• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hahn, optimist për negociatat: Shqipërisë t’i hapet “drita jeshile” në qershor

by A R
29/05/2019 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Rekomandimi ynë është një rekomandim me gjithë zemër për të dyja vendet, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vlerësimi ynë është që të dyja vendet kanë plotësuar kriteret mbi bazën e marrëveshjes të dakordësuar midis nesh dhe këtyre vendeve. Kur them nesh, i referohem të 28 vendeve anëtare me vendim unanim”, deklaroi Komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn në një intervistë për TV Klan.

Ai deklaron se “nuk është thjesht një marrëveshje bilaterale midis Komisionit dhe këtyre dy vendeve. Është një qëndrim solid ndaj pres një reagim pozitiv nga shtete anëtare”.

Hahn tha se qëllimi im është që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut  t’ju hapet drita jeshile, sepse të dyja vendet kanë mbushur kriteret.

“Sigurisht, që në rastin e Maqedonisë, çdo gjë shkëlqen, aq më tepër pas arritjes së marrëveshja e Prespës dhe atë të fqinjësisë së mirë me Bullgarinë. Ndërkohë që Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, por ato errësohen nga situata aktuale në vend”, deklaroi ai, duke iu referuar krizës aktuale politike.

Në intervistë, komisioneri Hahn u shpreh se “jam gjithnjë optimist dhe mendoj në fuqinë e transformimit të hapjes së negociatave si një nxitje e fortë për vendin”. “ Por duhet të jemi të qartë. Shqipëria ka përmbushur kriteret për të cilat kemi rënë dakord me vendim unanim të 28 shteteve anëtare. Pra, ka një progres të madh kur bëhet fjalë për reformën e drejtësisë. Lidhur me procesin e Vettingut, 60 % e gjyqtarëve që kanë kaluar përmes procesit të rivlerësimit, nuk janë më në sistem. Kjo është një provë e një procesi të shëndoshë dhe procedurave solide”, tha ai.

Hahn shtoi se “gjyqtarët nuk mund të gjenden kaq lehtë, ata duhet të jenë të kualifikuar dhe të kalojnë përmes procesit të rivlerësimit. Por kjo tregon se sa solid është ky process”.

“ Por sigurisht, ne nuk mund të injorojmë situatën në vend që është paraqitur qartë përmes ekraneve të televizioneve. Opozita nuk është më në Parlament dhe ka një mungesë dialogu midis palëve. Kjo është dhe arsyeja pse disa shtete anëtare kanë disa shqetësime, por mundohem që t’ju shpjegoj dhe të  jap argumentimin tim, duke thënë që i kuptoj krejtësisht shqetësimet e tyre, por e njoh situatën në terren më mirë se ta. Dhe mendoj, që hapja e negociatave është nxitja më e mirë për të ndryshuar gjerat në vend për të mirë. Ne kemi nevojë për këtë stad integrimi, që të ndihmojmë zhvillimin e mëtejshëm të vendit, jo vetëm sepse qytetarët e Shqipërisë e meritojnë, por edhe se vetë ata e duan”, deklaroi Hahn.

/a.rada

Next Post
VIDEO / Aktorja shqiptare e zbulon për ditëlindje: Këtë verë kemi dasmë…

VIDEO / Aktorja shqiptare e zbulon për ditëlindje: Këtë verë kemi dasmë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2027, ministri Nufi: Shpenzimet bazë do të arrijnë në 2.66% të GDP-së, i konsultuar edhe me NATO-n!

Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2027, ministri Nufi: Shpenzimet bazë do të arrijnë në 2.66% të GDP-së, i konsultuar edhe me NATO-n!

November 6, 2026
Aksident dramatik në Korçë, ambulanca përplas të moshuarin! Shoferi ishte nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën elektricisti i OSHEE-së

November 6, 2026
Arrestohet 18-vjeçari në Massachusetts, komentoi në Instagram se Trump duhet vrarë

Arrestohet 18-vjeçari në Massachusetts, komentoi në Instagram se Trump duhet vrarë

November 6, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Udhërrëfyesi i BE-së: ç’fitojmë?

November 6, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha thirrje demokratëve: Të shtunën të gjithë shkoni në protestën e studentëve

November 6, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Nëntor 2026

November 6, 2026
Ardit Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision!

Ardit Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision!

November 6, 2026
Protestat, shpërthen mes organizatorëve / Progni akuzon Tepelenën për pazare, aktivisti: Unë jam në shesh, ti fshihesh pas azilit!

Protestat, shpërthen mes organizatorëve / Progni akuzon Tepelenën për pazare, aktivisti: Unë jam në shesh, ti fshihesh pas azilit!

November 6, 2026
Kush do të drejtojë Izraelin? Herzog merr vendimin për kandidatin për kryeministër të dielën

Kush do të drejtojë Izraelin? Herzog merr vendimin për kandidatin për kryeministër të dielën

November 6, 2026
Ambasadorja holandeze në Tiranë: Dhuna në protesta na ka shokuar!

Ambasadorja holandeze në Tiranë: Dhuna në protesta na ka shokuar!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In