• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Hahn në Tiranë dhe opozita ‘prapa liste’

by A R
17/07/2018 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

Bashkimi Evropian duket se ja ka ‘hequr vizën’ opzitës shqiptare, më saktë kryetarit të partisë më të madhe të opozitës në vend, Lulzim Basha, si bashkëbisedues në lidhje me proceset integruese të vendit. Sot mbërrin në Tiranë zyrtari më i lartë i BE-së për integrimin e vendeve të rajonit, Johannes Hahn, i cili në axhendën e tij nuk parashikon një takim edhe me kryetarin e PD, Basha.

Duket se zyrtarët më të lartë të Brukselit nuk e shohin më rolin e opozitës si një faktor kontribues në procesin e vështirë me të cilin përballët vendi, atë të integrimit në BE. Dhe kjo ka disa arsye të cilat kanë bërë që në Bruksel opozita shqiptare të shihet si një faktor bllokues dhe jo bashkëpunues në këtë proces.

Për këtë mjafton të sjellim në vëmendje rolin e PD gjatë këtyre 3 muajve të fundit kur pritej të merrej një vendim për hapjen e negociatave, rol i cili shkonte në kundërrjedhë më qëndrimin e shumicës dërrmuese të vendeve të BE-së dhe figurave më të fuqishme të Brukselit, të cilët u investuan jo pak në favor të Shqipërisë.

PD dhe opozita në këtë hark kohor u investuan jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra që Shqipërisë të mos i hapeshin negociata. Për këtë qëllim ata nuk lanë gjë pa thënë e pa nxirë nga realiteti shqiptar, në një përpjekje që ky proces të bllokohej. Krerët më të lartë të opozitës për këtë qëllim zhvilluan edhe një sërë kontaktesh me forcat më populiste që kundërshtojnë zgjerimin e BE-së, në një përpjekje për të ndikuar që ky vendim të mos merrej.

Diplomacia ndërkombëtare dhe ajo shqiptare u detyrua të luftonte në dy fronte: e para për të bindur vendet skeptike që shpreheshin kundër hapjes së negociatave me shqipërinë dhe së dyti edhe për të hequr baltën që vetë opozita shqiptare hidhte tek ndërkombëtarët kundër Shqipërisë.

Në funksion të këtij qëllimi u sajuan “Babalet”, dhuna në Parlament, nxitja e akteve të dhunshme në rrugët kombëtare, moritë e konferencave të shtypit, etj. etj. Eshtë e qartë se shumica e shqiptarëve nuk janë të kënaqur me punën e qeverisë dhe se rezultatet konkrete në përmirësimin e jetës social- ekonomike janë ende deklarata dhe jo realitete konkrete. Megjithë përmirësimet e ndjeshme në fushën e rendit publik ende ka problematika, të cilat duhen goditur me ashpërsinë e ligjit, me qëllim që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit dhe ku i forti me apo pa mbështetje politike duhet të ndiejë peshën e ligjit për pasojat që sjell në dhunimin e të drejtave të personave të tjerë. Ka shumë pabarazi në shpërndarjen e të ardhurave ku një grusht biznesesh të lidhura madje dhe me opopzitën janë kthyer në përvetësuesit më të mëdhenj të pasurive natyrore në Shqipëri, duke filluar nga bregdeti, ndërtimet, koncesionet etj.

Problematikat janë të mëdha ndaj dhe zgjidhjet kërkohen të jenë më radikale që ato të fillojnë të japin efektet e duhura në jetën sociale të njerëzve. Por mungesa e arritjeve të shpejta në planin qeverisës nuk ka të bëjë aspak me integrimin e vendit, i cili e sheh veten pjesë natyrale të Evropës. 90% e shqiptarëve e dëshërojnë këtë. Ndaj janë të pajustifikueshme përpjekjet e opozitës që ky proces të tërhiqet zvarrë.

Asnjë vend që ka hyrë në BE nuk ka qenë i kulluar në të gjitha planet. Le të kujtojmë problematikat e shumë vendeve të ish- kampit socialist si Rumania, Bullgaria, Sllovakia, Kroacia etj., të cilat janë përballur dhe vijojnë të përballen me sfida me të cilat përballet sot edhe Shqipëria. Por asnjë faktor politik normal nuk ka dalë dhe as ka lobuar kundër integrimit të këtyre vendeve në BE.

Ndaj edhe Brukseli e shikon si një problem shumë serioz angazhimin e opozitës shqiptare në bllokimin e këtij procesi dhe mbajtjen peng të tij. Në këto kushte Brukseli është tashmë i bindur se në Shqipëri nuk gjen tek opozita një faktor stimulues, por pengues për integrimin. Ndaj duket se është e kotë ‘të harxhosh frymën’. Hahn vjen në Tiranë për t’i dhënë një shtysë të mëtejshme procesit të integrimit. Përsa kohë që opozita tenton ta bllokojë këtë, është e kotë ta bindësh për të kundërtën. Ja pse është lënë ‘prapa liste’ nga Brukseli.

javanews.al

Next Post
VIDEO/ Gazetari amerikan i dorëzon dokumentin me akuza, shikoni si reagon Putin

VIDEO/ Gazetari amerikan i dorëzon dokumentin me akuza, shikoni si reagon Putin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
FOTO / Dhunohet pllaka e dëshmorit të 21 Janarit, Balla akuza Berishës: Nuk paske asnjë kod njerëzor!

FOTO / Dhunohet pllaka e dëshmorit të 21 Janarit, Balla akuza Berishës: Nuk paske asnjë kod njerëzor!

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In