• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Hahn: Ballkani i brishtë, por drejt konsolidimit

by
01/05/2015 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikat e Fqinjësisië dhe Zgjerimit, Johanes Han në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard” vlerësoi se gjendja në hapësirën e ish-Jugosllavisë dhe në vendet e tjera ballkanike është e brishtë. Megjithatë sipas Hahn gjithnjë e më tepër rajoni po konsolidohet dhe po hyn në një periudhë në të cilën pajtimi është mëse i mundur.

“Qasja jonë është që me projekte konkrete ta mbështesim këtë pajtim. Bëhet fjalë për projekte nga sfera e komunikacionit dhe energjisë. Gjithashtu edhe hulumtimi dhe arsimimi universitar janë të dobishme për bashkëpunim përtejkufitar”, deklaroi Hahn në një intervistë për gazetën vjeneze ”Der Standard”.

Për çështjen e zgjerimit ai tha se ekziston një deklaratë e qartë e Presidentit të KE-së, sipas së cilës në këtë mandat nuk do të ketë zgjerim.

“Kjo shkaktoi irritime, por ky është një përshkrim teknik i gjendjes në Ballkan. Ndërkohë, pothuajse në të gjitha shtetet kandidate ekziston një legjislacion i mirë për luftën kundër korrupsionit, por nuk bëhet fjalë vetëm për miratim të ligjeve, por edhe për zbatim të tyre dhe për këtë nevojitet kohë”, konsideron komisioneri.

Hahn kujtoi edhe për takimin e javës së kaluar në Bruksel me kryeministrat e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe arritjen e marrëveshjes për inkuadrimin e rrjetit të tyre rrugor në rrjetin panevropian.

“Deri tani, nuk ka patur një paqe kaq të gjatë në Evropë. Kjo sigurisht është bërë e mundur me bashkëpunimin e BE-së. Atje ku është BE-ja, atje ka edhe paqe. Edhe për këtë shkak, Unioni, edhe krahas kritikave, është mjaft tërheqës”, sqaroi Hahn.

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Çonin ilegalisht persona në BE dhe SHBA, kapet grupi kriminal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

June 26, 2026
PD prek fundin, Berisha po e merr me vete në ‘amëshim’

“Berishës i ka ikur sheshi. PD nuk e mbështeti protestën për tetë ditë”

June 26, 2026
Protestat e fermerëve grekë, vijon për 3 orë bllokimi në aksin Kakavijë–Janinë

Reforma në kufi, miratohet parimi “Një ndalesë-Një verifikim” për pasagjerët dhe mallrat

June 26, 2026
‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

June 26, 2026
Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

June 26, 2026
Kadilli ‘shpërthen’ ndaj Bashës: PD nuk mund të ketë kryetar një bixhozçi! Të çlirohemi nga veset

“Protesta nuk është çështje numrash”, Kadilli: Kërkesat mund t’i mbajnë edhe 1 vit njerëzit në shesh

June 26, 2026
Vijojnë çudirat nga PD! Këlliçi: Në administratë do punësojmë njerëz që kanë frikë nga Zoti

“PD do t’i përgjigjet protestuesve”, Këlliçi: Protesta na dha leksione, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

June 26, 2026
Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

June 26, 2026
“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

June 26, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Po cili sovran?

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In