• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hahn: Politikanët shqiptarë të tregojnë se janë të aftë për kompromise

by A R
28/05/2016 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arta Tozaj – Bruksel

Komisioneri Hann, pati një takim me disa gazetarë të përzgjedhur nga Ballkani, të akredituar në Bruksel. Gazetarja e vetme nga Shqipëria, ishte Arta Tozaj, e cila sjell ekskluzivisht për dritare.net, përmbledhjen e këtij takimi.

Në thelb, Komisioneri foli për vazhdimin e procesit të negociatave të anëtarësimit me Malin e Zi, me Serbinë. U përmend gjithashtu Kosova, për hyrjen në fuqi të MSA-së dhe raportin përfundimtar pozitiv të Komisionit për liberalizimin e vizave për qytetarët, por vendimi për këtë i takon tashmë 28 vendeve anëtare, 5 ndër të cilat nuk e njohin statusin e pavarësisë së Kosovës.

6 javë para Samitit të Parisit, ku në kuadër të procesit të Berlinit, flitet për projektet e ndërlidhjeve të rrjeteve energjetike dhe të transportit të Ballkanit me pjesën tjetër të Europës, Komisioneri përsëriti se vendet e rajonit janë shumë mbrapa, në këtë kuadër, dhe se pas dy takimesh (Berlin e Vjenë), nëse nuk dëshmohen rezultate në Paris, kryeqytetet e rajonit mund të humbasin deri në 150 milion euro.

HAHN: PRES QË AKTORËT KRYESORË TË JENË TË AFTË PËR TË BËRË KOMPROMISE, QË TË VIJOJMË ME HAPIN E RADHËS

Arta Tozaj: Komisioner, nëse më lejoni, ekziston edhe një vend tjetër,  që nuk e përmendët. Shqipëria. Do doja të dija shqetësimet tuaja mbi vendin, veçanërisht në kuadër të hapjes së negociatave. Kur prisni të jetë vendi në nivelin për të nisur procesin real të anëtarësimit në BE? Reforma në drejtësi ishte ndër kushtet kryesore për këtë dhe ambasadorja e BE-së në Tiranë bëri dje thirrje ndaj partive politike, kryesisht PD, për ta miratuar, pa humbur kohë, draftin e konsultuar me Komisionin e Venecias. Në anën tjetër, kemi një ftesë të kryeministrit ndaj liderit të opozitës, por ai e bëri publikisht të qartë se nuk bëhej fjalë për ndryshime në draft. E di se për ju “Cilësia vjen para shpejtësisë”. E përsërisni këtë që prej publikimit të raportit të fundit të progresit, por si duhet trajtuar kjo çështje në vend?

Johanes Hahn: Unë mund të ritheksoj, tre herë radhazi, çfarë thotë ambasadorja jonë. Ajo ka absolutisht të drejtë në thirrjen e përgjegjësive të të gjitha partive politike për këtë. E di se nevojitet shumicë me 2/3 dhe unë mund të shtyj gjithashtu opozitën dhe qeverinë, sigurisht, për të gjetur zgjidhje. Ajo ka tërësisht të drejtë kur thotë se kjo duhet bërë më mirë herët se sa vonë, në fund të qershorit, pa dyshim. Pse? Sepse nuk ka të bëjë vetëm me miratimin e reformës në drejtësi, në mënyrë të mirëfilltë, por ne duam të shohim dhe masat e para të zbatimit, që kanë të bëjnë me procesin e ashtuquajtur ‘veting‘, në mënyrë të tillë, që të sigurohemi se në periudhën e raportit tonë të progresit, në tetor, apo në nëntor, megjithëse ky proces nuk do të ketë përfunduar, ne do të dëshironim të shihnim rezultatet e para me treguesit se procesi është në shinat e duhura dhe për rrjedhojë, vendimet përsa i takon bazës ligjore, duhen marrë përpara kësaj vere. Në rast të kundërt, ne nuk mund të jemi në gjendje të themi se si ky proces apo ky legjislacion, ka nisur të zbatohet. Për këtë arsye, siç e thashë në fillim, unë nxis të gjitha partitë politike dhe tërë aktorët atje për të qenë të vetëdijshëm për përgjegjësitë e tyre mbi perspektivën europiane, sepse kur udhëtojmë drejt vendit e kur flasim me njerëzit atje, këtu në Bruksel, apo diku tjetër, çdo aktor politik, nga secila parti e rëndësishme politike, shpreh vendosmëri për perspektivën europiane, çfarë përbën një qëllim e objektiv kombëtar, zakonisht. Nëse është ky rasti, atëherë ata duhet të jenë të vetëdijshëm se në momente të veçanta, duhen gjetur kompromise. Në vëzhgimin tim, kjo është një prej sfidave reale në rajon. Gjetja e kompromisit. Atje ekziston ende ky qëndrimi se kompromisi tregon dobësi. Ekziston njëfarë perceptimi se ‘unë duhet të fitoj’ e nëse nuk po fitoj, atëherë po humbas. Por, në demokraci duhen gjetur kompromise. Kompromis do të thotë se të gjitha partitë përfshihen, por një kompromis i mirë arrihet kur gjithsecili edhe fiton diçka. Prandaj, sërish, kur të gjithë aktorët e partitë kryesore politike të një vendi, si Shqipëria, janë të angazhuar për perspektivën europiane, unë pres që ata të jenë të aftë për të bërë kompromise, në mënyrë që të na lejojnë neve për të bërë hapin e radhës. /dritare.net

