• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hahn i përgjigjet eurodeputetit të djathtë: Do ushtrojmë kontroll për prokurimet e “Ramës”

by Java News
04/04/2019 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Europian i ktheu përgjigje një eurodeputeti mbi shkelje të mundshme nga ana e Shqipërisë në rastet e Air Albania dhe Aeroportit të Vlorës duke njoftuar se prokurimet shqiptare do të vlerësohen nga teknicienët gjatë muajve të ardhshëm.

Komisioni Europian bëri të ditur në një letër përgjigje për eurodeputetin Paul Rübig nga Partitë Popullore Europiane se do të kryejë një vlerësim të prokurimeve të debatuara publikisht të qeverisë “Rama” në përgjithësi dhe në veçanti, në rastin e kompanisë ajrore Air Albania dhe kontratës koncesionare të mbetur në negocim për aeroportin e Vlorës.

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Hohanes Hahn firmosi përgjigjen e komisionit për pyetjet e ngritura nga deputeti Paul Rübig i Partive Popullore Europiane, blloku i partive të djathta në parlamentin Europian. Rübig pati ngritur pyetjen se çfarë mendimi ka Komisioni Europian në lidhje me shqetësimet e ngritura nga media se Air Albania u krijua si një partneritet publik-privat jashtë rregullave të prokurimit dhe Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Anëtarësimit, (MSA), e cila ia detyron Shqipërisë që të bëjë prokurime publike të hapura dhe të vendosë në kushte të barabarta kompanitë europiane me ato joeuropiane apo shqiptare.

E njëjta pyetje u ngrit edhe për Aeroportin e Vlorës, për të cilin, Kuvendi i Shqipërisë, me kërkesë të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, miratoi një ligj të jashtëzakonshëm për negociata të drejtpërdrejta me disa kompani turke. Afati i vendosur në ligj për negocimin ka skaduar prej kohësh ndërsa qeveria nuk ka bërë të ditur se çfarë rezultati kanë pasur negociatat.

Megjithatë, metoda e ndjekur për arritjen e kësaj marrëveshjeje e njohur si “Procedurë e Veçantë Negociimi” ka ngritur shqetësime për prokurim të drejtpërdrejtë dhe pa garë, për anashkalim të ligjeve aktuale të prokurimit publik dhe partneritetin publik-privat si dhe për shkelje potenciale të rregullave të MSA dhe rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë.

“Komisioni është i vetëdijshëm për ankesat në lidhje me dhunimin e mundshëm të Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asocimit (MSA) mes BE-së dhe Shqipërisë në lidhje me ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe krijimit të Air Albania,” shkruan Hahn në përgjigjen e tij.

“Ndërsa nuk mund të dallohet një shkelje e hapur e MSA mes BE-së dhe Shqipërisë në kontrollet e deritanishme, këto çështje natyrisht që do të merret parasysh në vlerësimin e përgjithshëm të afrimit të Shqipërisë me acquis të BE-së,” vijon më tej letra.

“Një vlerësim më i gjerë dhe më i thellë i kuadrit të prokurimit publik dhe konkurrencës/ndihmës shtetërore në Shqipëri është planifikuar sakaq përmes ndërveprimeve të ndryshme teknike në muajt e ardhshëm,” paralajmëron Hahn në letër.

Qeveria shqiptare ka miratuar deri më sot pesë ligje speciale që në thelb shmangin garën dhe duket se përbëjnë prokurim të drejtpërdrejtë në shkelje të Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Anëtarësimit me BE-në dhe rregullave të anëtarësimit në Organizatën Botërore të Tregtisë. Të pësë ligjet nuk kanë sjellë pasoja deri tani, por BE është përfshirë në debat në dy prej këtyre katër ligjeve, atë për Teatrin Kombëtar dhe për Aeroportin e Vlorës.

