• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Guri i Fajësisë serbe është caku nga duhet të shkojë procesi i dialogut me Kosovën

by Emin Azemi
23/06/2021 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për Serbinë, Kosova vazhdon të jetë një mejhane ku mund të hyhet e të dilet kur të duash dhe të marrësh çka të duash. Krerëve serbë duhet hequr luksin e të qenit kryelart në dialog, për arsye se dhembja për të pagjeturit dhe të vrarët ende është një gurë i rëndë që peshon mbi qafën e tyre prej fajtori….

Shkruan Emin AZEMI

Kosova po shkon e pabarbartë me Serbinë në tryezën e dialogut. Kjo pabarazi burimin  e ka te qasja e gabuar e bashkësisë ndërkombëtare e cila e ka lejuar Serbinë të fillojë dialogun pa i kryer disa procese të brendshme të vetëpastrimit të shoqërisë serbe nga recidivat e shkuara  kriminale.
Faza e parë e këtij vetëpastrimi do të ishte denacifikimi politik, shoqëror e institucional  i Serbisë, që do të përfshinte: kërkimfaljen për krimet e kryera në Kosovë, nxjerrjen para drejtësisë të kriminelëve që kanë vra e kanë dhunuar, identifikimin e vendndodhjeve të varrezave masive, largimin nga institucionet të gjithë personave që kanë udhëheqë operacione ndëshkimore në Kosovë, si dhe reparacionin.

Kurse faza e dytë do të pasonte me procesin e normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë, si faze finale e dialogut.

Siç ka filluar para dhjetë viteve dhe siç po vazhdon aktualisht dialogu, gjasat për ndonjë sukses janë minimale për shkak të vendosjes së gabueshme të niveleve të përgjegjësisë së palëve negocuese, ku Serbia deri tani është trajtuar si një klient që kthehet i habitur për të marrë disa gjësende të harruara në lokalin ku ka qëndruar.
Për Serbinë, Kosova vazhdon të jetë një mejhane ku mund të hyhet e dilet kur të duash dhe të marrësh çka të duash.

Në anën tjetër, shoqëria kosovare duhet të zgjohet nga ‘gjumi klinik’ dhe të kërkojë më  me këmbëngulje denacifikimin e Serbisë si dhe heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë.

Opozita, mediat dhe shoqëria kosovare, duhet të flasin më tepër anglisht dhe të lobojnë edhe te miqtë ndërkombëtarë që të bëhet një ndarje e qartë në mes të viktimës dhe agresorit.

Le të krijohet edhe një fond për të financuar informimin e opinionit ndërkombëtar mbi harambashllëqet e Serbisë të kryera në Kosovë.

Në tryezën e dialogut në Bruksel, Kosova ende është viktimë…

Krerëve serbë duhet hequr luksin e të qenit kryelartë në dialog, për arsye se dhembja për të pagjeturit dhe të vrarët ende është një gurë i rëndë që peshon mbi qafën e tyre prej fajtori….

Guri i fajësisë serbe është kantari nga duhet të shkojë procesi i dialogut Kosovë- Serbi .

Pa denacifikimin e Serbisë, dialogu ka rrezik të ngatërrohet në agjendat mesjetare serbe!

Burokratët e Brukselit (sidomos ata nga Spanja dhe Sllovakia) gabojnë rëndë nëse këtë mirazh mesjetar ia lejojnë Beogradit ta përdorin si fasadë në murin serb të vajtimit!

Serbët janë specialistë të vajtojnë, edhe atëherë kur së brendshmi janë të mbushur me fajësi për krimet e kryera e të pandëshkuara.

Në fakt, si është e  mundur që Ballkani ende vuan pasojat e krimit serb të pandëshkuar, ndërkohë që një pjesë e Evropës burokratike bëhet sikur kjo ka ndodhur vetëm nëpër filma të bazuar mbi ngjarje të trilluara?!

 

 

Next Post
EMRI / Parandalohet vrasja, arrestohet 30-vjeçari me precedent penal

EMRI / Parandalohet vrasja, arrestohet 30-vjeçari me precedent penal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In