• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Hamburgun e ‘pushtuan’ me kokainë”/ Dëshmia e plotë e Nuredin Dumanit që fundosi ‘Visin e Pojës’: Negociator tepër i aftë

by S T
21/05/2025 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dëshmia e Nuredin Dumanit ka qenë kyçe në goditjen e grupit të Xhevdet Troplinit sot në Durrës. SPAK, policia italiane dhe ajo shqiptare zhvilluan ndoshta një prej aksioneve më të fuqishme në qytetin bregdetar, pasi ky grup ka pasur kontrollin total të trafikut të drogës.

Në dosjen e prokurorisë italiane, thuhet se Dumani ka pranuar se njihej me Elvis Doçin (Visi i Pojës). Në dosje jepet dhe pjesë nga rrëfimi i tij, teksa Dumani deklaron se “Visin e Pojës” e njeh që të vogël.

“Pasi e njohu nga një fotografi, Nuredi Dumani dëshmoi se e njihte prej shumë vitesh Elvis Doçin, të cilin e njihte vetëm me emrin ‘Visi i Pojës’, për shkak të marrëdhënies së ngushtë kriminale që kishte pasur më parë me Fatmir Troplinin i njohur si “Miri”, i biri i Xhevdet Troplinit (i quajtur “Poja”(daja i Elvisit) dhe kushëri i Elvis Doçit.

Lidhur me këtë, ai sqaroi ndër të tjera se në ambientin kriminal shqiptar nuk kishte askënd tjetër përveç Elvis Doçit, që njihej me nofkën ‘Visi i Pojës’:

“E identifikoj shumë mirë (…) e njoh me emrin VISI. E njoh prej vitesh, që kur isha i vogël (…) Visi është një negociator shumë i aftë (…) për trafikun e heroinës (…) Më pas, në vitin 2013, e la heroinën dhe filloi me kokainën (…) Për heroinë nuk e kam dëgjuar më, por për kokainë po. Me tonelata (…) Të gjithë e quajnë Visi i Pojës (…) Poja është Xhevdet TROPLINI (…) Visi i Pojës është djali i motrës së Xhevdet TROPLINI-t të quajtur Poja (…) nuk ka ndonjë tjetër Visi”, thuhet në dosje.

Një operacion i madh ndërkombëtar kundër drogës, i quajtur “URA” , u zhvillua sot, duke çuar në arrestimin e 52 personave midis Shqipërisë dhe Italisë, si dhe në sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë disa milionë euro.

Operacioni u krye me mbështetjen e Interpolit, Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë në Tiranë, Policisë Shqiptare, nën koordinimin e Drejtorisë së Qarkut Antimafia të Barit dhe SPAK të Tiranës.

Sipas hetimeve, organizata kriminale shqiptare vepronte në shkallë të gjerë përgjatë rrugëve ballkanike, me degë drejt Evropës Veriore dhe vende të konsoliduara zbarkimi për drogën në Puglia, e konsideruar një qendër strategjike për shpërndarjen e narkotikëve.

Kokaina dhe lëndë të tjera narkotike transportoheshin kryesisht nëpërmjet rrugëve detare, me mbështetjen logjistike të qelizave operative të pranishme në Itali, të përfshira gjithashtu në menaxhimin e të ardhurave të paligjshme përmes aktiviteteve të pastrimit të parave dhe pronësisë fiktive të aseteve.

Pjesë nga dosja italiane

Në lidhje me kapacitetin kriminal të grupit të lidhur me Xhevdet Troplinin, i quajtur “Poja”, Nuredin Dumani tregoi se bëhej fjalë për një grup kriminal të egër, ndër më të fuqishmit që vepronin në Shqipëri, hegjemoni prej disa vitesh në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve, dhe i aftë për të vepruar edhe jashtë vendit, falë degëzimeve të forta në Itali dhe Gjermani, si dhe kontakteve në Amerikën Latine:

“Ka hyrë fuqishëm në tregti që nga viti 2010 (…) tani ata kontrollojnë të gjithë Durrësin! (…) Në Gjermani, Itali. Në Hamburg pothuajse kanë pushtuar gjithë qytetin (…) Po flas për trafikun e kokainës (…) në Itali kishin mundësi ta fusnin në zonën e Kalabrisë. Ajo vinte nga Kolumbia.”

Dumani: “Nuk e di mbiemrin e tij, por e njoh me emrin VISI. E njoh prej vitesh, që kur isha i vogël, rreth 16-17 vjeç.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: Çfarë di për këtë Visi, çfarë bënte?

Dumani: “Visi është një negociator shumë i mirë.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: Negociator i çfarë?

Dumani: “Fillimisht për trafikun e heroinës.”

Oficer P.G Gjoni: Në cilin vit?

Dumani: “Flasim për vitet 2010 deri më 2013, ishin më të fuqishmit.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: Gjithmonë për heroinë?

Dumani: “Për heroinën.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: Në cilën periudhë?

Dumani: “2010 – 2013.”

MAJG. CEA: A bënte pjesë në një grup?

Dumani: “Një grup shumë i madh. Është grupi i Xhevdet TROPLINIT.”

Oficer P.G DUKA: Shpjego lidhjen që ka me Xhevdetin.

Dumani: “Grupi i Xhevdet TROPLINIT, vitet e fundit, është bërë grupi më i madh, të paktën në qytetin e Durrësit.”

Oficer P.G GJONI: Për çfarë?

