• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hajdari dhe Cunmulaj mesazh të fortë para vullnetarëve: Shqiptarët në varfëri ekstreme, populli ka nevojë për ne

by Java News
04/06/2019 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Rëndësia e bamirësisë”, ishte ky qëllimi i një takimi të hapur midis modeles së mirënjohur Emina Cunmulaj, drejtuesit të “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdarit  dhe dhjetëra vullnetarëve. Një bashkëbisedim për varfërinë në vendin tonë, vullnetarizmin dhe ndryshimin e mijëra jetëve në të gjithë Shqipërinë nga nismat e ndërmarra prej fondacionit “Fundjavë Ndryshe”.

“Njerëzit në nevojë nuk kanë vetëm nevojë për shtëpi apo ushqime. Por, kanë nevojë edhe që dikush t’i afrohet, t’i përqafojë dhe t’i thotë që nuk jeni vetëm. Dhe që ju mund t’ia dilni. Ajo që ka bashkuar Eminën e shumë të tjerë që jeni këtu në sallë, ka qenë vetëm dëshira e mirë për mos t’i parë këto njerëz kështu. Dhe për t’i dhënë një mundësi që të jetojnë ndryshe.

Cunmulaj e cila i është bashkuar fondacionit “Fundjavë Ndryshe” si anëtare e bordit prej vitit 2017, ka sjellë ndryshim në jetën e shumë familjeve në nevojë. Prej dy muajsh, ajo është zëvendës presidente e Fondacionit.

“Çdo herë që shkoj vizitoj një familje tjetër kam një emocion të ri. Populli im ka nevojë për mua, ka nevojë për ju më shumë se ndoshta edhe më parë. Sepse sot ka ardhur një kohë që luksi është diçka që të gjithë e duam. Por, ajo që është më elementare, buka për të ngrënë për disa njerëz është edhe më shumë nevojë.

Nuk është e thënë që duhet të ndërtoni një shtëpi, të gjithë duhet t’ia nisim diku. Kështu bashkohemi të gjithë. Ndoshta ju i sillni bukën e unë shtëpinë. Ndoshta ju i sillni ujin dhe Arbëri i sjell shtëpinë. Kjo është kryesorja që t’ia nisim diku.”

Pyetjet e vullnetarëve të ftuar në takim ishin mbi suksesin e fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, vështirësitë. Eksperiencat personale dhe përse të gjithë duhet të bëjnë bamirësi.

U shokova një ditë kur lexova që në Shqipëri janë mbi 3 mijë organizata të formuara, në një vend kaq të vogël. Por, asnjëra nuk e pati suksesin e “Fundjavë Ndryshe”. Cili ishte çelësi i suksesit?

“Unë kam qenë me të njëjtin mendim se në Shqipëri ka një numër të madh organizatash, pasi jemi një vend i vogël. Kam ndryshuar mendim dhe them që kush ka fuqi le të punojë e ta ngrejë një organizatë. Por, problemi nuk është te organizatat. Problemi është te sistemi i krijuar, pasi këtu nuk ka kontroll mbi këto organizata. Dhe deri para tre vitesh, pavarësisht se unë e kam thënë këtë gjë në media e më është prerë; në Shqipëri ka abuzime të papara. Ndaj i kam thënë njerëzve mos dhuroni kudo. Ose edhe nëse dhuroni i shkoni mbrapa asaj që jepni. Çelësi i transparencës së Fundjavës, ishte të merrnim njerëzit e t’i çonim të shihnin me sytë e vetë kushtet e familjeve në nevojë”, tha drejtuesi i Fondacionit Arbër Hajdari.

Cila ka qenë sfida më e madhe dhe si ndikon te njerëzit bërja publike e veprave të mira?

 “Si mund të hyjë unë në shtëpi pasi kam parë një familje në atë gjendje?! Si mund të jem unë rehat?! Nuk e di nëse është sfidë, por është një ndjejë që nuk më lë rehat dhe më shtyn më tej. Është e pabesueshme se çfarë ekziston jashtë qyteteve të Shqipërisë, jo larg prej shtëpisë tënde.

Nuk është e thënë që vetëm të bësh mirë dhe të mos e tregosh. Se ti si person e ke për detyrë ta inspirosh dikë tjetër. I cili ndoshta nuk e ka shumë në karakter të bëjë mirë”, përgjigjet Cunmulaj.

Ndërkohë, Hajdari u shpreh se bërja publike ka sjellë vetëm mirë. Si edhe ka rritur më tepër ndërgjegjësimin për një çështje të harruar dhe për një grup shoqëror vulnerabël.

