• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

”Guantanamo e re në Shqipëri”, opozita italiane kritikon ujdinë, Rama: Ofrojmë vetëm tokën

by A R
07/11/2023 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrëveshja për emigrantët, e arritur mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryeministres italiane, Georgia Meloni, është kryefjalë e shtypit italian, që shpalos më shumë detaje mbi atë për të cilën dy vendet janë dakordësuar.

Deri 36 mijë emigrantë në vit, të cilët do të mbërrijnë ilegalisht në Itali përmes itinerareve detare, mund të strehohen në 2 struktura italiane në Shqipëri.

Por, sipas të përditshmes La Republicca, në vendin tonë do të përfundojnë vetëm burrat mbi 18 vjeç, dhe do të përjashtohen gratë, fëmijët dhe personat vulnerabël.

Për il Fatto Qutidiano, kryeministri Rama shpjegon se Italia do të paguajë për gjithçka dhe nëse riatdhesimet nuk do të bëhen, do të duhet të rimarrë mbrapsht emigrantët.

Media italiane citon gjithashtu kryeministrin të thotë se marrëveshja është ende teorike dhe se nga e thëna në të bërë, është një det i tërë.

“Gjithçka do të jetë në ngarkimin tuaj. Infrastruktura, mikpritja apo transferimi në qendër. Ne vëmë në dispozicion vetëm tokën”, deklaroi kryeministri një ditë më parë nga Italia.

La Republica, e vë theksin te debatet e brendshme që ka shkaktuar marrëveshja, mes atij që e cilëson çiftin e çuditshëm, Giorgia dhe Edi.

Opozita italiane me në krye Partinë demokratike flet për një “rrëmujë të rrezikshme” dhe thotë se ujdia i hap rrugën krijimit të një lloj Guantanamoje italiane, larg çdo standardi ndërkombëtar dhe larg BE-së, pa mundësinë e kontrollit të kushteve tek të cilat do të mbahen këto qendra.

Duke kujtuar edhe vizitën e Melonit ne Vlorë, me ftesë të Ramës gjatë muajit gusht, La Republica e sheh ujdinë, si pjesë të përpjekjeve të kryeministrit shqiptar për të pasur mbështetjen e asaj që e konsideron si sponsorin më të flaktë të integrimit të Shqipërisë në BE.

Sakaq, nga Brukseli një zëdhënës i Komisionit Europian thekson se çdo marrëveshje e këtij lloji duhet të respektojë plotësisht të drejtën komunitare dhe ndërkombëtare.

/a.r

Next Post
Deputetët e Berishës vijojnë aksionin, nuk lejojnë socialistët të futen në Komisionin e Medias

Deputetët e Berishës vijojnë aksionin, nuk lejojnë socialistët të futen në Komisionin e Medias

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In