• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Guvernatori i BSH Sejko: Ekonomia shqiptare është në rritje!

by Java News
28/03/2018 22:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka dalë sot në një konferencë për shtyp lidhur me vendimmarrjen e politikës monetare nga ana e bankës qendrore.

“Informacioni i ri ekonomik e financiar, i marrë në analizë në Raportin e Ndërmjetëm të politikës monetare, rezultoi në përputhje me pritjet tona. Vëllimi i aktivitetit ekonomik dhe inflacioni kanë vijuar të rriten në tremujorin e parë të vitit 2018, ndërkohë që tregjet financiare janë karakterizuar nga norma të ulëta interesi dhe nga prime të kontrolluara rreziku” – u shpreh Sejko.

Më tej guvernatori tha se përditësimi i parashikimeve nuk ndryshoi pritjet për të ardhmen dhe se ekonomia shqiptare pritet të rritet më tej në horizontin afatmesëm.

Fjala e plotë e Sejkos:

Përmirësimi i pozicionit ciklik, i pasqyruar në një shfrytëzim gjithnjë e më të plotë të kapaciteteve prodhuese, pritet të shtojë presionet e brendshme inflacioniste dhe të mundësojë kthimin e inflacionit në objektiv gjatë vitit 2019.
Duke gjykuar mbi sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se qëndrimi i politikës monetare mbetet i përshtatshëm, për nxitjen e rritjes ekonomike dhe për kthimin e qëndrueshëm të inflacionit në nivelin 3%.

Në vijim do të shpjegoj më në detaje vlerësimin tonë.
Inflacioni shënoi një rritje të lehtë gjatë tremujorit të parë të vitit, duke regjistruar vlerat 1.7% dhe 2.1%, respektivisht në muajt janar e shkurt 2018. Kjo rritje reflektoi kryesisht çmimet më të larta të ushqimeve, të ujit dhe të qirasë.

Megjithatë, inflacioni vijon të mbetet nën objektiv. Në terma makroekonomikë, kjo ecuri pasqyron efektin e kombinuar të tre faktorëve:
Së pari, shfrytëzimi ende jo i plotë i kapaciteteve prodhuese bën që rritja e pagave dhe e kostove të prodhimit të mos jetë ende në linjë me objektivin tonë të inflacionit.

Së dyti, presionet e huaja për rritjen e çmimeve paraqiten të dobëta, të ndikuara nga niveli i ulët i inflacionit në vendet partnere tregtare dhe nga mbiçmimi i kursit të këmbimit të lekut.
Së treti, pritjet e agjentëve ekonomikë për inflacionin janë ende poshtë objektivit tonë.
Në gjykimin tonë, efekti frenues i këtyre faktorëve do të reduktohet gradualisht në horizontin afatmesëm.

Informacioni i ri i marrë në analizë sugjeron se rritja ekonomike e tremujorit të parë është mbështetur nga zgjerimi i konsumit privat, nga vazhdimi i trendit rritës të investimeve, si dhe nga shpejtimi i ritmit të realizimit të shpenzimeve buxhetore. Nga ana tjetër, deficiti i shkëmbimeve tregtare në mallra u shfaq i luhatshëm: ai u zgjerua në muajin janar dhe u ngushtua në muajin shkurt.
Zgjerimi i kërkesës agregate vazhdon të shoqërohet me rritje të punësimit dhe rënie të papunësisë, sikundër dëshmohet nga të dhënat e tregut të punës për tremujorin e katërt. Megjithatë, rritja e pagave mbetet ende e zbehtë.

Ecuria pozitive e ekonomisë është mbështetur nga politika jonë monetare stimuluese, nga përmirësimi i besimit në ekonomi, dhe nga zgjerimi i kërkesës së huaj për mallra e shërbime shqiptare. Gjithashtu, ajo është favorizuar nga reduktimi i huamarrjes publike, çka ka ulur primet e rrezikut dhe ka lehtësuar përcjelljen e politikës monetare në tregjet financiare.

Normat e ulëta të interesit kanë mbështetur rritjen e konsumit dhe të investimeve private, nëpërmjet nxitjes së kreditimit dhe nëpërmjet uljes së kostos së shërbimit të borxhit ekzistues. I pastruar për efektin e kursit të këmbimit, portofoli i kredisë totale regjistroi një rritje mesatare vjetore prej 5.8% në muajt janar e shkurt. Ky zgjerim vijon të mbështetet në masën më të madhe nga rritja e kredisë në lekë, portofoli i së cilës shënoi një rritje mesatare vjetore prej 7.2% gjatë periudhës në fjalë, ndërkohë që portofoli i kredisë në valutë u rrit me 4.7%.

Paralelisht me të, politika monetare lehtësuese ka ndihmuar gjithashtu reduktimin e kredive me probleme, nëpërmjet nxitjes së kërkesës dhe nëpërmjet inkurajimit të ristrukturimit të kredive. Ky tregues vijoi të qëndrojë në nivele të ngjashme me fundin e vitit 2017.

