• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Habit deputeti i Bashës: Humbja e zgjedhjeve jo vetëm nga kryetari, nuk ka pse të dorëhiqet

by Java News
07/09/2023 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu ka komentuar mbledhjen e 43 deputetëve opozitarë të thirrur nga Gazment Bardhi. Në këtë mbledhje munguan disa deputetë që mbështesin Lulzim Bashën, ku një prej tyre ishte dhe Agalliu, i cili ka qenë kritik ndaj kësaj mbledhjeje.

Agalliu, i ftuar sot në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, theksoi se nuk të bën opozitar duke u ulur të gjithë bashkë në një tryezë, ndërkohë e krahasoi Berishën me Enver Hoxhën.

“Ka qenë një thirrje e zotit bardhi për të gjithë kolegët, por nga dita e zgjedhjeve dhe deri tani kemi pasur qëndrime të ndryshme. Tashmë janë dy grupime që mendojnë se; zoti Berisha është individi që përbashkon PD dhe një grupim tjetër, që mendon se është Basha. Ne nuk mund të vijmë kurrsesi në pushtet, nëse s’jemi bashkë. Nuk mund të vijmë në pushtet duke qenë kundër aleatëve tanë. Zoti Berisha u pezullua nga grupi për të zgjidhur këtë problem. Një grup kolegësh rikthehen në mbledhje të përbashkëta, arsye për të cilën u ndamë. Nuk të bën opozitar duke u ulur të gjithë bashkë. Grup opozitar të bëjnë dhe 7 vota. Ishin ndërkombëtarët që dhanë komisionin hetimor të inceneratorëve, apo për zgjatjen e vettingut. Denoncimet e PD kanë bërë që të shpallet sot në kërkim zëvendëskryeministri i vendit. Na ndan qartësisht dëshira për të qenë në partneritet me aleatët tanë. Ai individ po mban peng një grup individësh, (Berisha). Çfarë i kushton atij individi që të na japë bekimin dhe ne të ecim para, pa ata. Edhe Enver Hoxha kishte shumë mbështetës pranë vetes. Zoti Basha u largua nga PD për rreth 1 vit e gjysmë dhe nuk u përfshi, por në këtë periudhë partia ndenji në vakum. PD zyrtare mori pjesë në zgjedhje, por një pjesë e kolegëve nuk u përfshinë në fushatë, ata shkuan mbështetën kandidatë të logove të tjera. Zoti Bardhi ka pasur akuza ndaj Berishës, duke e cilësuar si vrasës. Ka pasur akuza dhe kundërakuza. Ata mund të jenë shumë atje ku janë dhe ne mund të jemi mirë atje ku jemi. Vlen morali për të cilin ti flet, lëvizja apo qëndrimi. Deri tani unë kam pasur një linjë. Ne jemi kundërshtarë të çdo individi, që bie ndesh me parimet që zhvillohet Shqipëria dhe partneriteti me aleatët. Ne kundërshtar kemi Edi Ramën. Përqendrimi ynë do të jetë te lufta kundër korrupsionit. Ne kemi bërë një strategji të qartë se si do të jetë diskursi.”, tha ai.

Duke u ndalur te statuti i ri i PD-së, që sipas tij është model i CDU-së gjermane, Basha është dhe kryetar grupi.

“Po ju marr një shembull. Është copy-paste i statutit të CU ku thuhet se; kryetari i partisë kur fiton zgjedhjet, bëhet kryeministër, dhe kur i humb bëhet kryetar grupi. Por në realitetin tonë është parë se nuk është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e kryetarit për humbjen e zgjedhjeve. Por është vota ajo që e çon drejt largimit. Ka një përgjegjësi morale, por mund të futë partinë në zgjedhje. Nëse anëtarësia mendon se kryetari nuk bën më, ka votime. Kuvendi i Shqipërisë e mori vendimin, zonja Lindita Nikolla bëri njoftimin për kryetarin e ri të grupit parlamentar, që është kryetari i PD. S’ka arsye që të ndodh e kundërta. U miratua statuti, që njeh si kryetar grupi Bashën. Çdo parti organizohet në funksion të interesave të saj për të qenë fituese në zgjedhje. PD dhe Kuvendi e gjykoi kështu. Mori një model në Gjermani, u bënë rregullimet, për të nxjerrë partinë efikase.”, tha Agalliu.

(BalkanWeb)

Next Post
Tregtia e jashtme e Kinës mbetet e qëndrueshme me gjithë kërkesën e jashtme të dobët

Tregtia e jashtme e Kinës mbetet e qëndrueshme me gjithë kërkesën e jashtme të dobët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Si e dinte Macron 6 ditë më herët?”- Avokati i Thaçit nxjerr videon e Vuçiçit dhe ngre pikëpyetje për dënimin e ashpër të ish-liderëve të UÇK: U takuan…

“Si e dinte Macron 6 ditë më herët?”- Avokati i Thaçit nxjerr videon e Vuçiçit dhe ngre pikëpyetje për dënimin e ashpër të ish-liderëve të UÇK: U takuan…

October 3, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

“Të ishte parandaluar”- Ish-presidenti Meta akuza GJKKO-së dhe Dhomës së Avokatisë: Konflikt i stisur dhe arbitraritet që i shërben vetëm lojërave politike

October 3, 2026
Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AIRBNB

October 3, 2026
Zjarr i madh në Rrilë të Lezhës, flakët favorizohen nga era, digjet sipërfaqe me bimësi!

Zjarr i madh në Rrilë të Lezhës, flakët favorizohen nga era, digjet sipërfaqe me bimësi!

October 3, 2026
Ankand në Londër, shitet për 277 mijë paund blloku me dorëshkrimet e Freddie Mercury

Ankand në Londër, shitet për 277 mijë paund blloku me dorëshkrimet e Freddie Mercury

October 3, 2026
Mori dy doza vdekjeprurëse por ekzekutimi në burg dështoi, 50-vjeçarja amerikane që habiti botën ndodhet në gjendje kritike

Mori dy doza vdekjeprurëse por ekzekutimi në burg dështoi, 50-vjeçarja amerikane që habiti botën ndodhet në gjendje kritike

October 3, 2026
Aktori i njohur i “Spider-Man” finalizon divorcin 10 vjet pas ndarjes nga ish-gruaja!

Aktori i njohur i “Spider-Man” finalizon divorcin 10 vjet pas ndarjes nga ish-gruaja!

October 3, 2026
Kodi i ri Penal, ministri Gogu shpjegon pse duket ndryshuar dhe rishikuar: Janë 2348 të paraburgosur në vend, ose 56% më shumë se të dënuarit!

Kodi i ri Penal, ministri Gogu shpjegon pse duket ndryshuar dhe rishikuar: Janë 2348 të paraburgosur në vend, ose 56% më shumë se të dënuarit!

October 3, 2026
“Ministrat ndryshojnë, por kontratat dhe faturat mbeten”- Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

“Ministrat ndryshojnë, por kontratat dhe faturat mbeten”- Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

October 3, 2026
Tensione në qiell, droni alarmon NATO-n, ngrihen avionët luftarakë! Lituania në alarm, mbyllet aeroporti në Bjellorusi

Tensione në qiell, droni alarmon NATO-n, ngrihen avionët luftarakë! Lituania në alarm, mbyllet aeroporti në Bjellorusi

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com