• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe i vëllai i Vuçiçit përmendet për vrasjen e Oliver Ivanoviçit

by Java News
12/12/2018 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një dokumentar i punuar nga redaktori i gazetës serbe “Rikoshe”, Sasha Mirkoviq bashkë me gazetarët e tjerë të kësaj gazete, e që bën fjalë për vrasjen e politikanit serb të pjesës veriore të Kosovës, Oliver Ivanoviq, po sjell telashe të mëdha në Serbi.Kjo, pasi redaktori ka pranuar kërcënime nga Andrea Vuçiq, vëlla i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Ai kërkon që të mos shfaqet ky dokumentar me rrëfime autentike.

Në një intervistë përmes telefonit për RTV Dukagjinin, Sasha Mirkoviq deklaroi se ndjehet i kërcënuar, pasi disa dëshmitarë përmendin edhe emrin e Andrea Vuçiqit si urdhërdhënës për vrasjen e Ivanoviqit.

“Unë s’kam kontakte me Andrea Vuçiqin qe një kohë të gjatë. E vetmja gjë që e pengon është se unë jam redaktor i gazetës ‘Rikoshe’. Unë së bashku me gazetarët e tjerë po trajtojmë vrasjen e Oliver Ivanovqit, dhe në bazë të dëshmitarëve të marrë nga ne është përmendur emri i tij [Andrea] si një nga porositësit për vrasjen e Oliverit”, deklaron për RTV Dukagjinin, Sasha Mirkoviq.

Dëshmitarët u kanë thënë gazetarëve të “Rikoshe” se Andrea ka qenë mysafir i rregullt në Kosovë, i ftuar nga  Milan Rajdojiçiqi, dhe kjo është arsyeja pse emri i tij është lidhur me vrasjen e Oliverit.

Andrea Vuçiqi ka ngritur padi ndaj gazetarit duke kërkuar që të anuloj shfaqjen e dokumentarit ku flitet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

“ Unë kam pasur kërcënime edhe nga vet presidentit Aleksandar Vuçiqi. Unë kam dashur ta paraqesë rastin në organet e drejtësisë, por  gjykatat në Serbi nuk funksionojnë si duhet, duke e vendosur diktaturën mbi gjykatat.  Asnjë gjyqtar nuk guxon të merret me asnjë lëndë që ka të bëjë me Aleksandar Vuçiqin. Unë kam ngritur padi edhe në Gjykatën e Mitrovicës, por ajo është hedhur poshtë pa asnjë dëshmi, sepse kështu është urdhëruar nga kabineti i shefit të shtetit serb”, deklaroi Mirkoviq.

Gazetari thotë se përkundër kërkesës për mbrojtje, ai nuk është marrë parasysh.“Askush nuk na ka marrë në mbrojtje. Ne ju kemi ekspozuar rreziqeve të lloj-llojshme dhe nuk është interesuar askush për sigurinë tonë.

Nuk ka mbetur  asgjë më shumë, pos të na vrasin.  Ne do të vazhdojmë edhe më tutje të punojmë në këtë dokumentar. E di se do ta kemi të vështirë, por do të punojmë, sidomos në rrëfime  autentike, edhe pse Vuçiqi vazhdon t’u bëjë thirrje që të  mos flasin tek ne. Strukturat mafioze në veri i udhëheq Andrea Vuçiqi, vëllai i presidentit, së bashku me Bratisllav Gashiq, Nebojsha Stefanovi dhe të tjerë”, shtoi Mirkoviq.

Pas ardhjes në pushtet të Aleksandar Vuçiqit dhe mbështetjes së tij për Listën Serbe, Oliver Ivanoviq u shpreh hapur në publik se e kundërshton politikën e Beogradit, duke deklaruar se situata në veri të Kosovës ishte përkeqësuar dhe se strukturat kriminale të lidhura me politikën po terrorizonin banorët.

“Po gjendja ka ndryshuar për të keq. Është e jashtëzakonshme ndenja e rrezikut dhe frikës tek populli. Nga qindra njerëz me të cilët kam biseduar kur jam liruar, asnjëri nga ta  nuk la pa përmendur ndjenjën e frikës. Ata nuk frikësohen nga shqiptarët, por nga serbët. Nga kriminelet që shëtisin me xhipat pa tabela.

Droga shitet në çdo kënd. Çdo prind vuan nga ky fakt”, kishte deklaruar Oliver Ivanoviq.Lideri i Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia dhe Drejtësia”, Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar. Ai  ishte i dënuar për vrasjen e shqiptarëve gjatë vitit 1999- 2000, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Serbia bën fushatë edhe me sheikun e Emirateve për Kosovën

Serbia bën fushatë edhe me sheikun e Emirateve për Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret axhendën në Shkodër, niset urgjent drejt Tiranës

“Tirana me kokë të prerë” / Rama reagon pas vendimit për Veliajn: Kalvar unik në Europë! Kryetari i pagëzuar nga GJK nuk mund të lëvizë nga qelia

September 15, 2026
Terrori që vetëm Pupin mund ta shohë

Terrori që vetëm Pupin mund ta shohë

September 15, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Nafta shtrenjtohet, fqinjët ulin taksat! Maqedonia e Veriut çon TVSH në 10%, masa lehtësuese edhe në Itali, Spanjë e Qipro

September 15, 2026
Shkrirja e bashkive, PD del kundër propozimit të PS, Bozdo: Ja pse Dimali dhe Poliçani nuk duhet të zhduken nga harta

Nafta 229 lekë/litër! Bozdo: 55% të çmimit i merr qeveria! Të hiqet taksa e qarkullimit dhe të ulet akciza

September 15, 2026
Sulmet mes sauditëve dhe Huthëve, çmimet e naftës shënojnë sërish rritje

Sulmet mes sauditëve dhe Huthëve, çmimet e naftës shënojnë sërish rritje

September 15, 2026
Franca kërkon heqjen e sanksioneve për oligarkun rus, arsyeja do ju habisë

Franca kërkon heqjen e sanksioneve për oligarkun rus, arsyeja do ju habisë

September 15, 2026
Forcat e armatosura me rritjen më të lartë të rrogave: Një arsye më shumë, pse sot ia vlen të bëhesh ushtarak

Mbrojtja zbulon faturën, 42 mijë euro në gjashtë muaj për çdo ushtarak në Gaza

September 15, 2026
Rama mesazh Kurtit: Ky mandat të kthehet në sukses për Kosovën dhe vëllazëri mes nesh

Rama uron Kurtin për mandatin e ri dhe e fton në Tiranë: Të zbatojmë marrëveshjet dhe të nisim projekte të reja

September 15, 2026
Shkatërrohet banda shqiptare në Belgjikë, kapet “Gjenerali” i akuzuar si vrasës i Naim Zyberit

Shkatërrohet banda shqiptare në Belgjikë, kapet “Gjenerali” i akuzuar si vrasës i Naim Zyberit

September 15, 2026
Durrës/ Kapet 21-vjeçari me 297 doza heroinë dhe kokainë, arrestohet në flagrancë

Durrës/ Kapet 21-vjeçari me 297 doza heroinë dhe kokainë, arrestohet në flagrancë

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com