• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Hagë: Dëshmon Berisha, Gjykata lë në paraburgim Gucatin dhe Haradinajn

by Java News
27/10/2021 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka vazhduar ditën e sotme dëgjimi i dëshmitarit të dytë, ish-gazetarit të gazetës “Infokus”, Halil Berisha, në seancën ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Dëshmia e Berishës ka nisur ditën e martë ku u shpreh se nuk ka qënë dëshira e tij për të dëshmuar, por është ndjerë i obliguar. Ai ka theksuar se nuk ishte aspak i lumtur që gjendej aty. Gazetari është përgjigjur mbi pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar lidhur me konferencat për shtyp që mbanin Gucati e Haradinaj. Ai pranoi se kishte kërkuar një pjesë të atyre dokumenteve. Madje ka theksuar se ka qënë vetë Haradinaj ai që i ka thënë të mos hezitojë ti ndajë dokumentet edhe me kolegët e tjerë gazetarë në mënyrë që kushdo të kishte akses.

Gjatë dëshmisë së tij ditën e sotme, ai kujtoi një episod gjatë Luftës së Kosovën kur ka qenë vetëm 6 vjeç dhe tregoi se si forcat serbe e kishin larguar me forcë atë dhe familjen e tij nga shtëpia. Ai kujtoi se si kishin kaluar mbi trupa të vdekur dhe si ishin detyruar që të kërkonin strehim në Shqipëri, pa bukë e pa ujë. Berisha në Gjykatën Speciale u mor në pyetje për pjesëmarrjen në konferencat e organizuara nga OVL e UÇK-së, ku u publikuan dokumente të Gjykatës Speciale. Gazetari kosovar u pyet edhe për shkrimet që kishte bërë lidhur me ato dokumente dhe për atë nëse ka pasur persona me të cilët ka ndarë ato. Ky dëshmitar, dëshminë  e tij e filloi pas përfundimit të dëshmisë së Koordinatores së hetimit në Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), Zenka Pumper, e cila ishte dëshmitarja e parë në këtë rast dhe e përfundoi ditën e sotme.

Gjykatësi Charles L Smith II, ka vendosur vazhdimin e paraburgimit për të dy deri në marrjen e vendimit, pas pranimit të informatave që kanë kërkuar nga Policia e Kosovës (PK) me afat deri në 26 nëntor. Këto informata, janë kërkuar  lidhur me autoritetin dhe aftësinë e policisë për të kufizuar lëvizjet e individëve që i nënshtrohen lirimit të përkohshëm, për të monitororuar dhe kufizuar komunikimet e individëve të tillë, për të administruar arrestin shtëpiak dhe për të siguruar masat e mësipërme gjatë shtrimit në spital.

Ish-krerët e UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës. Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike. Ata janë arrestuar më 25 shtator të vitit 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë./m.j

Next Post
“Del e thotë jam Bashë dhe Hot”! Berisha: Kanë pasur burra të penës dhe të pushkës ata, ky s’është asgjë. Besëpreri po…

Berisha tenton “riciklimin”, simbolika e Kuvendit të PD më 8 ose 11 dhjetor. Do "ekzekutohet" Basha?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In