Pyetja Paul Rübig (PPE)

Tema: Dhunimi i ligjit të prokurimit publik dhe konkurrencës në Shqipëri

Sipas shumë raportimeve mediatike, ka pasur një numër dhunimesh të prokurimit publik dhe ligjit të konkurrencës në Shqipëri në lidhje me krijimin e një kompanie të re ajrore “Air Albania’ dhe ndërtimit të një aeroporti në Vlorë. Ato vënë në dukje kriteret e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Anëtarësimit mes BE-së dhe Shqipërisë të cilat janë dhunuar dhe rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë të cilat janë thyer. Sipas këtyre raportimeve në media, autoritetet përkatëse të kontrollit në Shqipëri kanë dështuar në vijimësi të luajnë rolin e tyre mbikëqyrës siç duhet.

1.A bie dakord komisioni me vlerësimin e këtyre raporteve të medias se ligji i prokurimit dhe ai i konkurrencës është dhunuar në këtë rast?

2.Nëse po, çfarë masash praktike do të ndërmarrë Komisioni që të sigurohet që Shqipëria të respektojë dhe të zbatojë të gjitha rregullat e prokurimit publik dhe konkurrencës në dy rastet e mësipërme dhe më në përgjithësi të plotësojë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e Stabilizimit dhe Anëtarësimit BE-Shqipëri dhe nga rregullat e OBT?

Përgjigjja: Johanes Hahn, Komisioner

Sipas MSA-së, dhënia e kontratave publike mbi bazën e mosdiskriminimit dhe reciprocitetit, në veçanti në kontekstin e Organizatës Botërore të Tregtisë është një objektiv kyç. Shëbimet e Komisionit e theksojnë këtë rregullisht në diskutimet e tyre me autoritetet shqiptare. Në përgjithësi, roli i shërbimeve të Komisionit është që të monitorojë zhvillimin e kuadrit ligjor në Shqipëri, të vlerësojë përputhshmërinë me Acquis të BE-së dhe angazhimeve të ndërmarra nga Shqipëria ndaj BE-së, dhe në mbështetjen e autoriteteve shqiptare në këtë proces.

Ndërsa nuk mund të konkludohet se ka një shkelje flagrante të MSA mes BE-së dhe Shqipërisë përmes këtyre kontrolleve deri tani, këto raste natyrisht do të merren parasysh në vlerësimin e përgjithshëm të afrimit të Shqipërisë me acquis të BE-së. Një vlerësim më i thellë dhe më i gjerë i prokurimit publik dhe konkurrencës/ndihmës shtetërore në Shqipëri është planifikuar tashmë përmes ndërveprimeve të ndryshme teknike në muajt e ardhshëm.

Pesë ligjet speciale

1.PROJEKTLIGJ “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË VEÇANTË PËR NEGOCIIMIN DHE LIDHJEN E KONTRATËS ME OBJEKT “PROJEKTIMI DHE REALIZIMI I PROJEKTIT URBAN DHE GODINËS SË RE TË TEATRIT KOMBËTAR””

2.PROJEKTLIGJ “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË VEÇANTË PËR NEGOCIIMIN DHE LIDHJEN E KONTRATËS, NDËRMJET SHTETIT SHQIPTAR DHE SHOQËRIVE “CENGIZ CONSTRUCTION &; KALYON; KOLIN CONSTRUCTION”, ME OBJEKT PROJEKTIMIN, NDËRTIMIN, OPERIMIN, MIRËMBAJTJEN DHE MENAXHIMIN E AEROPORTIT TË QYTETIT TË VLORËS”.

3.PROJEKTLIGJ “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË VEÇANTË PËR NEGOCIIMIN DHE LIDHJEN E KONTRATËS, NDËRMJET SHTETIT SHQIPTAR DHE KOMPANISË “STAR BRIDGE PORT DEVELOPMENTS LIMITED”,ME OBJEKT PROJEKTIMIN, NDËRTIMIN, OPERIMIN, MIRËMBAJTJEN DHE MENAXHIMIN E PORTIT TË KARPENIT, ZONËS MBËSHTETËSE TË PORTIT DHE ASAJ EKONOMIKE”.

