• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Guvernatori i Bankës Kombëtare: Gara e vendeve të rajonit për të thithur investitorë, jo produktive

by Java News
29/10/2019 21:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u shpreh gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik të Tiranës, mbi rëndësinë dhe rolin e institucioneve dhe konvergjencës së politikave për zhvillimin ekonomik të rajonit.

Sipas Sejkos, institucionet janë shtylla mbajtëse e çdo shoqërie moderne dhe duhet të promovojnë konkurrencën e ndershme dhe barazinë e oportunineteve. Në konceptin e rajonit, guvernatori dha pikëpamjen e tij për modelin që institucionet duhet të ndjekin.

“Unë besoj se rajoni ynë nuk duhet të ndjekë një model organik të rritjes institucionale. Me termin organik kam parasysh një model rritjeje ku institucionet ecin hap pas hapi me zhvillimin ekonomik dhe priren më shumë të sigurojnë se sa të nxisin një nivel të caktuar prosperiteti.

Në të kundërt unë besoj se institucionet dhe politika duhet të udhëheqin procesin e rritjes dhe të zhvillimit. Në këtë kontekst detyra jonë si politikëbërës është të përkufizojmë objektivat, të identifikojmë pengesat dhe të marrim masat e nevojshme për këtë zhvillim. Në këtë koncept, do të thoja që ky është edhe roli i duhur i udhëheqjes për ne si politikëbërës”, tha Sejko.

Më tej, Guvernatori Sejko, gjatë konferencës së organizuar nga SCAN Media Group, dha disa shembuj të sfidave me të cilat përballet rajoni dhe mënyrën se si duhen adresuar ato.

“Ne kemi probleme me mjedisin e biznesit përfshirë korrupsionin dhe informalitetin. Këto probleme janë ndër më kryesoret në listën e pengesave për rritjen ekonomike, si në Shqipëri, ashtu edhe në rajon.

Së dyti stabiliteti ynë ekonomik dhe financiar duhet të forcohet dhe më tej, me qëllim rritjen e  qëndrueshme ndaj goditjeve dhe uljen e kostove ndaj financimit.

Së treti, po bëhet gjithmonë e më e qartë se sistemet financiare mbështeten së tepërmi tek bankat, sikurse përmendi edhe presidenti i Republikës. Duke para nga e ardhmja, ne duhet të mbështetemi më shumë në tregjet e kapitalit për financimin e rritjes ekonomike.

Së katërti, një ankesë e përbashkët që dëgjohet shpesh prej investitorëve të huaj, është se tregjet tona të vogla të fragmentuara, ofrojnë një atraktivitet të ulët. Ndonëse kjo është pjesërisht e pasaktë, ne duhet të bëjmë më tepër për të rritur integrimin tonë në aspektin e tregtisë dhe infrastrukturës.

Së pesti, duke konkurruar për të njëjtin grup investitorësh ndërkombëtarë, vendet e rajonit tonë shpesh përpiqen të rrisin dhe të nxisin profilin e tyre individual, duke ofruar lehtësira tatimore, apo subvencione të tjera. Kjo garë për të kapur fundin nuk është produktive”, tha guvernatori i Bankës së Shqipërisë. (Scan)

 

Next Post
Gjysma e pasurisë globale në duart e disa milionerëve. Ku ndodhen më të pasurit e botës

SHBA kthjellon dhe OJQ-të: Po investojmë shumë te ju, por bëni transparencë dhe në organizatat tuaja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In