Liderja e ekstremit të djathtë në Francë Marinë Le Pen ka bërë një deklaratë që ka habitur shumëkënd. Kryetarja e Frontit Kombëtar tha se të huajve nuk duhet ti sigurohet arsimi falas, pavarësisht se ajo më pas gjatë fjalës, ka deklaruar se nuk ka gjë kundër tyre.
“Unë u them atyre: Nëse keni ardhur në vendin tonë ne nuk mund të kujdesemi që fëmijët tuaj të edukohen pa pagesë…koha e lojërave ka mbaruar”- tha Le Pen në Paris.
Le Pen pritet që të jetë një nga kandidatët e vitit të ardhshëm në garën për postin e Presidencës në Francë./java/a.k