4.PROJEKTLIGJ “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË VEÇANTË PËR NEGOCIIMIN DHE LIDHJEN E KONTRATËS KONCESIONARE/PPP, ME OBJEKT NDËRTIMIN, OPERIMIN, MIRËMBAJTJEN DHE MENAXHIMIN E RRUGËS SË ARBRIT, NDËRMJET SHTETIT SHQIPTAR DHE KOMPANISË KINEZE “CHINA STATE CONS.

5.PROJEKTLIGJ “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË VEÇANTË PËR NEGOCIIMIN DHE LIDHJEN E KONTRATËS, NDËRMJET SHTETIT SHQIPTAR DHE KOMPANISË “STAR BRIDGE PORT DEVELOPMENTS LIMITED”,ME OBJEKT PROJEKTIMIN, NDËRTIMIN, OPERIMIN, MIRËMBAJTJEN DHE MENAXHIMIN E PORTIT TË KARPENIT, ZONËS MBËSHTETËSE TË PORTIT DHE ASAJ EKONOMIKE”. (BIRN)

Next Post
Angazhim në PS? Gaz Paja: Veliaj do hyjë në histori, s’më plas çfarë thonë për mua

Angazhim në PS? Gaz Paja: Veliaj do hyjë në histori, s'më plas çfarë thonë për mua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Në protestë janë kryer shtatë vepra penale”, analisti: Pjesëmarrja është zbehur, kauzat dhe kërkesat ua mori PD-ja

“Në protestë janë kryer shtatë vepra penale”, analisti: Pjesëmarrja është zbehur, kauzat dhe kërkesat ua mori PD-ja

July 7, 2026
Lamallari-Policisë së Shtetit: Uniforma që mbani kërkon vetëpërmbajtje, ne mbështesim punën tuaj!

Lamallari-Policisë së Shtetit: Uniforma që mbani kërkon vetëpërmbajtje, ne mbështesim punën tuaj!

July 7, 2026
Erdogan pas takimit me Trump: Do të ndërmarrim hapa për paqen në Gaza dhe Ukrainë!

Erdogan pas takimit me Trump: Do të ndërmarrim hapa për paqen në Gaza dhe Ukrainë!

July 7, 2026
“Negociatat s’duhet të pengohen”, Rama: Dialogu është rruga për të trajtuar shqetësimet e qytetarëve

Rama: Policisë së Shtetit i shtohen motoçikleta të financuara nga pasuritë e konfiskuara të krimit të organizuar

July 7, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kur “dashnorët” e natyrës përdoren kundër natyrës

July 7, 2026
“Në botën e çudirave…”, këshilltari socialist sulmon Koçekun: Patronazhistët të çuan në Kuvend, mos i përbuz!

“Në botën e çudirave…”, këshilltari socialist sulmon Koçekun: Patronazhistët të çuan në Kuvend, mos i përbuz!

July 7, 2026
Trump nuk i ndahet Melonit: E dua shumë, por ja gabimi që bëri!

Trump nuk i ndahet Melonit: E dua shumë, por ja gabimi që bëri!

July 7, 2026
Mes medianës dhe mesatares, ka hapësirë për revolucion politik

Rutina e “Kilometrit të fundit”

July 7, 2026
Ankimoi vendimin pas ekstradimit nga Dubai/ Aleks Pepaj kërkon lirinë në Apelin e Posaçëm, akuzohet si pjesë e grupit të Jetmir Pepës

Ankimoi vendimin pas ekstradimit nga Dubai/ Aleks Pepaj kërkon lirinë në Apelin e Posaçëm, akuzohet si pjesë e grupit të Jetmir Pepës

July 7, 2026
SMS-të që mund t’ju boshatisin llogarinë/ AKSK paralajmëron shqiptarët për valën e re të mashtrimeve online

SMS-të që mund t’ju boshatisin llogarinë/ AKSK paralajmëron shqiptarët për valën e re të mashtrimeve online

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In