U bëj thirrje të gjithëve atyre që mund të na ndihmojnë, sikurse Ati i Shenjtë( Papa Françesku) për të bashkëpunuar për fundin e uzurpimit të shtetit dhe për një qeveri tranzicioni, që do ta çojë vendin në zgjedhje të lira sa më shpejt të jetë e mundur, theksoi presidenti i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaidò.
”Do të isha i lumtur të pres papa Françeskun për vizitë në vendin tonë, një vend katolik, shumë i devotshëm dhe me tradita të shkëlqyera fetare’’, theksoi ai në një intervistë ekskluzive me Sky Tg24.
Nicolas Maduro kishte kërkuar ndërmjetësimin e papës disa ditë më parë po në Sky TG24.
/a.rada