• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Haki Çako: Vrasja e Ruzhdi Arishtës ishte e pashmangshme!

by
04/10/2015 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas përmbylljes me sukses të operacionit të policisë për vrasjen e Ruzhdi Arishtës, personit që qëlloi për vdekje kreun e FNSH Simon Gjeta, drejtori i Policisë Haki Çako ka shpjeguar në një lidhje telefonike për Neës24 se vrasja e Arishtës ishte e pashmangshme.

Çako gjithashtu tregon se Arishta ishte person me sëmundje psikike. Nga ana tjetër, Drejtori i Policisë ka falenderuar banorët e fshatit dhe familjarëve për ndihmën e dhënë.

“Qëkurse jeni në dijeni, që prej orës 19:00 të ditës së djeshme, forcat e Drejtorisë së Shkodrës dhe forcat e RENEA-s qenë në gatishmëri të plotë për një ngjaje të ndodhur në Oblik dhe denoncimit të familjes së të plagosurit, që ishte i afërm i Ruzhdi Aishtës. Sikurse dihet, u morën të gjitha masat për kapjen e tij, por ai hapi zjarr ndaj policisë dhe aty humbi jetën edhe komandanti i FNSH-së, Simon Gjeta. Gjej rastin të ngushëlloj këtu familjarët e tij.

Është kontaktuar me familjarët e autorit për të bërë të mundur ekzaniminin e gjendjes psiqike, sepse ai nuk kishte parametra normale dhe i është bërë thirrje të dorëzohej gjatë gjithë natës.

Por nuk ishte e mundur, sepse ai qëllonte vazhdimisht. Ne morën masa me të gjithë teknologjinë e mundur dhe mundëm ta mbanin të rrethuar. Ai ka hapur zjarr gjatë gjithë natës dhe deri në të zbardhur.

Në momentin që forcat e policisë ndërhynë në banesë, ai sërish ka qëlluar dhe ka goditur edhe mjetet e policisë dhe mbrojtëset.

Nuk ka pasur asnjë të plagosur tjetër: Ne kishim dy qëllime, të ruanim forcat, ta mbanim të rrethuar, por të mos lejonim që të dëmtonte banorët e fshatit.

Konform të gjitha procedurave standarteve, familjarët nuk mund të mbaheshin aty dhe unë shpreh vlerësimin për ta që patën mirëkuptim dhe jo vetëm për ta, por për të gjithë banorët që ndihmuan.

Numri i forcve është i konsiderueshëm, nga të gjitha repartet, nga forcat e Shkodrës, RENEA-s, FNSH-së dhe të strukturave të tjera,”  përfundoi Çako.

Next Post

Rama ngushëllon familjen e kreut të FNSH: Përulem para veprës së dëshmorit Gjeta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com