• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Shkodër, ‘benz’-i përplaset me kamionin, vdesin dy të rinj

by Java News
22/08/2018 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy të rinjve ka ndodhur sot rreth orës 01:40 një të mëngjesit në superstradën Lezhë-Shkoder, pranë fshatit Dajç. Nga të dhënat e para të policisë, mësohet se mjeti me të cilin udhëtonin dy të rinjtë, një “Benz” me targa AA 929 FF me drejtues shtetasin Gentian Toma 32 vjeç ka përplasur nga pas një kamion.

Përplasja ka rezultuar fatale si për Tomën ashtu edhe për të riun Robert Ejlli 25-vjeç, pasagjer në mjetin ‘Benz’. Policia sqaron gjithashtu se kamioni drejtohej nga një 19-vjeçar.

Policia e Lezhës ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje të rëndë. Superstrada Lezhë –Shkodër hyn në hartën e zezë sa i përket aksidenteve rrugore me pasoja të rënda.

Informacion paraprak

Më datë 22.08.2018, rreth orës 01:40, në supërstradën Lezhë – Shkodër, në vendin e quajtur “Ura e Dajçit”, është marrë njoftim se ka ndodhur një aksident automobilistik, ku mjeti tip “Benz” me targa AA 929 FF me drejtues shtetasin G.T. 32 vjeç, banues në Mabë – Lezhë, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “IFA” me targa LE 3364 A me drejtues shtetasin E.B. 19 vjeç, banues në Lezhë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit “Benz” shtetasi G.T. dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi R.E. 25 vjeç, banues në Mabë – Lezhë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /ma.me

Në foto drejtuesi i mjetit ‘Benz’, viktima Gentian Toma
Next Post
Shtohet tensionet Greqi-Turqi, Athina reagon pas kërcënimeve ndaj Tsipras

Itaka është vetëm fillimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com