• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

SHBA kthjellon dhe OJQ-të: Po investojmë shumë te ju, por bëni transparencë dhe në organizatat tuaja

by Java News
29/10/2019 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefi i Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën amerikane, Brian Beckmann ka zhvilluar ditën e sotme një takim mbi menaxhimin dhe raportimin e projekteve.

Gjatë fjalës së tij, Beckmann është shprehur se forcimi i shoqërisë civile jo vetëm detyron qeverinë të japë llogari para qytetarëve, por edhe ngre kapacitetet e të rinjve për t’u bërë udhëheqës.

Sipas Beckamann, Ambasada amerikane po investon në projektet shqiptare dhe oragnizata  për të luftuar korrupsionin dhe mbështetur reformat kyçe.

Më tej, shefi i Marrëdhënieve me Publikun ka dhënë edhe një mesazh nga e Ngarkuara me Punë Leyla Moses-Ones.

Deklarata e plotë:

Forcimi i organizatave të shoqërisë civile është prioritet kryesor për Ambasadën e SHBA në Shqipëri. Ne e dimë se duke ju fuqizuar, ju do i bëni llogaridhënës qeverinë dhe biznesin. Ne tashmë kemi filluar të shohim rezultate të mira nga projektet tona për fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile. Ne duam të shohim akoma më shumë.

Duke e bërë qeverinë të japë llogari, luftuar korrupsionin, mbështetur reformat kyçe, ngritur kapacitetet e të rinjve për t’u bërë udhëheqës, punuar me gazetarë investigativë, apo fuqizuar gratë, ju jeni në pararojë të përpjekjeve për ta bërë këtë shtet një vend më të mirë. Kjo është arsyeja pse ne investojmë në projektet tuaja dhe tek ju, si organizata

Këtë vit ne kemi pasur dy raunde të programit të Komisionit për Demokraci, si edhe një thirrje të veçantë për propozime të fokusuara në luftën ndaj ekstremizmit të dhunshëm.

Unë jam i kënaqur që përmes këtyre proçeseve patëm mundesinë të mbështesim një shumëllojshmëri organizatash nga pikëpamja tematike dhe gjeografike.

Ne shpresojmë që në të ardhmen të vazhdojmë të punojmë me ato organizata që kanë një histori të gjatë bashkëpunimi me ne, por gjithashtu edhe me organizata të reja premtuese që vijnë nga i gjithë vendi.

Unë personalisht marr pjesë në proçesin e përzgjedhjes, dhe mund t’ju them se sa kohë dhe përpjekje shpenzohet në përzgjedhjen e projekteve fitues.

Sa i inkurajuar jam për atë që ju të gjithë bëni, më duhet gjithashtu të them se ndonjëherë është sfidë për të gjetur partnerë të rinj në zona të reja. Pjesë e mbështetjes tonë për ju, është t’ju ndihmojmë të artikuloni dhe fokusoni propozimet tuaja në mënyrë më efikase.

Seminari i sotëm është një aspekt i rëndësishëm i marrëdhënieve tona me ju, dhe pjesë e përpjekjeve tona për t’ju ndihmuar të jeni edhe më efektivë.

Ne shpresojmë që një pjesë e asaj që do të mësoni këtu, do të ndihmojë për t’i bërë organizatat tuaja më transparente, të qëndrueshme dhe të suksesshme. Ne e shohim se interesi i publikut për llogaridhënien është në rritje.

Pritshmëritë për rezultate më të mira dhe më shumë sukses në luftën kundër korrupsionit dhe mungesës së transparencës në qeveri janë gjithashtu në rritje. Ne duhet të përfitojmë nga këto prirje. Nëse mund të angazhojmë qytetarët shqiptarë, ne mund të shohim ndryshim të vërtetë.

Dëshiroj ta pëmbyll fjalën time me një mesazh nga e Ngarkuara me Punë Leyla Moses-Ones:

“Rritja dhe fuqizimi i organizimeve bazë në nivele komunitare që kërkon një demokraci është punë e vështirë dhe kërkon vendosmëri.

Në historinë e shumicës së demokracive që luftuan kundër një forme despotizmi, monarkie ose autoritarizmi, organizimet “grassroots” dhe lëvizjet shoqëruese ishin përbërësit e nevojshëm për ndryshime të qëndrueshme.

Dhe ju të gjithë jeni në ballë të kësaj përpjekje – kjo do të thotë se, duke filluar nga idetë tuaja, ju po vendosni axhendën, ju po nxisni për adaptime strukturore në institucione, ju po shtyni për ndryshime të politikave, dhe ju po ndryshoni narrativat dhe po transformoni mentalitetet.

Përdorimi strategjik i fuqisë tuaj konstruktive mund ta rrotullojë timonin e energjisë dhe të ri-drejtojë vullnetin politik në favorin tuaj. Ju falenderojmë që jeni kampionë të demokracisë për Shqipërinë.

Dhe, ne ju falënderojmë që keni besuar në vlerat dhe idealet amerikane për të vazhduar çuarjen përpara të partneriteteve tona”.

Next Post
Si sot, më 29 tetor, vdiq Pulicer dhe lindi Gëbels

Si sot, më 29 tetor, vdiq Pulicer dhe lindi Gëbels

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PSG rikonfirmohet në majë të Europës, ‘fik’ ëndrrën e Arsenal në finalen e Champions League

PSG rikonfirmohet në majë të Europës, ‘fik’ ëndrrën e Arsenal në finalen e Champions League

May 30, 2026
Beteja e dronëve frikëson Europën, “fluturakja” mbi Mynih, pezullohen fluturimet në aeroport

Beteja e dronëve frikëson Europën, “fluturakja” mbi Mynih, pezullohen fluturimet në aeroport

May 30, 2026
Mediat izraelite: Trump drejt vendimit për Iranin, çfarë pritet të ndodhë brenda 24 orëve

Trump po shqyrton anulimin e koncerteve për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-ve

May 30, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

“Kush ndjek Salianjin s’ka punë në PD”, ish-deputeti replikon me Berishën: Uzurpatori ka frikë nga demokratët që…

May 30, 2026
“Nuk më ka futur Salianji në PD, doktor”, Hysen Kadiu i përgjigjet Sali Berishës

“Nuk më ka futur Salianji në PD, doktor”, Hysen Kadiu i përgjigjet Sali Berishës

May 30, 2026
Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

May 30, 2026
Skema e mbështetjes, nga fermerët te bujqit, si do të përfitohen subvencionet?

Skema Kombëtare 2026, ja cilat janë 12 masat e reja të financimit për bujqësinë dhe blegtorinë

May 30, 2026
Sherr me thika në Golem të Lushnjes, një i plagosur! Detajet e para nga krimi

Sherr me thika në Golem të Lushnjes, një i plagosur! Detajet e para nga krimi

May 30, 2026
Paralajmërojnë onkologët: Terapitë e reja të kancerit zgjasin mbijetesën, por fshehin…

Paralajmërojnë onkologët: Terapitë e reja të kancerit zgjasin mbijetesën, por fshehin…

May 30, 2026
Përplasjet në Zvërnec, Policia kërkon ndjesë publike dhe pezullon Drejtorin e Policisë Vlorë

Përplasjet në Zvërnec, Policia kërkon ndjesë publike dhe pezullon Drejtorin e Policisë Vlorë

May 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In