• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hajdari dhe Gjoni: Brenda nëntorit publikojmë propozimet tona për sistemin zgjedhor

by A R
23/10/2019 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e grupit demokrat Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni në një intervistë për Report Tv shprehen se shumë shpejt, brenda nëntorit opozita do të publikojë draftin e saj për ndryshimin e sistemit zgjedhor, ndërsa nuk heqin dorë nga kushti se nuk do ta pranojnë reformë në dy faza.

Prononcimi i plotë i Rudina Hajdarit
Nesër mblidhet komisioni ku do të jetë fokusi?
Si fillim në rendin e ditës do të jetë konstituimi i grupeve të punës, një grup për ndryshimin e sistemit, një grup me financimin e fushatave dhe një tjetër me votën e emigrantëve, si do të arrihet kjo sfidë e madhe dhe e vonuar, që shqiptarët që ndodhen jashtë vendit të votojnë.

Sot është publikuar një raport me disa propozime në fazën e parë, por mungon depolitizimi i administratës?

Në takimin e fundit komisioni ra dakord që të merret me pikat që janë më pak problematike, që janë jo të kontestueshme për opozitën dhe PS-në. Ky draft është një draft i pjesshëm nuk merret me cështje thelbësore, por me disa pika që nuk janë të kontestuara nga palët. Prandaj dhe është bërë propozimi, që propozimi i parë që do të vijë në komision përsa i përket rekomandimeve të OSBE do të merret me pikat më pak të kontestueshme.

Pse nuk jeni pjesë e grupeve të punës?
Unë do të merrem me ndryshimin e sistemit, do të jem në atë grup. Në draftin që ka dalë nga Kuvendi, besoj që është një problem teknik. Patjetër që do të jem e përfshirë, pasi jam bashkë-kryetare.

A keni hequr dorë nga kushti për ta bërë në një fazë?
Nuk do të pranojmë asnjëherë një proces që është në dy faza. Brenda nëntorit do të kemi një propozim konkret të opozitës së re për ndryshimin e sistemit. Ne jemi për heqjen e fuqive të kryetarëve të partive.

Prononcimi i plotë i Ralf Gjonit
Në draft raporton mungon depolitizimi?
Prandaj kemi folur që në fillim, që ndryshimi i sistemit nuk ka të bëjë vetëm me listat e mbyllura apo të hapura, por ka të bëjë me të gjitha hallkat e sistemit zgjedhor ku depolitizimi është kyc. Kjo është edhe kërkesë e partnerëve dhe do të vijojmë ta mbajmë fort në gjirin e komisionit. Nuk ka asnjë shans të bëhet një reformë me dy faza. Do i qëndrojmë deri në fund.

A do të ketë propozime konkrete nga opozita e re?
Patjetër, ne jemi duke punuar edhe si grupe parlamentare dhe ekspertë të huaj për të propozuar draftin tonë për ndryshimin e sistemit, ku depolizitimi është hallkë kyce së bashku me financimin. Kjo do të vijë shumë shpejt dhe do të diskutohet në komision. Atje do të duket sa serioze është PS-ja për reformimin e sistemit zgjedhor.

A do të jetë dakord opozita e re për ndryshimet e propozuara nga PS?
Ne në parlament do të jemi dakord për reformimin e sistemit zgjedhor, ku përfshihen rekomandimet e OSBE-së, por kjo është një pjesë teknike, ne do të jemi dakord për reformën në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe ndërkombëtarët. Këtë duhet ta ketë shumë të qartë Rama, nuk do të ketë reformë me dy faza, kjo nuk është reforma.  

Next Post
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bashkojnë grupet e mëdha politike në Parlamentin Europian

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bashkojnë grupet e mëdha politike në Parlamentin Europian

Comments 1

  1. Dorian says:
    6 years ago

    Fakti qe dilni neper ekrane e beni gam gam, eshte tregues i qarte e i mjaftueshem qe ASGJE nuk keni per te bere.
    Propaganden po, jeni duke e bere fiks sic duhet ne keshtu rastesh! Keni mesuar mire s’ke ci thua.

    Reply

Leave a Reply to Dorian Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Deklaratat e kongresmenit amerikan për drejtësinë, të vërteta”/ Ish-Prokurori: Kur bie gjyqësori, qytetarët nuk marrin të drejtën e tyre!

Mbipopullimi i burgjeve, ish-prokurori Karanxha: Ndërhyrja e Gjykatës së Lartë duhet përgëzuar!

March 10, 2026
Ministrja e Shëndetësisë nga Londra: Inteligjenca artificiale, arma jonë për “super-diagnostikën”

“Barazia gjinore” prezantohet në OKB, Sala: Drejt përfaqësimit 50% për secilën gjini në vendimmarrje

March 10, 2026
Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

March 10, 2026

Ekspertët ngrenë alarmin: Biletat e avionëve do të arrijnë nivele rekord

March 10, 2026
Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

March 10, 2026
Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

March 10, 2026
Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

March 10, 2026
“Ishim mirë, kur ishim keq”, fermerët flasin për financimet në bujqësi

Zhbllokohen fondet IPARD III, BE hap rrugën për financimin e bujqësisë shqiptare

March 10, 2026
Vëmendje për viktimat

Me dinamit kundër demokracisë

March 10, 2026
Të paraburgosurit tek 302-shi futen në grevë urie, bëjnë publike 8 kërkesat

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In