• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Halimi: Nuk ka zgjedhje të lira pa votim elektronik, Ruçi: E kuptoj që ka filluar fushata, por kjo është një alibi

by Java News
26/01/2017 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emër të PD-së, deputeti demokrat Eduard Halimi është shprehur qartë në parlament, se pa votimin elektronik, për opozitën nuk do të ketë zgjedhje normale. Halimi është shprehur se opozita nuk beson se në qershorin e zgjedhjeve parlamentare të këtij viti, maxhoranca nuk do të përdorë paratë, banditët dhe drogën për të manipuluar votën e shqiptarëve.

“Nuk ka asnjë garanci opozita që banditët nuk do të jenë në listat e PS-së në qershorin e 2017. Ndaj një vit para zgjedhjeve PD erdhi me një kërkesë, të bëhet votimi elektronik në zgjedhje.

Cdo ditë të këtij viti, përfaqësuesit tanë kanë kërkuar votim elektronik por prej javësh jemi përballë të njëjtës strategji, të fajësimit të përditshëm të opozitës për reformën zgjedhore… është e qartë ajo që kërkojmë ne, nuk mund të jketë zgjedhje normale nën hijen kërcënuese të shitblerjes së votave, të banditëve të kanabisit me leje qeveritare.

Kjo është një betejë që opozita e bën me përgjegjsi të plotë… jo një betejë për pushtet, por një betejë për lirinë e  votës…”-tha Halimi.

Në kundërpërgjigje ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi i cili ka thënë se thuajse i gjithë sistemi zgjedhor është bërë nga ana e PD-së kur ka qenë në qeveri. Ruçi ka theksuar se votimi elektronik është një farsë e PD-së. Madje deputeti socialist u ka kujtuar demokratëve që në kohën e qeverisjes  së tyre të majtët kanë kërkuar vetëm numërimin elektronik dhe kjo nuk është pranuar nga demokratët.

“Të paktën unë ju kuptoj që fushata elektorale ka filluar dhe mirëkuptoj që këto 3 4 muaj ligjëratat tuaja do të përpiqeni ti politizoni në fokusin dhe objktivat e juaja elektorale… megjithatë jeni katandisur keq sepse ta shikoni shpëtimin tuaj tek një rezolutë e partive simotra tuaja… kjo është normale, por kjo nuk ju jep as juve as neve asnjë gjë. E dyta, disa herë ju kam dëgjuar, 19 deputetë, ore ku janë këta? Se deri më sot skam dëgjuar asnjë! Kemi miratuar një ligj me konsensus të plotë. Pse, me ç’moral mund të shpikni dhe të thuani… urdhëroni thuani një!

Të mos bëjmë garë as për banda e as për banditë, sepse ata që na dëgjojnë, jhu japin juve bilanc pozitiv për bandat, në kuptimin e keq të fjalës.

Keni kohë që e keni nxjerrë këtë alibinë e votimit elektronik, thua skeni qenë ndonjëherë këtu, thua skeni qenë ndonjëherë në pushtet. Ne ju thamë atëherë, jo një muaj, por dy vjet para zgjedhjeve, që të bënim, jo votimin, por vetëm numërimin! Ju e dini që nuk bëhet! E kam bindje dhe nuk ju marr seriozisht, e gjitha një alibi.”-tha Ruçi./java/a.k

Next Post
Bill Gates bëhet trilioneri i parë në planet

Bill Gates bëhet trilioneri i parë në planet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 8 Tetor 2026

October 7, 2026
Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

October 7, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

October 7, 2026
Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

October 7, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Tre vatra zjarri në Bestrovë të Vlorës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

October 7, 2026
Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

October 7, 2026
5 “gracka” në shtëpi që ju vjedhin hapësirën pa e kuptuar

5 “gracka” në shtëpi që ju vjedhin hapësirën pa e kuptuar

October 7, 2026
A ishte e ligjshme zgjedhja e presidentes? Përgjigjet ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë

A ishte e ligjshme zgjedhja e presidentes? Përgjigjet ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë

October 7, 2026
Dështoi ekzekutimi, e dënuara me vdekje në SHBA del nga rreziku dhe nis të flasë

Dështoi ekzekutimi, e dënuara me vdekje në SHBA del nga rreziku dhe nis të flasë

October 7, 2026
Dosja e videove intime të kompozitorit Hila i kalon prokurorit Julian Xhengo

Dosja e videove intime të kompozitorit Hila i kalon prokurorit Julian Xhengo

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com