• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Grushti i dytë

by Skënder Minxhozi
23/10/2023 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Prej tre dekadash politika shqiptare ka krijuar tempujt e saj të paprekshëm. Parti politike, politikanë e të afërm të tyre, që të gjithë me imunitet të pakufizuar në kohë dhe në hapësirë. Kanë ndodhur drama ekonomike si në rastin e fajdeve, tragjedi kombëtare si viti ’97, vrasje politike në sytë e njëzet kamerave siç ndodhi në 21 janar apo skandale të panumërta korrupsioni ku janë akuzuar praktikisht të gjithë ata që kanë pasur në dorë një zyrë të lartë publike. Burgjet sërish mbetën bosh dhe faji mbeti rregullisht jetim.

Në krye të kësaj piramide zyrtarësh të paprekshëm ka qëndruar prej 30 vjetësh i patrazuar dhe kërcënues, hijerëndë dhe shpërfillës, ish-kryeministri Sali Berisha. Ai kishte krijuar stereotipin e politikanit që nuk përgjigjet për asnjë gërmadhë që le pas shpine, për asnjë gjynah që shkakton rrugës, për asnjë dramë apo skandal sado të madh që krijonte me qeverisjen e tij.

Ja që edhe ky totem politik e kishte pasur një datë skandence: 6 dhjetorin e vitit 2022. Ishte dita kur një i çekuilibruar e goditi me grusht në fytyrë, teksa dilte për të mbajtur një miting në sytë e krerëve të Evropës të mbledhur atë ditë në Tiranë. Gjesti ekstrem dhe tërësisht i dënueshëm i Gerti Shehut e futi në ankth për një moment të gjithë ambjentin shqiptar. Sepse “totemi” Berisha kujtohej gjerësisht si i paprekshëm nga shtetasit e këtij vendi. Ai grusht nxiu jo vetëm syrin e Doktorit, por rrëzoi edhe paprekshmërinë e tij publike.

Në një tjetër kohë ai djalë i çartur do të kishte pësuar një fund tragjik brenda disa sekondave. Për Berishën ka pasur njerëz në këtë vend që ishin gati të bënin gjithçka, edhe t’i merrnin shpirtin atij që do të guxonte të prekte me dorë liderin e tyre shpirtëror. Ajo që ndodhi në 6 dhjetor shënoi fundin e imunitetit fizik të Berishës. Një pjesë e mitit u shkërmoq në momentin që Shehu “doli i gjallë” nga duart e turmës, pasi goditi ish-kryeministrin.

Pak më shumë se dhjetë muaj më pas, grushti i dytë erdhi nga SPAK, pas goditjes penale që i bëri të gjithë familjes Berisha. Arrestimi i dhëndrrit të tij Jamarbër Malltezi dhe akuza ndaj vetë Doktorit në lidhje me procedurat e kthimit të ish-klubit sportiv Partizani në bllok pallatesh, shënon rënien e imunitetit politik e juridik të Sali Berishës. Sërish asgjë nga ato që kanë qenë frika kolektive e shqiptarëve për tridhjetë vite, nuk ndodhi. Jeta rrodhi e qetë si më parë, fundjava ndoqi monotoninë e vet, madje edhe maratona e Tiranës me rrugët e bllokuara na kujtuan se në këtë botë tashmë ka gjëra më të rëndësishme sesa fati politik e penal i Sali Berishës.

Demistifikimi i Berishës përballë drejtësisë është lajmi më i mirë i mundshëm që mund të marrin shqiptarët e thjeshtë të mësuar me politikanë që bëjnë zullume e nuk dënohen. Ky akt shënon, nga lartësia e emrit të goditur, fundin de facto të imunitetit politik, si pjesë e ushtrimit të pushtetit.

Duhet të ishte kështu edhe për opozitën shqiptare, një pjesë e të cilës dështoi hapur në leximin e drejtë të kësaj që po ndodh. Pasi e ndoqën Berishën nga pas në luftën imagjinare me Amerikën, pasi sulmuan selinë e partisë me hunj e lopata në emër të statusit non grata të ish-kryeministrit, një sektor militant i PD vijon edhe sot të futet me zell e verbëri njëherësh, në pyllin prej dyqind faqesh të dosjes së klubit Partizani. Dalin e sulmojnë SPAK në vend që të sillen politikisht korrekt duke i hapur rrugë hetimeve e duke pritur shtjellimin e të vërtetës në të veetmin vend të mundshëm ku ajo certifikohet: në gjykatë!

Në të parin rast ku opozita u përball me një hetim të hapur nga SPAK, një pjesë e saj reagoi me reflekset e vjetra të politikë që duron ta prekin as me pupël. Dritëshkurtësi dhe frikë bashkë!

Pasi shkaktoi çarjen e parë për arsye personale, Berisha po i bën PD dëmin e dytë të madh: kësaj radhe në emër të një akuze korrupsioni. Hajde e mos beso pastaj se po e përdor partinë si ta kishte një copë apartamenti tek blloku i Partizanit.

Next Post
“Më ofruan 500 mijë euro”/ Ish-presidenti i ‘Partizanit’: Ja si më bënë presion për të dorëzuar klubin në duart e Malltezit e Bektashit

“Më ofruan 500 mijë euro”/ Ish-presidenti i 'Partizanit': Ja si më bënë presion për të dorëzuar klubin në duart e Malltezit e Bektashit

Comments 1

  1. Zenel Gjoleka II-të says:
    3 years ago

    …….e keni mbyllur në mënyrë brilante i nderuar Minxhoz …..”po e përdor partinë si ta kishte një copë apartamenti tek blloku i Partizanit”… me shpresë në sekuestrim të të gjitha pasurive të vjedhura e grabitura këtijë vëndi e këtijë populli, që sipas muhabeteve tek kafja e “syri” tv, llogariten në pesë miliard (jo milion) euro.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllja e tre grupkapitujve të parë, Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së

Mbyllja e tre grupkapitujve të parë, Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së

July 15, 2026
Prokuroria godet pasuritë e të dënuarit për trafik droge, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

Prokuroria godet pasuritë e të dënuarit për trafik droge, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

July 15, 2026
Alarmi për stokun e dosjeve të pashqyrtuara, Gogu mbledh institucionet e drejtësisë në takim

Alarmi për stokun e dosjeve të pashqyrtuara, Gogu mbledh institucionet e drejtësisë në takim

July 15, 2026
Raporti i OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës

Raporti i OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës

July 15, 2026
“Debatet dhe mosmarrëveshjet do marrin fund”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

“Debatet dhe mosmarrëveshjet do marrin fund”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

July 15, 2026
Rama publikon ‘prapaskenat’ nga Brukseli: Batuta me ministrat dhe momentet nga mbyllja e tre kapitujve me BE

Rama publikon ‘prapaskenat’ nga Brukseli: Batuta me ministrat dhe momentet nga mbyllja e tre kapitujve me BE

July 15, 2026
Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, shtrëngata të izoluara vetëm në zonat malore

Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, shtrëngata të izoluara vetëm në zonat malore

July 15, 2026
Trump kërcënon Iranin: Do godasim urat dhe termocentralet nëse nuk i riktheheni negociatave

Trump kërcënon Iranin: Do godasim urat dhe termocentralet nëse nuk i riktheheni negociatave

July 15, 2026
Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës

Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës

July 15, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Opozita duhet të sillet si qeveri për integrimin

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In