Banka e Shqipërisë vlerëson se kthimi gradual i ekonomisë në potencial dhe shfrytëzimi më i plotë i kapaciteteve prodhuese, do të shoqërohen me një rritje më të shpejtë të pagave dhe të kostove të prodhimit, duke forcuar presionet e brendshme inflacioniste. Po ashtu, inflacioni në tregjet e huaja pritet të rritet ndërsa mbiçmimi i kursit të këmbimit pritet të zbehet, duke mundësuar një transmetim më të plotë të presioneve të huaja në tregjet e brendshme. Së fundi, pritjet për inflacionin parashikohet të rriten, duke ndjekur ecurinë faktike të këtij treguesi.

Në përputhje me këto vlerësime, inflacioni vjetor pritet të luhatet rreth nivelit 2.2% për vitin 2018 dhe të kthehet në objektivin tonë brenda vitit 2019.

Bazuar në këto gjykime, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 1.25%. Gjithashtu, Këshilli vendosi të mbajë të pandryshuar edhe normat e interesit të depozitës dhe të kredisë njëditore, përkatësisht në nivelet 0.25 dhe 2.25%.

Megjithatë, Këshilli Mbikëqyrës gjykon se balanca e rreziqeve vazhdon të mbetet e zhvendosur në kahun e poshtëm. Në veçanti, rikuperimi i ekonomisë evropiane mbetet subjekt rreziqesh e pasigurish, ndërsa oferta për kredi bankare vijon të mbetet e shtrënguar. Sa i takon kësaj të fundit, Këshilli Mbikëqyrës konstaton se reduktimi progresiv i rrezikut të kredisë duhet të shoqërohet me politika më realiste kreditimi nga sektori bankar, çka do të krijonte premisa për plotësimin e nevojave për financim të ekonomisë, të cilat pritet të vijnë në rritje në të ardhmen.

Duke reflektuar mbi informacionin e disponuar, parashikimet sipas skenarit bazë dhe rreziqet që i shoqërojnë ato, Këshilli Mbikëqyrës rikonfirmon se:
intensiteti i stimulit monetar nuk do të zbutet para tremujorit të katërt të vitit 2018; edhe më tej, politika monetare do të vazhdojë të mbetet në kahun stimulues gjatë gjithë horizontit afatmesëm, për të siguruar kthimin e qëndrueshëm të inflacionit në objektiv.

Next Post
Pentagoni: Koalicioni ka vrarë gabimisht 18 luftëtarë aleatë

Ushtria amerikane vret një funksionar të lartë të Al-Kaidës në Libi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Furnizonte me kokainë shpërndarësit e drogës në Tiranë, pranga 37-vjeçarit

Furnizonte me kokainë shpërndarësit e drogës në Tiranë, pranga 37-vjeçarit

May 30, 2026
PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar, votohet për statutin dhe Këshillin e ri

PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar, votohet për statutin dhe Këshillin e ri

May 30, 2026
Gjykata urdhëron heqjen e emrit të Trump nga Qendra Kennedy

Gjykata urdhëron heqjen e emrit të Trump nga Qendra Kennedy

May 29, 2026
Më pak se 2 euro ora, punëtorët indianë u shfrytëzuan për ndërtimin e Konsullatës Amerikane në Milano

Më pak se 2 euro ora, punëtorët indianë u shfrytëzuan për ndërtimin e Konsullatës Amerikane në Milano

May 29, 2026
Rrëzohet autobusi në SHBA, 5 të vdekur dhe 35 të plagosur

Rrëzohet autobusi në SHBA, 5 të vdekur dhe 35 të plagosur

May 29, 2026
Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimimin e Erion Veliajt

“Arresti i Veliajt”, juristi sqaron pse Gjykata e Lartë nuk u ndikua nga Kushtetuesja

May 29, 2026
Mashtrimi i truprojes së këngëtarit/ I merr 2.5 milionë lekë familjes së të riut të sëmurë, për ta surprizuar

Mashtrimi i truprojes së këngëtarit/ I merr 2.5 milionë lekë familjes së të riut të sëmurë, për ta surprizuar

May 29, 2026
Udhëzimi për terapinë hormonale, Këshilli Ndërfetar: Të bëhet publike baza ligjore dhe shkencore

Udhëzimi për terapinë hormonale, Këshilli Ndërfetar: Të bëhet publike baza ligjore dhe shkencore

May 29, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

Meçe: Veliaj nuk duhet të ishte në arrest me burg. Duhej zbatuar masa unifikuese

May 29, 2026
Putin: Dërgimi i raketave Tomahawk në Ukrainë do të prishte marrëdhëniet me SHBA-në

“Një njeri të cilit mund t’i besohet”, kë konsideron Putin negociatorin e tij të preferuar të BE-së

May 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In