• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hafizi: Ja debati i djeshëm mes meje dhe Kryeministri Rama

by Java News
11/05/2016 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mimoza Hafizi, sqaron debatin e djeshëm në grupin parlamentar të Partisë Socialiste, mes saj dhe kryeministrit Rama. Ndërkaq, ajo reagon edhe për foton e publikuar sot, në gjithë mediat, ku dukej duke folur me Gramoz Ruçin:

“Z. Ruçi, sot e takova rastësisht dhe e sqarova për situatën e djeshme, meqenëse ma kërkoi”,- shprehet Hafizi, e cila tregon për “dritare.net” edhe cili do të jetë qëndrimi i saj ndaj PS.

– Znj. Hafizi, cili qe debati i djeshëm në grupin parlamentar?

Debati u hap nga Ministrja e Arsimit, e cila m’u drejtua lidhur me një status në facebook që unë kam nxjerrë para dy ditësh. Statusi im ka të bëjë me largimin nga puna të një mësueseje në Peshkopi, me procedura tërësisht antiligjore dhe me një proces të stisur.

Unë nuk i jam drejtuar paraprakisht për asnjë verifikim Ministres së Arsimit për procesin në fjalë. Që prej ditës, kur unë kam kërkuar në mënyrë ligjore dhe statutore në Asamblenë Kombëtare të PS, verifikim të farsës së Referendumit në PS dhe përgjigja e Edi Ramës ka qenë një “Jo” arrogante dhe e paligjshme, unë nuk pranoj të ndërmarr më asnjë proces verifikimi ligjor në atë parti. Nuk ka shpresë!

Meqenëse debati u hap dhe për më tepër ministrja tha të pavërteta që unë i kam të faktuara, kërkova fjalën që të sqaroja të vërtetën time para grupit. Fjalën ma dha zoti Ruçi.

– Cili qe reagimi i  kryeministrit Rama?

Edi Rama më ndërpreu që në fjalinë e parë. Nuk më la të sqarohesha para kolegëve. Madje pretendoi që fjala m’u dha padrejtësisht, se unë s’duhej të kisha të drejtë fjale!  Debatova disa minuta me të dhe kur e pashë të pamundur që të arrija të shpjegohesha, u largova nga mbledhja.

– A folën të tjerë kolegë nga grupi parlamentar, a u përfshinë në debat?

Pati disa përshpërima që u shuan. Vetëm zj. Arta Dade ngriti zërin e revoltuar që në atë bashkësi dikujt nuk i jepej fjala, kur ishte absolutisht e nevojshme të sqarohej situata. Fakti që unë isha zonjë u theksua fort nga Arta, që është mbrojtëse e paepur e dinjitetit dhe e të drejtave të grave, por për mua kjo nuk kishte shumë rëndësi. Se ky ndalim flagrant fjale është i rëndë në demokraci, njëlloj si për gratë dhe për burrat.

– Ju do të vazhdoni të qëndroni në PS, zonja Hafizi ?

Dje ndodhi diçka që pritej, diçka që shkon në linjën e degradimit të kësaj force politike, degradim që besoj e ka të qartë çdo shqiptar, pas këtyre muajsh beteje të hapur që kemi zhvilluar me disa kolegë. Është e dhimbshme, se PS i kemi kushtuar kaq shumë vite jete, veç ndërgjegjen e kemi të pastër, se bëmë ç’mundëm, por nuk ia dolëm! javanews/ a.k

Next Post

Rritja ekonomike u ngadalësua nga rënia e besimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

March 4, 2026
Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

March 4, 2026

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës në selinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 4, 2026
Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

March 4, 2026
Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

March 4, 2026
Banka në Luksemburg mbyll llogaritë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (nga frika prej Trumpit)

Banka në Luksemburg mbyll llogaritë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (nga frika prej Trumpit)

March 4, 2026
“Kisha 3 ditë pa ngrënë…”, futbollisti rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran, Klubi e braktisi

“Kisha 3 ditë pa ngrënë…”, futbollisti rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran, Klubi e braktisi

March 4, 2026
Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

March 4, 2026
Irani sulmon me raketë balistike Turqinë, rrëzohet nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

Irani sulmon me raketë balistike Turqinë, rrëzohet nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

March 4, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Rama: Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë në hartën e turizmit ndërkombëtar

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In