• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gulen sfidon Erdoganin: Le t’i hetojë një grup ndërkombëtar akuzat tua, do ta pranoj rezultatin

by Aalison Pearse Stevens
18/07/2016 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fethullah Gyleni u shpreh se “nëse janë të vërteta këto akuza dhe këto pretendime, atëherë le të ngrihet një komision ndërkombëtar dhe të hetojë.”

Pasi u shpreh se do ta pranonte cilido që të ishte rezultati i këtij raporti, ai u shpreh: “Unë do të jem i kënaqur me çdo lloj përfundimi. Edhe sikur të kryhet prej një grupi njerëzish që do të jenë blerë dhe raporti do t’u jetë vënë para i gatshëm, i lënë veçse për t’u nënshkruar…”

Ai tha se gjithkush që nuk bie dakord me qeverinë e Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi po cilësohet si forcë “paralele”, duket sikur “Erdogani të ketë alergji ndaj kujtdo që nuk i përulet.” Teksa thoshte këto, Gyleni solli në mendje se ka ndodhur edhe më parë që qeveria të ushtrojë trysni mbi Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura për të përjashtuar nga ushtria çdo zë të kundërt.

“Ka gjasa që kjo të jetë diçka që u duhet për të justifikuar ato që do të bëhen më mbrapa, duke pasur edhe shfajësimin se këtë e “bëri aksh organizatë terroriste.” është edhe kjo mes atyre që thuhen,” – shtoi ai.

Gyleni, duke sjellë në kujtesë deklaratën e Presidentit Erdogan se “grushti i shtetit ka ardhur si një mirësi e Zotit”, ndau shqetësimin për të këtë artikulim të qeverisë.

“E thanë vetë: Na u lehtësua puna. Sido që të jetë, tani mund të përjashtojmë kë të duam me lehtësinë më të madhe. Nuk ka nevojë t’i pyesim më, as Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, as komandantët e Forcave të Armatosura,” – tha ai, transmeton tema.

“Presidenti i Republikës, Erdogani, ka kohë që ushqen një urrejtje të pashpjegueshme kundër Lëvizjes “Hizmet”, – vijoi ai. – Më parë, ndodhte që edhe t’i fshihte disa ndjenja. Nuk është e pamundur që ky të ketë qenë një skenar për të legjitimuar gjuetinë e shtrigave që ka kohë që zbatohet kundër pjesëtarëve të Lëvizjes “Hizmet”.

Ndoshta kanë marrë tre katër oficerë që ngjajnë si të afërt me ne, i kanë nxitur që ta luajnë skenarin sikur të ishin në xhirimin e një filmi,” – vëren ai. – Nuk ka asnjë shpjegim sado të arsyeshëm për atë që ka ndodhur. Asgjë që bëjnë nuk është e arsyeshme.

Ngjan si të jesh në një shfaqje teatrale. Nuk morën askënd. Vetëm sa qëndruan në një vend, shkaktuan nja dy dëme aty-këtu, ndoshta edhe qëlluan ndaj disa njerëzve. Deri më tani kanë ndodhur, 27 maji, 12 marsi, 12 shtatori…

Nuk bëhen kështu ndryshimet e mësha. Asnjë revolucion në botë nuk ka ndodhur kështu. Ka shumë mundësi që ky të ketë qenë një skenar.”

Nuk ka kthim pas nga demokracia

Pasi solli ndërmend se si në një shkrim të botuar njëzet vjet më parë ka shprehur mendimin se “nuk ka më kthim pas nga demokracia, sepse republika është një realitet i prej të cilit nuk mund të kthehesh dot më”, ai u shpreh se, edhe atyre ditëve, organet e shtypit që mbështesin sot qeverinë dhe publikojnë vazhdimisht kundër tij e patën kritikuar hapur. (b.an)

Next Post

(FOTO) Çiftet më të çuditshme të Hollivudit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

September 25, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

“Gratë me funde të gjata janë nëna më të mira”, deklarata e Tajanit shkakton reagime dhe protesta

September 25, 2026
Plagosi me thikë 17-vjeçarin! Arrestohet emigranti shqiptar në Greqi

Kërcënoi një grua me foto nudo dhe i mori 15 mijë euro, shqiptari përfundon në polici në Rodos

September 25, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

September 25, 2026
IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

“Shtatori mbyllet me surpriza”, meteorologia: Temperaturat rikthehen mbi 30 gradë

September 25, 2026
Murrizi: Për ata qelbanikë dhe fundërrina që më kërkojnë llogari, pse nuk flisja kur PD ishte në pushtet

Murrizi: Dumani pinte kafe çdo të hënë me Vlorën, në qershor 2025 e përzuri nga zyra

September 25, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia ndalon burkën në shkolla, vendos kufizime edhe për përqindjen e nxënësve të huaj në klasa

September 25, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Çështja Vlora Hyseni/ Leka: SPAK u bë pjesë e një banaliteti, nxori në vitrinë mesazhe “rozë”

September 25, 2026

Vuçiç: Jap dorëheqjen si president të dielën, do bisedoj dhe me Putinin

September 25, 2026
Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com