• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grykësia ose filozofia e PD-së që nuk ndryshon kurrë

by Flogert Muça
10/07/2018 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça/

Para 5 vitesh, në gusht të vitit 2013, Gazeta “TEMA” publikonte të plotë dokumentat ku tregohej se si Odeta Nishani, e shoqja e ish-presidentit Bujar Nishani, ishte pronare e truallit përreth atij të Teatrit Kombëtar. Nishani këtë pronë e kishte dhënë për ndërtim, ku në shkëmbim merrte apartamente. (Shih kronikën).

Sot, pas 5 vitesh kur po diskutohej për ndërtimin e një Teatri Kombëtar të ri, Bujar Nishani doli sërish në skenë duke deklaruar se ky projekt ishte një aferë korruptive. Natyrisht, Nishani shfrytëzoi luftën politike të partisë së tij për të çuar një mesazh te zbatuesi  i projektit i cili sipas mediave ka një marrëveshje me Nishanin, ku ky i fundit në shkëmbim të truallit përfiton 8 apartamente. Mirëpo, duke dalë kundër projektit, Nishani kërkon ta çojë në 12 numrin e apartamenteve që përfiton.

Po të ishte një qytetar i zakonshëm që e bënte këtë manovër nuk do të ishte ndoshta objekt debati, por kur flitet për politikanë që kanë qenë disa herë ministra në qeverinë e një vendi, duhet të ndalemi dhe të analizojmë filozofinë që ndiqet nga një parti politike kur vjen puna te përfitimi personal.

Thënë këtë, Bujar Nishani, ish-ministër i Berishës në disa ministri dhe më pas President i Republikës së Shqipërisë zgjedhur po nga PD, nuk është një qytetar i zakonshëm, për sa kohë  ka qenë një nga figurat më të larta të pushtetit. Pikërisht për këtë arsye, lëvizja e Nishanit më shumë se një manovër e tij personale për të maksimizuar fitimin e tij, është në fakt filozofia e një partie e cila ka qeverisur vendin për më shumë se një dekadë. Një sindromë që po e le Shqipërinë pa opozitë reale dhe PD-në në një rrugë pa shpresë.

Përdorimi i pushtetit për tu pasuruar disa persona pranë familjes politike dhe asaj personale ishte një ndër arsyet pse PD ra nga pushteti në 2013-tën. Shumë nga ju mund të thonë me të drejtë “A ç’na the, sikur se dinim ne këtë”. Mirëpo, ajo që vjen pas kësaj strategjie që të gjithë e dimë është se edhe përdorimi i betejave politike për të përfituar sërish disa individë të PD-së si në rastin e Nishanit është një arsye po aq e fortë pse PD vazhdon të mbetet në opozitë. Duke shkuar nga humbja në humbje, thellë e më thellë, por ç’është më e rëndësishmja, duke e lënë vendin pa një opozitë dinjitoze. Sepse, mospasja e një opozite reale është më e dëmshme se keqqeverisja që ajo opozitë mund të ketë konsumuar.

E pakuptueshme është se si pavarsisht dështimit të njëpasnjëshëm, Basha dhe PD-ja e tij vazhdon të përdorë të njëjtën strategji. Basha duket si një lojtar dominoje që i ka mbetur PD-ja si dopio gjashta në dorë dhe përpiqet që të paktën të ndihmojë ortakun në lojë. Edhe në rastin e Teatrit Kombëtar, sikur të mos mjaftonte fakti që PD ka mbetur e vetmja “aktore” kundër, na tregon përditë se vazhdon të mendojë njëllojë si kur ishte në pushtet, pra se si të maksimizojë fitimet e njerëzve të saj të afërt. Sërish, duke mos i bërë opozitë reale pushtetit, por duke kërkuar të çojë ujë në mullirin e Nishanit.

Paradoksi qëndron në faktin se ishte pikësisht kjo arsyeja pse PD-ja u dënuar me votë kundër disa herë në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale. E me këtë sjellje, lidershipi i saj po e dënon prapë partinë më të madhe opozitare në vend të qëndrojë aty, në opozitë.

E për sa kohë funksionarët e PD-së do e shohin partinë si “Lopë që duhet mjelë”, kjo parti do vazhdojë të tkurret./Lexo.al

Next Post
Balla: Lulzim çoje kokën, të pres në gjykatë! Basha: Je përgjuar nga shërbimet e huaja!

Basha: Padia e gabuar te Krimet e Rënda, Balla: Lulzim, ka prova të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

September 5, 2026
Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

September 5, 2026
Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

September 5, 2026
I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

September 5, 2026
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

September 5, 2026
Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

September 5, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

September 5, 2026
Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

September 5, 2026
“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

September 5, 2026
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com