• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Guri kilometrik i Bashës

by Eduard Zaloshnja
01/06/2017 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Në rrugën e Qafë-Krrabës, guri kilometrik 29 ndan qarkun e Tiranës nga ai i Elbasanit. Në rrugën politike të PD-së, guri kilometrik 681-57 do të ndajë PD-në e udhëhequr prej Bashës, nga ajo e udhëhequr, deri para 4 vjetësh, prej Berishës.

Disa analistë (si Bushati, p.sh.,) e disa politikanë (si Imami e Topalli, p.sh.,) parashikojnë me siguri se PD-ja do të shkojë drejt vetëshkatërrimit.  Kjo do të ndodhë, sipas tyre, falë udhëheqjes së kësaj partie nga Basha. Por demokracia, qysh në fillimet e saj (kur Klethseni shpiku votimin me gurë zalli me ngjyra të ndryshme, për zgjedhjen e udhëheqësve të Athinës së Lashtë), ka mbetur në thelb një garë numrash.

Me fjalë të tjera, në qoftë se koalicioni i PD-së udhëhequr nga Basha, merr më shumë vota ose mandate parlamentare se sa koalicioni i PD-së së udhëhequr nga Berisha më 2013, nuk mund të flitet për një vetëshkatërrim të kësaj partie. Përkundrazi, mund të flitet për një ngritje të saj.

Kështu, koalicioni prej 25 partish, që Berisha grumbulloi rreth PD-së më 2013, regjistroi gjithsej rreth 681 mijë vota në zgjedhje, duke siguruar 57 mandate parlamentare.  Në qoftë se koalicioni i ngjizur prej Bashës (që do të garojë më 25 qershor nën siglën e PD-së), arrin të marrë më shumë se 681 mijë vota ose më shumë se 57 mandate, debutimi i tij si udhëheqës në zgjedhjet parlamentare mund të quhet i suksesshëm (681-shi edhe mund të mos arrihet, për shkak të një pjesëmarrje ndoshta më të ulët se e 2013-ës, që ishte rekord në çerekshekullin e fundit). Në qoftë se Basha i arrin të dyja këto objektiva, debutimi i tij mund të quhet shumë i suksesshëm. Ndërsa sigurimi i 71 mandateve nga PD-ja, është ndoshta i pamundur, falë sistemit zgjedhor aktual dhe historisë elektorale…

Në fakt, Basha e ka patur një provë gjenerale të tij si udhëheqës i një fushate elektorale kombëtare. Në zgjedhjet e 2015-ës (kur PDIU-ja ishte larguar nga koalicioni opozitar, duke iu bashkëngjitur atij mazhoritar), kandidatët që përzgjodhi Basha për kryebashkiakë morën plot 671 mijë vota – vetëm 10 mijë më pak se sa kishte marrë koalicioni i Berishës dy vjet më parë. Dhe nuk duhet harruar se në zgjedhjet lokale, zakonisht,  marrin pjesë më pak zgjedhës se sa në zgjedhjet parlamentare (më 2015-ën morën pjesë 150 mijë më pak se më 2013-ën).

Me pak fjalë, në qoftë se Basha arrin rezultate më të mira se në zgjedhjet e para që udhëhoqi vetë (ato të 2015-ës), mund t’ia kalojë mentorit të tij Berisha. Gjithashtu, një rezultat mbi 681 mijë vota ose 57 mandate parlamentare (ose të dyja), do të përbënte një provë se 25 deputetët aktualë të papërfshirë në listat e reja, në fakt, nuk kanë ndonjë efekt elektoral domethënës.

Si përfundim, mund të thuhet se në 25 qershor, më shumë se me Ramën, Basha do të ketë një garë me historinë e Partisë Demokratike – me Berishën dhe me politikanët që kishte ky i fundit rreth tij në zgjedhjet e 2013-ës…

Votat në vite të koalicioneve të PD

Në grafikun e mëposhtëm paraqiten numrat e votave që kanë marrë ndër vite koalicionet e PD-së, të udhëhequra nga Berisha apo të udhëhequra nga Basha. Numri i votave për 2017-ën, bazohet në një vlerësim të përafërt të votave që mund të marrë koalicioni i partive të udhëhequra nga Basha, nisur nga një sondazh që kam kryer para disa muajsh./Afp.al

Next Post
Grabitje me vlerë 2 mln euro, goditet banda shqiptaro-rumune

Grabitje me vlerë 2 mln euro, goditet banda shqiptaro-rumune

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Revolucioni i Flamingove”, nis protesta e qytetarëve në Tiranë

“Revolucioni i Flamingove”, nis protesta e qytetarëve në Tiranë

June 9, 2026

Një protestë pa liderë, çfarë pjese të popullit përfaqëson? Një referendum mund ta sqaronte këtë pikëpyetje

June 9, 2026
Protestat/ PD dhe Qori garojnë për të marrë autorësinë e kërkesave qytetare, ja çfarë i i propozojnë Kuvendit

Protestat/ PD dhe Qori garojnë për të marrë autorësinë e kërkesave qytetare, ja çfarë i i propozojnë Kuvendit

June 9, 2026
Osmani: Jemi gati të bisedojmë me të gjitha partitë, përveç Listës Serbe

Osmani: Jemi gati të bisedojmë me të gjitha partitë, përveç Listës Serbe

June 9, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk është më protestë por status social!

June 9, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Flamingot e Tiranës fluturojnë në linjën Bruksel – Uashington

June 9, 2026
EMRAT/ Zbulohet plantacion me kanabis në Velipojë, pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor

EMRAT/ Zbulohet plantacion me kanabis në Velipojë, pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor

June 9, 2026
Paralajmërimi i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani

Paralajmërimi i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani

June 9, 2026
“Për lulen time irlandeze, nga një vrasëse flamingosh”, dedikimi i Ramës për gazetaren: Sigurohu që bashkëshorti ta kuptojë!

“Për lulen time irlandeze, nga një vrasëse flamingosh”, dedikimi i Ramës për gazetaren: Sigurohu që bashkëshorti ta kuptojë!

June 9, 2026
“Katundi yt do të jetë qelia”, Berisha akuza ndaj Ramës në Kuvend

“Ik o pis, po turp nuk ke!”, qytetarja i kthehet Berishës, kreu i PD nuk përmbahet: Gjuha e të përdalurës të turpëron!

June 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In