• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

“Guri i fundit i dominosë?”, Amerikanët për Shqipërinë e vitit 1990: Nga 15% të shkolluar në 1944, sot janë 75%…

by A R
04/01/2021 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkrimi i mëposhtëm është marrë nga gazeta amerikane Los Angeles Times dhe është botuar në fillim të janarit 1990. Gazeta e njohur e mbështet raportimin tek disa analistë amerikanë, njohës të Ballkanit dhe bllokut komunist. Më poshtë, pjesë nga artikulli që na jep një panoramë të Shqipërisë së janarit ’90, si shihej nga jashtë:

—–

Guri i fundit i dominosë komuniste në Europën Lindore, Shqipëria staliniste është duke u lëkundur. Rënia e regjimit të Nicolae Ceausescut në Rumani, bashkë me problemet e rënda ekonomikë në Shqipëri, nxitën muajin që kaloi të parën demonstratë serioze antiqeveritare që nga koha e revolucionit komunist në vitin 1944, sipas analistëve amerikanë.

Protesta në qytetin verior të Shkodrës, qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë dhe një qendër e madhe industriale dhe transporti, duket se është shuar “menjëherë dhe me dhunë”, sipas një zyrtari të Departamentit të Shtetit, por kjo ngjarje kaloi pothuajse pa u vënë re në Perëndim.

Analistët parashikojnë se shteti stalinist aty do të bjerë shpejt – nëse nuk ndodh prej një kryengritjeje, atëherë do të ndodhë prej nevojës ekonomike.

Vend me male të thepisur që shtrihet përgjatë detit Adriatik është sunduar prej vitit 1944 nga një qeveri komuniste kaq e pakompromis, saqë udhëheqësi i saj u prish me Moskën në vitet 1960, duke kritikuar udhëheqësin sovjetik, Nikita Hrushov se ishte shumë i butë. Edhe sot e kësaj dite ata shohin Stalinin si modelin e tyre.

Presidenti Ramiz Alia duket se është në pozicion mbrojtës. Alia, relativisht një centrist në një Byro Politike të fragmentuar, mendohet se është i pasigurtë nëse duhet të përdorë forcën apo të lirojë shtrëngimet mbi popullsinë. Një analist amerikan thotë se “jemi duke parë një strategji lëshimesh ekonomike, shoqëruar me paralajmërime ndaj popullsisë, që ajo që ka ndodhur gjetkë, nuk ka për të ndodhur në Shqipëri. Është e qartë se regjimi është shumë nervoz”.

Alia, në fjalimin e tij të Vitit të Ri drejtuar kombit, aludoi për trysninë që ka ardhur duke u rritur, prej ritmit dramatik të ndryshimit në Europën Lindore: “Ngjarjet që kanë ndodhur kohët e fundit në Europën Lindore kanë frymëzuar disa forca të njohura antishqiptare që të rifillojnë fushatën e sulmeve kundër vendit tonë. Por, si thotë populli ynë, sado të përpiqen, ata nuk kanë çfarë na bëjnë”.

Që nga vera e vitit që kaloi, ka patur lajme të pakonfirmuar për protesta në qytete dhe fshatra të tjerë të Shqipërisë, duke përfshirë qendrën e nxjerrjes së naftës në Fier dhe qytetin jugor të Korçës. Ekonomia e Shqipërisë ka vuajtur përgjatë pjesës më të madhe të viteve ’80, duke sjellë privime gjithnjë e më të mëdha për popullsinë. Pas tre vitesh thatësirë, vendit iu desh të importojë ushqim në vitin 1988.

Zyrtarë shqiptarë kanë raportuar publikisht se 1989 solli një rimëkëmbje, por një zyrtar amerikan thotë se “asnjë prej shifrave nuk është e besueshme”. “Vështirësitë ekonomike dhe nevoja po e shtyjnë Shqipërinë drejt shekullit 20 dhe po e detyrojnë të ketë të bëjë me botën e jashtme”, deklaroi një tjetër zyrtar i SHBA.

