• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hakmarrje e Ilir Metës denoncimi i inceneratorëve? Ish ministri i LSI: Në qeverinë e 2017-ës vendosnin dy koka. Lefter Koka…!

by Java News
23/11/2022 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Drejtësisë ylli Manjani ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Zona Zero” ku ka folur në lidhje me çështjen e Incenereatorëve.

Ai ka ngritur akuza se hetimet e SPAK janë të intimiduar dhe, sipas tij po bëhet një drejtësi popullore is në vitet 90.

“Sikur të ishte vetëm hakmarrje e Ilir Metës do ishte më e thjeshtë, por në hapësirat e drejtësisë gjejmë deklarata politike. Interesi i drejtësisë në çështjen e Inceneratorëve duhet të kishte nisur me hetimin e personave që e bëjnë këtë biznes.

Dhe duke mos e bërë këtë, për t’i bërë qefin partisë apo edhe votuesve kapin dhe fusin njerëz brenda dhe kjo është drejtësia popullore. Pushteti në vitet 90 bënte këtë drejtësi, kapte njerëz, i tregonte me gisht që të kënaqej publiku.

Po cila është e vërteta e Inceneratorëve? Kjo nuk dihet. Nuk është hetuar fenomeni, procesi apo çfarë ka ndodhur po thjesht janë hapur proceset e hetimit  dhe janë marrë masa ekstreme ndaj disa njerëzve.

Arresti me burg është një masë ekstreme kur një person është i rrezikshëm, është terrorist, ose kur ka rrezik për shkatërrimin e provave. Kjo bëhet kur ke prova jo kështu kot. SPAK nuk e ka goditur këtë fenomen, por e përdor për të krijuar idenë që këto hetime po kryhen.”- tha Manjani.

Lefter Koka “peshku i madh” i Inceneratorëve?

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë por edhe kreut të Partisë së lirisë Ilir Meta, se po i përdor politikisht denoncime për çështjen e Inceneratorëve.

I ftuar në emisionin “Zona Zero”, Manjani deklaroi se ish-ministri i mjedisit Lefter Koka po mbahet në burg pa prova, pasi ai nuk është ideator i kësaj afere. Ai deklaroi se në qeverinë e vitit 2017, koalicion mes PS dhe LSI, vendoste Edi Rama si kryeministër dhe Ilir Meta, si bashkëkryetar i koalicionit.

“Po flitet që është një peshk i madh, ta zëmë ish-ministri i mjedisit, ndaj të cilit janë 3 akuza. Këta kanë marrë si akuzë padinë e LSI, prandaj këtu jemi me drejtësi partiake. Lefter Koka ka qenë ministër në kohën e Edi Ramës dhe nuk e ka bërë ai. Ka qenë si unë dhe ne nuk kemi pasur këllqe që të vepronim në kokën tonë. Qeveria ka funksionuar me dy koka, Edi Rama kryeministri, Ilir Meta bashkëkryetar i koalicionit. Për vendime të rëndësishme mblidheshin çdo të hënë dhe diskutonin. Nuk i ka marrë Lefter Koka vendimet, kush ishte Koka? As Alqi Bllako. Çështja e shpërdorimit të detyrës është si thesi i miellit, aq herë t’i biesh, nxjerr për të bërë petulla. Nëse vazhdojnë t’i bien thesit të Lefter kokës dhe Alqi Bllakos do ngelen pa petulla. Koka nuk është ideatori i Inceneratorëve.

Këtë biznes nuk e ka sjellë Lefter koka, nuk ka asnjë gjurmë që biznesmenët që janë marrë me këtë punë kanë lidhje me të. Lefter Koka ka bërë thjesht detyrën. As nuk ka bërë korrupsion. Duhet të kesh pasuri që ky i ka bërë nga favoret. Ja ta dhënë që Lefteri ka bërë favore, po kush ja dha lekët? Kush ja ka bërë shkëmbimin në pasuri? Ku janë lekët e korrupsionit? Nuk ka prova.  SPAK duhet t’i kapë njerëzit në flagrancë, jo t’i fusë brenda kot, prandaj them që çdo gjë është e papjekur. Ku janë provat nëse ti nuk ke kapur atë që e ka bërë korrupsionin.

Nevoja për rezultate është shfaqur nga Qeveria dhe Ambasada amerikane në mënyrën më të çuditshme, pa asnjë standard. Nuk ka asnjë standard të respektuar. Po të bëhej kjo që po bën ambasada këtu në Amerikë shkonin të gjithë në burg.  SPAK duhet lënë të bëjë punën por t’i hiqen disa instrumenta abuzivë. Nuk mund të mbash njerëz në burg kot.”- tha Manjani./m.j
Next Post
U hodh apo e hodhën? Ngjarja me 22-vjeçaren keniane, dëshmitë kontradiktore të shoqes dhe ish-të dashurit

U hodh apo e hodhën? Ngjarja me 22-vjeçaren keniane, dëshmitë kontradiktore të shoqes dhe ish-të dashurit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In