• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grupimi për PD kërkon reformimin e partisë, Harxhi: Propozojmë rizgjedhjen e kryetarit!

by
06/05/2021 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupimi i anëtarëve dhe ish-anëtarëve të PD-së që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, mbajtën një konferencë për shtyp, kur renditën disa nga arsyet e kërkesës së tyre.

Sipas grupimit “Për PD”, Lulzim Basha dhe drejtuesit e lartë të PD-së duhet të mbajnë përgjegjësi për humbjen, duke kujtuar rastin e Sali Berishës në 2013. Në deklaratë thuhet gjithashtu se rikuperimi i votave të PD-së në këto zgjedhje nuk ishte fitore pasi partia nuk garoi për të dalë forcë e dytë.

“Jemi një grupi i përbërë nga ish-drejtues të PD-së, anëtarë, simpatizantë. Mes nesh ka dhe nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike. Grupim “Për PD” kërkon reformimin e partisë. Hapja e rrugës së reformimit vjen nëpërmjet dorëheqjes së kryetarit, kryesisë dhe mbledhjes së këshillit kombëtar, për të nisur një proces rihapje dhe riformimi nga baza deri lart.

Shqipëria u përball me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit pas një periudhe 8-vjeçarje të një qeverisje të korruptuar që e ka çuar vendin në varfëri. Tjetërsimi i votës, përdorimi i administratës dhe përdorimi i të dhënave ishin disa elemente të strategjisë që përcaktuan rezultatin. Por ne jemi gjithashtu të vetëdijshëm se PD-ja në këto zgjedhje nuk frymëzoi dhe nuk mobilizoi qytetarët dhe nuk arriti të sigurojë mbështetje për fitore, kundër një qeverisje të lodhur nga skandalet.

Zgjedhjet e 25 prillit nuk mund të humbeshin. PS-ja dhe aleatët kanë 77 vende, opozita ka 63. Zhvendosja e votave nga LSI-ja te PD-ja nuk është fitore. PD-ja nuk po garonte për vend të dytë. Përgjegjësia për zgjedhjet është e drejtuesve të lartë të partisë. Kreu i PD-së dhe drejtuesit e lartë duhet të marrin përgjegjësitë për këtë humbje të rëndë. Sali Berisha vendosi një standard në 2013. Largimi i Bashës nuk është fundi i PD-së, por fillimi i ringritjes së saj”, tha Harxhi./ b.h

Next Post
EMRI/ Krimi në familje ‘trondit’ Elbasanin: Burri ekzekuton gruan në mes të qytetit, plagos edhe dy persona të tjerë

EMRI/ Krimi në familje 'trondit' Elbasanin: Burri ekzekuton gruan në mes të qytetit, plagos edhe dy persona të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In