Ashtu si me shumicën e lëvizjeve të reja opozitare në Europën Lindore, veprimtaria antiqeveritare duket e përqëndruar mes studentëve. Ata janë një segment i rëndësishëm i popullsisë së Shqipërisë, sepse me një prej normave më të larta të lindjeve në Europë, pothuajse dy të tretat e popullsisë 3.2 milionëshe janë nën moshën 30 vjeç.

Ironikisht, regjimi komunist mund të ketë ndihmuar opozitën. Statistikat e qeverisë shqiptare tregojnë se vetëm 15% e popullsisë ka qenë e arsimuar në vitin 1944. Por regjimi e ka rritur këtë shifër në 75%, sipas analistëve amerikanë. “Ky brez i të rinjve shqiptarë janë të mirëarsimuar. Është e habitshme të shohësh se janë të shumtë ata që flasin gjuhë të huaja, sidomos gjermanisht dhe anglisht”, thotë një ekspert i Departamentit të Shtetit.

“Po kështu, ata nuk janë aq të izoluar sa mendonim ne dikur”, shton ai. “Politikisht, Shqipëria është një ishull në krahasim me pjesën tjetër të Europës, lor gjeografikisht ajo është aty dhe impakti nuk ka si të mos ndihet. Shqiptarët shohin televizionet jugosllavë, grekë dhe italianë, plus dëgjojnë Zërin e Amerikës. Ata shohin edhe serialin “Dallas” në italisht. Po kështu, shtypi shqiptar ka dhënë lajme shumë të sakta të ngjarjeve në Rumani. Ata e dinë çfarë po ndodh”, thotë ai.

“Shqiptarët duan të lexojnë, të udhëtojnë, të ndjekin modën”, thotë zyrtari. Në një sondazh të miratuar zyrtarisht në vjeshtë të vitit që kaloi, studentët shfaqën një interes të paprecedentë për muzikën rrok perëndimore.

“Ndaj ky do të jetë një revolucion i të rinjve”, parashikon ai.

Next Post
Horoskopi ditor, e martë 26 maj 2020

Njihuni me parashikimin e Horoskopit të dashurisë për beqarët në 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla ironizon “garën” në PD, publikon foton e Berishës duke u ndeshur me veten në ring

Balla ironizon “garën” në PD, publikon foton e Berishës duke u ndeshur me veten në ring

May 23, 2026
Berisha përballë vetes, si votuan demokratët në “referendumin” e PD-së

Berisha përballë vetes, si votuan demokratët në “referendumin” e PD-së

May 23, 2026
Kthesa e madhe në Lindjen e Mesme, pritet raund i ri bisedimesh në Teheran

Kthesa e madhe në Lindjen e Mesme, pritet raund i ri bisedimesh në Teheran

May 23, 2026
Të paktën të ishin e keqja më e vogël

Të paktën të ishin e keqja më e vogël

May 23, 2026
“Do të përcillem në atë botë me…”/ Fjalët prekëse të Birçe Haskos, ja çfarë thoshte në 2017

“Do të përcillem në atë botë me…”/ Fjalët prekëse të Birçe Haskos, ja çfarë thoshte në 2017

May 23, 2026
Referendumi për kryetarin në PD/ Pjesëmarrje e ulët në Përmet, Pustec dhe Këlcyrë

Referendumi për kryetarin në PD/ Pjesëmarrje e ulët në Përmet, Pustec dhe Këlcyrë

May 23, 2026
Dalin rezultatet në disa degë të PD, ja sa vota mori Berisha në Kolonjë, Korçë dhe Devoll

Dalin rezultatet në disa degë të PD, ja sa vota mori Berisha në Kolonjë, Korçë dhe Devoll

May 23, 2026
Greqia goditet nga tre tërmete njëri pas tjetrit

Greqia goditet nga tre tërmete njëri pas tjetrit

May 23, 2026
Zgjedhjet në PD/ Në degën 8 gjysma e anëtarëve braktisin procesin, 607 vota për Berishën, 31 kundër

Zgjedhjet në PD/ Në degën 8 gjysma e anëtarëve braktisin procesin, 607 vota për Berishën, 31 kundër

May 23, 2026
Gjirokastër/ Berisha merr 270 vota pro në PD, 11 kundër

Gjirokastër/ Berisha merr 270 vota pro në PD, 11 kundër

May 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In