Dumani: “Për trafikun e kokainës dhe heroinës, pastaj për vrasje. Jo vrasje me pagesë.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Pra Visi është numri 2, Poja është numri 1. Pastaj the që edhe Miri bën pjesë.

NUREDIN DUMANI: “Po. Këta janë tre personat më të rëndësishëm të grupit.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: The që ishte një grup që kishte armë.

NUREDIN DUMANI: “Në sasi të mëdha!”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Është një grup që operonte… që prej sa kohësh funksiononte?

NUREDIN DUMANI: “Ka hyrë fuqishëm në tregti nga viti 2010 e tutje. E kam fjalën që u bënë të fortë atëherë, sepse kishin punuar edhe më parë.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Kishin një zonë që e kontrollonin?

NUREDIN DUMANI: “Tani po, tani ata kontrollojnë të gjithë Durrësin! Më përpara jo.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Sa persona kishte ky grup?

NUREDIN DUMANI: “Njëherë Miri më tha që vetëm për personat që paguheshin për sigurinë, për lagjen, për familjen, ai paguante çdo muaj 150 mijë euro.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Sa persona?

NUREDIN DUMANI: “Nuk mund të jap një numër të saktë sepse ishin shumë! Rroga minimale për një person që punonte për sigurinë varionte nga 500 deri në 1000 euro.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Nëse paguante 150 mijë euro, të paktën 150 persona?

NUREDIN DUMANI: “Po.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Këta ishin ata që qëndronin në Durrës. Kishte të tjerë jashtë Durrësit?

NUREDIN DUMANI: “Dëgjo, këta që paguheshin ishin ata që nuk i duheshin për gjëra të tjera. Ndërsa ata që ishin jashtë Durrësit ishin ortakët në tregti. Këta u rritën shumë në periudhën kur presidenti ishte një person i korruptuar. Që ishte këtu në Shqipëri dhe që edhe sot është në qarkullim.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Po jashtë Shqipërisë, kishte njerëz të tjerë?

NUREDIN DUMANI: “Shumë.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Në Europë?

NUREDIN DUMANI: “Në Gjermani, Itali. Në Hamburg pothuajse kanë pushtuar gjithë qytetin, sepse edhe unë kisha ndërtuar punën time atje. Po flas për trafikun e kokainës. Ata arrinin të dominonin tregun përmes çmimit të ulët të kokainës.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Por a e kanë rrëzuar konkurrencën edhe me forcë?

NUREDIN DUMANI: “Jo, ata nuk e kanë forcën. Jo.”

Oficer P.G GJONI: Pyet nëse e kanë përdorur ndonjëherë?

NUREDIN DUMANI: Nuk e ka përdorur forcën. Me mua nuk kishte shans, por them me të tjerët – nuk kam dëgjuar ndonjëherë. Nuk kishte nevojë për forcë, sepse ai e ulte çmimin dhe futej në treg.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Kjo në Gjermani dhe në Hamburg. Pastaj the që kishte njerëz edhe në Itali.

NUREDIN DUMANI: Po, më tregoi se në Itali kishte mundësi ta fuste drogën në zonën e Kalabrisë. Ajo vinte nga Kolumbia dhe shkarkohej atje.

Next Post
“Halla”, “Daja”, “Nona”, “Gabeli”/Zbardhen nofkat që përdornin anëtarët e trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Europë e Shqipëribv

“Halla”, “Daja”, “Nona”, “Gabeli”/Zbardhen nofkat që përdornin anëtarët e trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Europë e Shqipëribv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten tensionet/ Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve shqiptarë në vendet e Gjirit Persik: Kini kujdes, ja ku duhet të kontaktoni për çdo emergjencë

Rriten tensionet/ Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve shqiptarë në vendet e Gjirit Persik: Kini kujdes, ja ku duhet të kontaktoni për çdo emergjencë

June 23, 2025
Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

June 23, 2025
Kush e krijoi dhe financoi “popullin toksik” anti-SHBA në Shqipëri?

Kush e krijoi dhe financoi “popullin toksik” anti-SHBA në Shqipëri?

June 23, 2025
“Goditjet ndaj vendit tonë nuk do të mbeten pa përgjigje”, Irani konfirmon sulmin me raketa ndaj bazës amerikane në Katar

“Goditjet ndaj vendit tonë nuk do të mbeten pa përgjigje”, Irani konfirmon sulmin me raketa ndaj bazës amerikane në Katar

June 23, 2025
Rinumërohen rreth 47% të votave të Tiranës

Rinumërohen rreth 47% të votave të Tiranës

June 23, 2025
Pamjet/ SHBA largoi avionët nga baza ajrore në Katar para sulmit iranian, imazhet satelitore tregojnë pistat bosh

Pamjet/ SHBA largoi avionët nga baza ajrore në Katar para sulmit iranian, imazhet satelitore tregojnë pistat bosh

June 23, 2025
“Irani informoi Katarin përpara sulmit”, NYT: Strategji e ngjashme me atë të vitit 2020

“Irani informoi Katarin përpara sulmit”, NYT: Strategji e ngjashme me atë të vitit 2020

June 23, 2025
Dubai s’është më ‘parajsë’ për kriminelët shqiptarë

Dubai s’është më ‘parajsë’ për kriminelët shqiptarë

June 23, 2025
Irani lëshoi raketa drejt Katarit dhe Irakut, Trump mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Irani lëshoi raketa drejt Katarit dhe Irakut, Trump mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

June 23, 2025
Sulmi mbi bazën amerikane në Katar, çfarë dimë deri tani?

Sulmi mbi bazën amerikane në Katar, çfarë dimë deri tani?

June 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com