Next Post

Aktorët e Hollywood që kanë pasur jetë të tmerrshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Manjani: PD sheh vetëm shqiptarë të korruptuar dhe mafiozë! Shpresa tani mbetet te Rama, ndryshe…

Loja ngriva-shkriva me policinë…

September 21, 2026
Përdori bashkëshortin e saj për favore personale, gruaja e kryeministrit të Spanjës përballet me gjyqin, rrezikon deri 13 vite burg

Përdori bashkëshortin e saj për favore personale, gruaja e kryeministrit të Spanjës përballet me gjyqin, rrezikon deri 13 vite burg

September 21, 2026
Klodjan Skënderaj zgjidhet kreu i ri i Dhomës së Avokatisë Tiranë

Avokatët thërrasin mbledhje urgjente, Këshilli i Përgjithshëm mblidhet sërish pas dy ditësh për bojkotin, gjobat dhe rregulloren e GJKKO-së!

September 21, 2026
Kombëtarja e pafat, tjetër dëmtim në radhët e kuqezinjve, ikën dhe Pajaziti, thirret Qefalia!

Kombëtarja e pafat, tjetër dëmtim në radhët e kuqezinjve, ikën dhe Pajaziti, thirret Qefalia!

September 21, 2026
Varreza masive në Kosovë, gjenden eshtrat trupore të tre personave të tjerë në Zubin Potok!

Identifikohen tre nga trupat e gjetur në Zubin Potok, familjarët e Idriz Recaj bëjnë publik lajmin!

September 21, 2026
FOTO/ Zjarr në një pallat në Korçë, evakuohen banorët, nuk ka të lënduar!

FOTO/ Zjarr në një pallat në Korçë, evakuohen banorët, nuk ka të lënduar!

September 21, 2026
Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

Analiza e CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile

September 21, 2026
Vrasja në Roskovec dhe misteri i parave, letra e motrës së Nertil Buzit: Ish e fejuara i mori paratë, i premtoi se do t’ia kthente por…!

Vrasja në Roskovec dhe misteri i parave, letra e motrës së Nertil Buzit: Ish e fejuara i mori paratë, i premtoi se do t’ia kthente por…!

September 21, 2026
Ndeshjet e Kosovës në Ligën e Kombeve, tekniku Foda: Do të japim maksimumin në këto katër ndeshje!

Ndeshjet e Kosovës në Ligën e Kombeve, tekniku Foda: Do të japim maksimumin në këto katër ndeshje!

September 21, 2026
Gara për vakancat në Kushtetuese, KED kualifikon Llagamin dhe Dacin, rrëzon kandidaturën e Hamitajt! 5 emra të tjerë nën verifikim, ja procedura

Gara për vakancat në Kushtetuese, KED kualifikon Llagamin dhe Dacin, rrëzon kandidaturën e Hamitajt! 5 emra të tjerë nën verifikim, ja procedura

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com