• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Çonin ilegalisht persona në BE dhe SHBA, kapet grupi kriminal

by
01/05/2015 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka bërë të mundur shkatërrimin e një grupi kriminal i cili kundrejt shumave të konsiderueshme të parasë dhe ngritjes së dy laboratorëve të falsifikimit të dokumentave, dërgonte në mënyrë ilegale qytetarë jashtë vendit. Në kuadër të finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Emigracioni i Paligjshëm” i shtrirë në qytetet e Tiranës dhe Shkodrës, kanë rënë në pranga 5 persona.

Të arrestuarit janë *Bajram Xhaja, 58 vjeç, banues në Tiranë, Kujtim Emiri, 59 vjeç, banues në Tiranë, i i dënuar më parë ne vitin 2008, për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, Xhelil Alla, 43 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë, Sofije Pepaj 50 vjeç, lindur dhe banuese në Shkodër si dhe Mihal Gjoka, 56 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri- tjetrin rekrutonin njerëz që ishin të interesuar të largoheshin nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së, Britanisë së Madhe, SHBA-ve dhe Kanadasë, kundrejt shumave të parave që varionin nga 5000 Euro për në vendet e BE-së dhe nga 20.000 dollarë për në vendet SHBA dhe Kanada.

Ata pasi i pajisnin me dokumentacion të falsifikuar kryesisht italiane personat e interesuar, i instruktonin se si duhet të silleshin në aeroportet e huaja dhe i orientonin me anë të telefonit.

Personat e interesuar për të kaluar kufirin në dalje nga Shqipëria përdornin pasaportë biometrike dhe në aeroportet e huaja përdornin pasaportat e falsifikuara me të cilat ishin pajisur nga grupi kriminal.

Nga veprimet disa mujore të policisë u arrit të zbulohet njëri laborator dhe u sekuestrua në banesën e shtetasit Kujtim Emiri, ndërsa laboratori i dytë u gjet dhe ue sekuestrua në banesën e shtetasit Xhelil Alla.

Nga ana e saj policia arriti të zbulojë dhe sekuestrojë në cilësinë e provës materiale:

* Dy kompjutera.

* Printer i markës HP.

* Printer i markës EPSON LQ-630.

* Makineri prodhimi karta elektronike model RECOL LAM 221.

* Makineri prodhimi karta elekronike model ZEBRA ZXP serie 1.

* 5 (pese) Pjese e makinerisë së prodhimit të kartave elektronike, në formë rrulo me mbishkrimin “Card Printer Solutions Zebra” të pa hapura.

* 2 (dy) Pjesë e makinerisë së prodhimit të kartave elektronike, në formë rrulo me mbishkrimin “Card Printer Solutions Zebra” të hapura, njera ngjyre e zezë dhe tjetra blu.

* 1 (nje) vizore metalike 20 cm, me mbishkrimin “HUANOIU”.

* Printer profesional CANNON

* Një pistoletë zhurmuese

* 1 (nje) çekiç me bisht druri me bishkrimin “TUV”

* 1 (nje) gërsherë me mbishkrimin “ICE”

* Tre pasaporta italiane me gjeneralitete italiane

* 24 karta identiteti italiane pa gjeneralitete dhe 10 karta identiteti italiane me gjeneralitete.

* Disa Leje Drejtimi dhe Leje Qarkullimi Italiane me emër dhe pa emër si dhe disa karta sanitare italiane.

* 5 (pese) flete formati A4, me mbishkrime ne gjuhen spanjolle, si dhe me stema.

* 23 (njezet e tre) Flete ngjitese te sheshta.

* 3 (tre) Flete ngjitese te sheshta me elemente sigurie ne trup (dy ngjyre te bardhe deh nje ngjyre e verdhe).

* 1 (nje) Flete ngjitese e mbledhur ne forme tubi.

* 8 (tete) foto per dokumenta.

* 1 (nje) Solucion i markes 3M, per foto.

* 3 (tre)Mbajtese boje per vula te njoma.

* 17 (shtatembedhjete) vula te njoma 3 (tre) prej tyre me bisht.

* 1 (nje) vule e thate metalike me mbishkrimin IDEAL mod No.1.

* 1 (nje) punto metalike.

* 2 (dy) kuti metalike bosh.

* 2 (dy) USB ngjyre te zeze me mbishkrim “VERBATIM” dhe “KINGSTON”.

* 1(nje) skelet zyzesh pa xham me lupe ne krahun e djathte, sebashku me nje kuti zyzesh..

* 7 telefona të markave të ndryshme

* 1 (nje) kapse vule e thate, pa vule.

* 3 (tre) bisturi me bisht ne formen e stilolapsi.

* 1 (nje) karikues baterish me ngjyre te zeze.

* 3 (tre) flete zmerile, ngjyre blu.

* 3800 Euro, 69.000 lekë të reja 1400 dollarë

* Një automjet tip Mercedes Benz

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprime të mëtejshme për veprat penale “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

1. 2. 2.v 3. 4. 5. 6. 8. 10.
12.

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Gjirokastër, biznesmeni "kapet me presh në dorë" me prostitutën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

June 26, 2026
PD prek fundin, Berisha po e merr me vete në ‘amëshim’

“Berishës i ka ikur sheshi. PD nuk e mbështeti protestën për tetë ditë”

June 26, 2026
Protestat e fermerëve grekë, vijon për 3 orë bllokimi në aksin Kakavijë–Janinë

Reforma në kufi, miratohet parimi “Një ndalesë-Një verifikim” për pasagjerët dhe mallrat

June 26, 2026
‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

June 26, 2026
Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

June 26, 2026
Kadilli ‘shpërthen’ ndaj Bashës: PD nuk mund të ketë kryetar një bixhozçi! Të çlirohemi nga veset

“Protesta nuk është çështje numrash”, Kadilli: Kërkesat mund t’i mbajnë edhe 1 vit njerëzit në shesh

June 26, 2026
Vijojnë çudirat nga PD! Këlliçi: Në administratë do punësojmë njerëz që kanë frikë nga Zoti

“PD do t’i përgjigjet protestuesve”, Këlliçi: Protesta na dha leksione, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

June 26, 2026
Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

June 26, 2026
“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

June 26, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Po cili sovran?

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In