Hakeri kosovar Ardit Ferizi, i arrestuar në Malajzi do të ekstradohet në SHBA, ku akuzohet se i ka ofruar të dhëna Shtetit Islamik. Studenti 20-vjeçar është arrestuar që më 15 shtator në Kuala Lumpur, por ende nuk dihet se kur do të bëhet ekstradimi, sipas shefit të policisë lokale, Khalid Abu Bakar, cituar nga gazeta britanike “The Start”.
“Personi që erdhi në Malajzi në muajin gusht me pretekstin e vazhdimit të studimeve në shkencat kompjuterike u ndalua nga policia anti-terror. Ai ka qenë në kontakt me liderët kryesorë të ISIS-it në Siri dhe ne besojmë se ka qenë duke provuar të mblidhte informacione sekrete mbi ushtrinë amerikane”, ka thënë Khalid.
I njohur me nofkën “Th3Dir3ctorY”, Ferizi ka hakuar që nga mosha 10 vjeç dhe ka themeluar celulën pesë vjet më parë.









