• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Habit Dorina Mema: Encën do doja ta prisja me gërshërë

by Aalison Pearse Stevens
22/09/2016 16:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dorina është pa dyshim ndër vajzat më energjike. Ia del që të jetë një sipërmarrëse e suksesshme, një sportiste e konfirmuar edhe në arenën ndërkombëtare si dhe një personazh mjaft i dashur për publikun.

U duk se pas fitimit të kupës te “Dancing With The Stars” ishte distancuar disi. Por gjatë kësaj interviste kuptojmë që nuk është aspak kështu. Dorina aktualisht i është përkushtuar biznesit të saj. Megjithatë nuk harron pa zbuluar edhe ambiciet që ka për t’i hyrë politikës. Më shumë sesa një terren i ri për t’u zbuluar, Dorina e sheh politikën si një mundësi për të ndryshuar qytetin e saj, Krujën.

Si ka vijuar jeta e Dorinës që pas “Dancing With The Stars”?

Sikurse kam mbaruar dy universitete dhe kam qenë e prirur për punë administrative, më mungonte ajo pjesë. Në Shqipëri të jesh VIP, më shumë duhet të investosh sesa të fitosh. Dhe unë duke pasur një fëmijë në rritje, më duhet të investoj shumë për të. Jam në projekte për krijimin e një uji dobësimi. Po punoj me një grup investitorësh nga Katari dhe po bashkëpunoj me ta, ndaj më është dashur të jem në lëvizje. Kjo të bën të shmangesh disi nga rrjetet sociale, apo edhe nga televizioni. Kjo s’do të thotë që kam lënë pas trupin tim. Jam e gatshme për garë. Më erdhi një ofertë nga federata WBFF, që ka nxjerrë emrat më të mëdhenj të fitnesit, ndaj dhe u çudita kur pashë email-in e tyre. Megjithatë është një ftesë që duhet ta anuloj, pasi kam një kontratë me kompaninë në Hungari “WPPF”, me të cilët kam një garë në Hungari, si dhe botërori në Tajlandë, ku dhe do të përfaqësoj Shqipërinë.

Si është të jesh edhe bisneswomen, edhe një VIP në Shqipëri?

Është shumë e vështirë, sepse nuk ka lehtësira. Je gjithmonë me vrap, sepse ti merr përsipër shumë personazhe, dhe nuk ke kohë fizike të merresh me të gjithë. Por në momentin që merr përsipër një personazh, normal që duhet të merresh me të, ta ndërtosh dhe ta sjellësh si modeli i Jennifer Lopez dhe Beyonce. Normal që, pa lënë pas dore sportin, e gjitha kjo të vonon dhe në fund je e sfilitur.

Si i sheh Dorina personazhet e famshëm që dobëson?

Kanë mungesë informacioni, mendoj se kanë nevojë për një element si Dorina. I shikoj me një vullnet shumë të madh, sepse trupi shkon bashkë me atë çfarë i japin publikut në skenë.

Kë VIP do të donte të trajnonte Dorina?

Shumë shpejt do të kem Ponin, e cila ka një konstrukt shumë të ngjashëm me timin; më pas do të jetë Ingrit Gjoni bashkë me Çiljetën.

Ndonjë që nuk e ke, por që do të doje ta sillje në formë?

Enca, do doja ta prisja me gërshërë. E kam halë në sy atë dhjamin e saj. E kam shumë të thjeshtë që ta dobësoj.

E ke mbyllur me televizionin?

E kam mbyllur, sepse kjo puna ime do një staf më vete, që unë duhet t’i qëndroj në kokë. Dhe televizioni më ha kohë: grimi, studioja… Ndërkohë që sportistët rrinë gjatë gjithë kohës pa grim. Mbi të gjitha, atë që kisha për të bërë për publikun shqiptar e bëra. Në 2012-2013 isha e para femër që erdha në Shqipëri me kupa.

Megjithatë showbiz-i e ndihmoi Dorinën…

Jashtëzakonisht shumë! Mediat gjithmonë kanë gjetur element të plotësuar tek unë. Nga ana vizuale, fiziku, nga ajo çfarë unë kam dhënë jashtë Shqipërisë.

Sa e kanë shndërruar shqiptarët në kulturë sportin?

Në momentin që shteti ynë nuk jeton me sportin, as shqiptarët nuk do të jetojnë kurrë me sportin. E gjejmë sportin vetëm kur shikojmë dhjamë në trupin tonë, celulit, ose kur shikojmë analizat e kolesterolit të larta. Vetëm 20 për qind e shqiptarëve e kanë sportin si pjesë jetese. Trupin tonë të gjithë duhet ta shikojmë si shtëpinë tonë.

Po politikanët shqiptarë, sa probleme kanë me peshën?

Politikanët tanë kanë probleme me mendjen, pastaj me peshën. Të jesh politikan në Shqipëri, do të thotë të kesh shumë lehtësira. Ata kanë mundësi të hanë ushqim të shëndetshëm, të shkëputen dy orë për t’u marrë me sport, të kenë një trajner personal. Nuk e di si mundet që një politikan të mos gjejë kohë për sportin!

Dukeni se i bëni të gjitha; çfarë ambicieje ka Dorina?

Ambicia ime është të kem një fabrikë dhe të ushqej shumë njerëz. Besoj se do t’ia arrij, ose ndoshta do të merrem me vendin tim, Krujën. Kam qenë ndër vajzat më të mira në këtë qytet, kam qenë një studente e shkëlqyer, vij nga një familje shumë e mirë dhe e njohur intelektualësh. Në Krujë kam një emër shumë të mirë. Besoj se aty do të më mbështesin, sepse Kruja drejtohet nga një person që nuk i do krutanët.

Ke ambicie të kandidosh për kryetar bashkie në Krujë?

Të kandidoj në Krujë mua nuk më duhen fare lekë.

Pra e keni menduar?

E kam menduar t’u shërbej vetëm njerëzve të mi, jo t’i shërbej politikës.

E shikon terren të vështirë politikën?

Për tipat si unë s’është e vështirë. Marr gjithnjë atë që dua, jam tmerrësisht besnike dhe nuk thyhem para asgjëje, as para parasë. Mendoj se mund ta bëj me një grup investitorësh. Patjetër që shteti duhet t’i ndryshojë ligjet për investitorët e huaj. S’do ta harroj një thënie që një sheik më ka thënë: Ne kemi shkretëtirën dhe me mendje e kemi kthyer në një mrekulli, ndërkohë që ju keni mrekullinë, por e keni mendjen shkretëtirë.

Si është dita e Dorinës kur i mbyll të gjitha angazhimet?

Dita ime është ai çaji që unë konsumoj që pastron të gjithë organizmin. Lexoj pak Kuran, jam shumë besimtare. Mbaroj punët e shtëpisë, sepse më pëlqen që t’i bëj vetë gjërat. Deri në 1 të natës lexoj rreth trupit të gjithë artikujt e rinj që dalin.

Si është jeta private e Dorinës, kur do martohesh?

Shumë mirë, jam e dashuruar dhe e lumtur. Nuk është se martesa të lidh; natyrisht që do martohem, por sapo të vijnë rrethanat të tilla.

Kur do ta bëni publik imazhin e partnerin?

Kur të martohem.

Panorama/d.i.

Next Post
Komiteti i Monitorimit të APKiE-së mblidhet për herë të parë në Shqipëri

Komiteti i Monitorimit të APKiE-së mblidhet për herë të parë në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In