• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Hajde shpejt këtu”/ Fqinja e dëgjoi Matiasin duke vrapuar nëpër shkallë. Detaje nga vrasja e 10-vjeçarit nga babai

by Java News
20/11/2021 07:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Matias ishte vetëm, kur babai i tij që aq shumë e donte, e kapi në befasi: Hyri në shtëpi për ta vrarë atë barbarisht, duke e goditur me thikë në fyt. Me gjasë kishte çelësat e ndërtesës 44-vjeçari polak Mirko Tonkow, i cili prej 2 muajsh e kishte të ndaluar t’i afrohej djalit dhe gruas së tij shqiptare, nga e cila ishte në proces divorci.

Hetuesit po punojnë për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes së ndodhur pasditen e së martës në shtëpinë e familjes që jetonte në Cura di Vetralla, në provincën e Viterbo në Itali.

Tonkow u arrestua për vrasjen e djalit të tij 10-vjeçar. Për hetuesit, vrasja dyshohet se ka ardhur në shenjë hakmarrje ndaj nënës së djalit, shqiptares 37-vjeçare Marjola Rapaj, e cila i kishte dhënë fund lidhjes së tyre.

Në derën e shtëpisë që ndodhej në kat të dytë nuk ka asnjë shenjë që të tregojë se është përdorur forcë. Ndoshta, Mirko Tonkow thjesht hyri në shtëpinë ku kishte jetuar deri në fillim të Shtatorit dhe e surprizoi të birin ndërkohë që bënte detyrat, ose kur sapo kishte mbaruar së ngrëni bukë. Marjola, e shtruar në spital në gjendje shoku, mësohet se ka dhënë dëshminë e saj para autoriteteve italiane. Ajo mësohet se e kishte udhëzuar të birin që të mos ia hapte derën askujt, as të atit.

Megjithatë, të shtunën e shkuar ajo kishte vënë re që i mungonte një çelës. “Nuk e di nëse e kam humbur çelësin apo ma ka marrë Mirko, gjithsesi kisha vendosur ta ndryshoja bravën, por tepër vonë”, mësohet të ketë thënë e dëshpëruar shqiptarja.

Të martën kishte qenë Ubaldo, bashkëshorti i motrës së Marjolës që e kishte marrë Matiasin nga shkolla, ndërkohë që 37-vjeçarja ishte në punë. Ai i kishte propozuar që të drekonin bashkë, por Matias kishte preferuar të shkonte në shtëpi: e ëma, e cila do kthehej herët në shtëpi, ia kishte lënë gjithçka gati.

Ndoshta Matias mund edhe të jetë gëzuar që po shihte të atin të kthehej në shtëpi… Mediat fqinje shkruajnë se ai ishte i dhunshëm, sidomos pasi pinte. E duket se 10-vjeçari e kuptoi që donte t’i bënte keq, pasi tentoi të largohej me vrap, por i ati e kapi dhe e ktheu në shtëpi. Një fqinje e dëgjoi të vraponte poshtë nëpër shkallë. Por kur i ati i bërtiti “hajde shpejt këtu”, Matias u bind, duke u kthyer tek i ati. E njëjta fqinje dëgjoi edhe ulërimat e Marjolës, e fillimisht mendoi se polaku të cilin të gjithë e kishin frikë, po e rrihte sërish. Ndaj ajo njoftoi karabinierët. Por qe tepër vonë.

Mediat italiane kanë përcjellë po ashtu detaje për krimin, të vështira për t’u treguar. Ai u gjet me gojë e hundë të mbyllur. Sa i përket thikës, autoritetet thonë se i ati e mori nga kuzhina.

44-vjeçari kishte marrë me vete edhe benzinë me të cilën kishte lyer çarçafët e shtratit ku dergjej trupi i 10-vjeçarit, me qëllim që t’i vinte flakën. Ndoshta sasia e tepër e hedhur nga kjo substancë bëri që të humbiste ndjenjat dhe aktualisht ai ndodhet në spital të koma etilike. Pikërisht ky fakt i ka penguar hetuesit që ta marrin në pyetje.

Marjola mbahej nën mbikëqyrjen e autoriteteve policore. Ata e telefonin shqiptaren çdo ditë për t’u siguruar që ishte mbrojtur. Të hënën jo u kishte thënë se gjithçka shkonte në rregull dhe se i shoqi nuk ishte dukur më. Prokurori i Viterbo, për mediat sqaroi se hetimet për Tomkow, nuk kishin nisur nga 37-vjeçarja, por nga një mikeshë e saj. Më pas kishte qenë vetë Marjola që kishte konfirmuar gjithçka, por pa bërë asnjëherë denoncim. Kishin dalë në dritë kërcënime me vdekje, dhunë fizike ndaj shqiptares qëkur kishte qenë shtatzënë. Madje edhe një shkelm në bark. Në Gusht, Mirko në gjendje të dehur i kishte thënë: Do të vras, do të të ve flakën me benzinë e më pas vetëvritem. Ndërsa me të birin nuk kishte qenë kurrë i dhunshëm.

“Që do arrinte t’i bënte keq Matiasit nuk më kishte shkuar ndërmend. Kushedi çka në mendjen e tij, e imja tashmë është bosh, si zemra ime”, tha nëna e 10-vjeçarit, e cila mendonte se do të vriste atë, po kurrë të birin./klan.

g.kosovari

Tragjedi në Itali, partneri polak i shqiptares preu në fyt të birin e tyre  10-vjeç - Lajmet e fundit - Zëri

Next Post
‘Jam në humor të mirë’/ Biden sërish në krye të SHBA, pasi ia kaloi presidencën për pak orë Harris

‘Jam në humor të mirë’/ Biden sërish në krye të SHBA, pasi ia kaloi presidencën për pak orë Harris

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
Protesta e opozitës/ Militantët hodhën flakadanë e gurë, 4 efektivë policie pësuan djegie e dëmtime fizike

Rënia e tezës së “bllokimit nga BE” si ajo e Ramaduros

March 20, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

“Komunistë që keni marrë peng opozitën”, Kokalari nuk i ndahet Nokës: Berisha nuk është i djathtë…

March 20, 2026
“TikTok” nuk ndalohet në SHBA! Presidenti Trump firmos urdhrin ekzekutiv

“Nuk dua të bëj armëpushim në Iran”, Trump: Ata janë kafshë, po i zhdukim

March 20, 2026
Familjarët e gazetarit Namir Lapardhaja hapin fondin e ndihmës në dy llogari bankare

Familjarët e gazetarit Namir Lapardhaja hapin fondin e ndihmës në dy llogari bankare

March 20, 2026
Dy kartonë të kuq dhe asnjë gol, Egnatia pa staf teknik ndal Elbasanin

Dy kartonë të kuq dhe asnjë gol, Egnatia pa staf teknik ndal Elbasanin

March 20, 2026
Propozim sekret rus për SHBA. Ndaloni ndihmat për Kievin, ne ndalojmë inteligjencën për Iranin

Propozim sekret rus për SHBA. Ndaloni ndihmat për Kievin, ne ndalojmë inteligjencën për Iranin

March 20, 2026
Tragjedia e tramvajit në Milano, drejtuesi dyshohet se ishte në telefon para aksidentit

Tragjedia e tramvajit në Milano, drejtuesi dyshohet se ishte në telefon para aksidentit

March 20, 2026
U rrëzua nga skelat e kantierit të ndërtimit, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga skelat e kantierit të ndërtimit, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In