Njerëzit e Xhelal Mziut, sipas burimeve të gazetës TemA, nuk kanë lejuar të votojnë kundërshtarët.
Madje, dy prej anëtarëve të PD që kanë shkuar të votojnë, janë rrahur nga badigardët e Mziut.
Bëhet me dije se Dervin Zalla dhe Jetmir Prenci kanë përfunduar në spital, pas dhunës së badigardëve të Xhelal Mziut.
Pas skandalit të Korçës, kjo është ngjarja më e rëndë e ndodhur në këtë process farsë të nisur nga Lulzim Basha.
(TemA)