Sa herë që Trump-i është pyetur se cilin rrjesht të biblës preferon më shumë, është përgjigjur se preferon rrjeshtin nga Dhjata e Vjetër, ku shkruhet se kur dikush të kërren një sy, duhet t’ia kërresh edhe ti (në Dhjatën e Re, Jezui thotë se kur dikush të godet në faqen e majtë, duhet t’i kthesh edhe të djathtën…).
Vetëm një orë pasi shefi i kompanisë Boeing u citua nga Chicago Tribune, të ketë thënë se udhëheqësit politikë duhet të heqin dorë nga retorika për rritjen e tarifave doganore (të cilat pengojnë tregtinë e lirë), Donald Trump-i, i cili ka propozuar një tarifë 35% për mallrat që prodhohen nga kompanitë amerikane jashtë vendit, u kundërpërgjigj në Tweeter kështu: “Boeing-u po ndërton një aeroplan presidencial për presidentët në vazhdim, por kostoja po del jashtë kontrollit, totali më shumë se 4 miliardë dollarë. Duhet anulluar kontrata!”
Pas kësaj, aksionet e Boeing-ut pësuan një rënie të menjëhershme në bursë, prej 5%. Mbetet të shihet nëse shefi i Boeing-ut do të tërhiqet nga deklarata e tij publike…/respublica/a.k