• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gusht, pa gunë… politike!

by Alfred Peza
22/08/2018 08:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza/

Shprehja e vjetër që ka rritur brezat në Shqipëri, “gusht e gunë” ndoshta nuk ka më asnjë kuptim për një brez të ri, që po rritet në epokën e ngrohjes globale. E që ka dëgjuar e po mëson aq shumë teori për “efektin serë”, shkrirjen e akullnajave, për katastrofat e mëdha natyrore, të cilat gjatë muajit gusht shoqërohen në shumë vende, me zjarret masive e herë herë, apokaliptikë.

Gushtit të këtij viti, përveçse i mungon “guna” për shkak të mosrënies së temperaturave dhe mosftohjes së papritur të motit që provokojnë shirat që bien për një kohë të shkurtër por të rrëmbyer, i mungon edhe diçka tjetër. Këtij gushti i mungon “guna” politike. I mungon ajo shkëndijë që do të ndizte për një temë apo për një çështje, e që ia del të shndërrohet në një debat real, rreth një teme apo kazusi real. E cila nga ana tjetër, do të çonte natyrshëm më pas, tek një përlasje reale, nga ato që të kujtojnë debatet e stinëve të tjera më të freskëta a më të ftohta, të vitit.

Edhe kur ka patur kërcënime për shtatorin e përplasjeve të mëdha, ato janë bërë nga politikanë që kanë qenë nëpër plazhe, duke shijuar për shtatë palë qejfe ca pushime “të merituara”. Madje po ti hedhës një sy deklaratave, e të kesh mundësi nga ana tjetër që të dish me saktësi vendodhjen e autorëve të tyre, me siguri do të mësoni një gjë që ndoshta nuk e di shumëkush: Sa më larg nga Shqipëria dhe sa më ekzotike e luksoze kanë qenë duke i bërë pushimet, aq “më të forta” i kanë bërë deklaratat për revolucionet dhe “bam” e “bum”-et e mëdha që na presin në shtator.

Pse ndodh kjo? Eshtë fare e thjeshtë për tu shpjeguar.

Së pari, është në natyrën e liderëve shqiptarë, e sidomos e aktorëve opozitarë, që duke bërë deklarata “të forta” të na demonstrojnë se janë në “krye të detyrës”.

Së dyti, është në natyrën e politikanëve “hileqarë” që gjithnjë kërkojnë që ti ekspozojnë ndjekësve të tyre, atë që besojnë se ata duan të dëgjojnë prej tyre.

Së treti, në një vend ku kultura e të bërit opozitë dhe politikë, është gjuha e fortë dhe e forcës, nëpërmjet këtyre lloj deklaratave, besohet se i mbajnë përkrahësit dhe mbështetësit e tyre të karikuar dhe me shpresë se ja, edhe pak. Sa të iki vera dhe qeveria do bie, e ne do rikthehemi…etj, etj.

Duke u thënë kështu tani në verë për në vjeshtë a dimër, këto deklarata janë e kundërta edhe e filozofisë që përçojnë vargjet aq të njohura të Nolit, kur thotë se “pas një dimrit vjen një verë, që do shihemi njëherë…”.

Pavarësisht të gjitha këtyre, e sigurtë është që ky gusht nuk solli dot as gunë reale nga pikëpamja e motit dhe sigurisht, as “gunë” politike nga ana e opozitës. Shtatori do të vijë, si gjithë shtatorët e tjerë. Si një muaj i rëndësishëm…

Për ata që rifillojnë punën, shkollën, biznesin dhe që i rikthehen rutinës së jetës së përditëshme. Por jo për politikën. Liderëve të së cilës, me gjithë atë “bronzim” që kanë marë e po marin këto ditë të gushtit, do u duhen javë e muaj që tu dalë, e tu zbardhet. Për të rifilluar që të mendojnë më pas, edhe për “revolucione” dhe “bam e bum”-e të reja, të mëdha apo të vogla.

Next Post
Aksident tragjik në aksin Lezhë-Shkodër, ‘benz’-i përplaset me kamionin, vdesin dy të rinj

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Shkodër, 'benz'-i përplaset me kamionin, vdesin dy të rinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
Shqipëria drejt BE-së/ Ja si do të llogaritet kontributi financiar që do të paguajë vendi pas anëtarësimit

Shqipëria drejt BE-së/ Ja si do të llogaritet kontributi financiar që do të paguajë vendi pas anëtarësimit

August 29, 2026
Vdekja e Ratko Mladiçit/ Haga i përgjigjet pretendimeve nga Serbia për trajtimin mjekësor të ish-gjeneralit

Vdekja e Ratko Mladiçit/ Haga i përgjigjet pretendimeve nga Serbia për trajtimin mjekësor të ish-gjeneralit

August 29, 2026
“Do të bashkohet, është e pashmangshme”, ish-kryeministri britanik zbulon të ardhmen e Irlandës

“Do të bashkohet, është e pashmangshme”, ish-kryeministri britanik zbulon të ardhmen e Irlandës

August 29, 2026
Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, flakët përfshijnë sipërfaqen me pisha

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, flakët përfshijnë sipërfaqen me pisha

August 29, 2026
Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

August 29, 2026
Rama zbulon detaje nga takimi me deputetët dhe drejtuesit e PS në Tiranë, ja çfarë u diskutua

Rama zbulon detaje nga takimi me deputetët dhe drejtuesit e PS në Tiranë, ja çfarë u diskutua

August 29, 2026
Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën

Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën

August 29, 2026
Egnatia njeh kundërshtarët në Conference League, ja kalendari i ndeshjeve

Egnatia njeh kundërshtarët në Conference League, ja kalendari i ndeshjeve

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com