Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në Elbasan ndërsa raportohet se pre e një grabitje ka rënë teatri “Skampa”.
Mësohet se autorët kanë hapur dyert dhe kanë marrë prej aty një shumë të papërcaktuar parash.
Sipas burimeve nga Elbasani, bëhet fjalë për të ardhurat e akumuluara nga shitjet e biletave të shfaqes së fundit.
Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për ngjarjen.