• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hafijet e Saliut, Metës e Monikës, janë hedhur si të tërbuar të degradojnë lëvizjen studentore

by Spartak Ngjela
12/12/2018 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela/

Studentët pritet që sot të njëtrupëzohen me antikorrupsionin popullor shqiptar. Sot e dinë të gjithë që tetë pikat e studentëve përbëjnë nismën antikorrupsion në Shqipëri. Se ndryshe, pse trembet Rama?

l.
Tani nuk mund të ketë më kthim mbrapa.

Studentët deri dje ishin “të veçantë” dhe vetëm ata në kërkesat e tyre.

Dje në darkë ata i bënë thirrje të gjithë shqiptarëve.

Pse?

Të tetë pikat e tyre janë substanca e antikorrupsionit shtetëror shqiptar.

Kjo është arsyeja që janë bashkë në një kamp të shqetësuarish Rama, Berisha dhe Meta.

Kjo është në fakt treshja që kërkon të shkallmojë studentët. Po treshja, çfarë po bën?

Hafijet e Saliut janë hedhur si të tërbuar dhe kërkojnë që ta degradojnë lëvizjen masive studentore në një lëvizje të dhunshme.

Berisha dhe Meta me të shoqen e tij kërkojnë destabilizim. “Ose Rama” thonë ata, “ose destanilizim që të ikim të gjithë e të shpëtojmë paratë e vjedha”.

Por është përpjekje e kotë. Studentët mbetën të pastër dhe të fortë deri në tëtë ditët e para. Tani ata e kanë formuar shtratin, dhe befas shihet se kanë marrë një zhvillim të shpejtë dhe me nxitim, që, në fakt, gjithmonë në histori, ka qenë rrjedhojë e psikikes së rinisë kur ajo niset për vepra të mëdha shoqërore .

Ata studentë që dëgjova mbrëmë nëpër emisione, artikuloheshin me arsye shumë më të lartë edhe se Rama, edhe se Berisha dhe edhe se Meta.

Janë superiorë, dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm sot e tutje sigurisht që do të jenë me ta. Artikulimi i tyre i mbrëmshëm vërtetoi se ata janë shpirti i së ardhmes.

ll.

Tani mbetet dhe një pyetje: a do t’i përkrahë hapur Uashingtoni studentët tanë.

Mendoj se kjo do të varet nga dita e sotme.

Sot duhet të triumfojë idea e aktivitetit të madh paqësor. Numuri i madh i protestuesve në mbrojtje të studentëve, është çelësi i suksesit antikorrupsion në Shqipëri. Numri i i madh është fillimi i procesit të epokës së re shqiptare.

Nuk mund të protestohet jashtë qëllimit studentor. Gjithë kërkesat e tjera për naftë apo për çmime, janë në favor të Ramës, Berishës dhe Metës. Janë në favor të korrupsionit të lartë shtetëror dhe kuptohet se janë të nxitura prej tyre. Të tetë pikat e studentëve i kanë brenda të gjitha. Edhe nafta spekulative, pasojë e korrupsionit shtetëror është. Prandaj gjithçka do të gjejë vendin e vet ligjor e antikorrupsion sapo të fillojë procesi antikorrupsion. Të tetë pikat e fituara me triumf, e fillojnë këtë proces.

Paqe dhe masivitet gjigand: kjo duhet të jetë arsyeja e kohës antikorrupsion. Të tetë kërkesat e studentëve janë hapi i parë thelbësor në ecurinë antikorrupsion në Shqipëri. Dalja sot në rrugë e të gjithë shqiptarëve në mbështetje të pikave studentore, është e vetmja arsye e shëndoshë.

Studentët kanë drejtuar historinë moderne të Shqipërisë në tetë ditë. Ata tani e më tej, me mbështetjen e gjerë popullore, do të çelin derën e madhe të atdheut të tyre të çliruar nga pushtimi makabër i vjedhësve të korruptuar.

Por gjithmonë në një masivitet paqësor se vjedhësit duan destabilizim, që të shpëtojnë nga sëpata e madhe e reformës në drejtësi, e cila në këto ditë mbyll kapitullin e saj të strukturimit ligjor.

Next Post
Vuçiç shkel sot në Kosovë: Shqiptarët kënaqen vetëm po t’u japim dy shtete

Edhe i vëllai i Vuçiçit përmendet për vrasjen e Oliver Ivanoviçit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In