“Në këto tre vite aktivitet që kur ne shtruam një pëlhurë të madhe dhe i thamë njerëzve në mënyrë publike që duhet të dhurojmë. Sepse ka një numër të madh njerëzish që nuk kanë as ushqim për të ngrënë. Dhe në këtë pëlhurën që ne shtruam u grumbulluan një sasi shumë e madhe gjërash që tregon se çfarë është bërë. Nuk ka njeri që të dalë dhe të thotë që jo kjo është e gabuar apo nuk na ka inspiruar. Kur ka dëshira të mira dhe gjërat bëhen transparente gjëja ecën. Ashtu siç ka ecur Fundjava apo shumë lëvizje të tjera që mund të kenë ecur.”

A mendoni se “Fundjava Ndryshe” ka bërë më shumë se çfarë ka bërë qeveria dhe sistemi gjithë këto kohë?

“Padyshim që ka bërë më shumë. Por, ajo që mendoj unë është se nuk ka fare sistem në Shqipëri, sidomos për çështjet sociale. Kemi një grup njerëzish që sillen e përdridhen. Por, prapë nuk mendoj se kjo është zgjidhja te sistemi që ne kemi krijuar. Pasi shteti është shtet, shteti është ai babai dhe rregullatori i madh i një familje të madhe. Prandaj unë mendoj se nëse shteti do të donte të merrte këtë strategjinë e “Fundjavë Ndryshe” dhe ta kalonte në një nivel tjetër.

Kjo gjë do të kishte ecur me hapa më të mëdhenj. Shteti ka lekë, nuk është se nuk ka. Por, unë mendoj se më shumë se çështje monetare, ka të bëjë me vullnetin. Nuk ka vullnet për tu bërë gjëra të mira. Jam i sigurt që një grup i madh njerëzish që e kanë dëmtuar këtë vend aq shumë do t’iu vijë fundi. Sepse Shqipëria ka shumë njerëz të mirë që nuk e meritojnë të vuajnë kështu.”

Pas përfundimit të aktivitetit, Cunmulaj dhe Hajdari shtruan iftarin e fundit të muajit të Ramazanit për disa familje në nevojë.(TIRANATODAY)/l.m

Next Post
Amerikanët, asistencë OSHEE-së për të rritur arkëtimet dhe ulur humbjet

Nëntë rrugë të Tiranës nesër pa drita, ja zonat problematike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

Komisioni i reformës territoriale, Ristani nuk pranon të marrë pjesë, socialistët kërkojnë të lajmërohet Veliaj

June 25, 2026
“Në emër të Allahut predikon urrejtje”, Rama ndan foton e qytetares: Besimtare e shitur!

“Në emër të Allahut predikon urrejtje”, Rama ndan foton e qytetares: Besimtare e shitur!

June 25, 2026
212 viktima nga i nxehti në Spanjë, qeveritë evropiane në alarm për temperaturat e larta

212 viktima nga i nxehti në Spanjë, qeveritë evropiane në alarm për temperaturat e larta

June 25, 2026
Kërkesa për mocion me debat për protestat, Balla: S’e njohim PD si përfaqësuese të tyre

Kërkesa për mocion me debat për protestat, Balla: S’e njohim PD si përfaqësuese të tyre

June 25, 2026
Rubio: SHBA-të të gatshme për marrëveshje me Iranin, por jo me çdo çmim

Rubio: SHBA-të të gatshme për marrëveshje me Iranin, por jo me çdo çmim

June 25, 2026
“Nuk po dështon Republika e Kosovës, por qeveria Kurti”, Haziri: Serbia, faktor destabilizimi! Armët…

“President Lumiri ose unë!”, Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

June 25, 2026
Tërmetet, SHBA mobilizon ndihmën humanitare, Trump: Gati të ndihmojmë Venezuelën

Tërmetet, SHBA mobilizon ndihmën humanitare, Trump: Gati të ndihmojmë Venezuelën

June 25, 2026
“Dëgjoheshin thirrje nga rrënojat”, banorët rrëfejnë tmerrin e tërmetit të fuqishëm në Venezuelë

“Dëgjoheshin thirrje nga rrënojat”, banorët rrëfejnë tmerrin e tërmetit të fuqishëm në Venezuelë

June 25, 2026
“Basha i paaftë, dëmtoi PD”/ Baçi: Non grata e Berishës u lobua nga Rama, ja si u faktua

Deputeti i PD, Baçi: Monopolet, korrupsioni dhe burokracia mbeten shqetësim për biznesin

June 25, 2026
Brukseli e konfirmon për mediat: Shqipëria merr dritën jeshile nga Bashkimi Evropian

Rama në Poloni për ‘Rindërtimin e Ukrainës’, takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In