen

Tensione në FIFA, këshilltari i afërt i Infantinos jep dorëheqjen

July 31, 2026
“Nafta u rrit në prag të fundjavës”, Braçe: Po i jepet goditje sezonit turistik

“Nafta u rrit në prag të fundjavës”, Braçe: Po i jepet goditje sezonit turistik

July 31, 2026
Ministri Nufi: 40 mjetet e para taktike shqiptare forcojnë kapacitetet e ushtrisë

Ministri Nufi: 40 mjetet e para taktike shqiptare forcojnë kapacitetet e ushtrisë

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com