• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grupi i hakerave/ Akuza e rëndë: Hija e zezë e Sali Berishës pas sulmit kibernetik në Shqipëri! Ja gjurmët që lanë

by Java News
29/07/2022 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

AKSHI bëri të ditur sot se 98 % e shërbimeve digjitale të qeverisë janë rikthyer tashmë online pas sulmit kibernetik masiv të javës së shkuar. Teknikët amerikanë që po ndihmojnë krah për krah ekspertët e AKSHI-t për rivendosjen e shërbimeve, po hetojnë në të njëjtën kohë për të identifikuar autorët e këtij sulmi, shumë i ngjashëm në dinamikë me sulme të tjera të kryera në shumë vende të tjera të Bashkimit Europian që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Dy ditë para sulmit në Shqipëri, për shembull, një grup kriminelësh kibernetikë sulmoi Ministrinë e Brendshme dhe të Mbrojtjes të Belgjikës. Në ditët e mëpasme, u vodhën miliona dokumenta nga Drejtoria e Përgjithshme e taksave italiane. Dihet se nuk ekziston një sistem digjital aq i sigurtë sa të mos hakerohet, mjafton të kujtojmë sulmin e e-maileve të Hillary Clinton, të vjedhura nga hakera rusë nga adresa e saj private në prag të zgjedhjeve presidenciale, apo nga dokumentet e marra nga arkivat digjitale të CIA-s, përfshi një listë ultra top secret me agjentë sekretë.

Në Shqipëri, në vitin e fundit kanë ndodhur qindra sulme kibernetike edhe ndaj bisneseve private: Eshtë i ashtuquajturi sulm Ransomware, që do të thotë se hakerat arrijnë të hyjnë në serverat e kompanive dhe bëjnë të palexueshme të gjithë të dhënat që përmbajnë. Për shembulll bëjnë të palexueshme të gjithë të dhënat e arkivave të kontabilitetit. Për të marrë çelësin e dekriptimit dhe për të rimarrë kontrollin e dokumentave të veta, bizneset janë detyruar t’u paguajnë hakerave një shumë që derdhet në bitcoin, mënyra më e sigurtë dhe anonime që bota digjitale ofron.

Duke qenë se siguria kibernetike 100 % nuk ekziston, institucionet publike dhe bizneset private, e kanë për detyrë të përshtasin krah masave të sigurisë që janë gjithësesi të tejkalueshme, sisteme mbrojtjeje të të dhënave përmes kopjeve backup që ruhen nëpër servera offline, pra jo të arritshme nga hakerat përmes internetit. Një masë sigurie që rezulton se Akshi e ka ndërmarrë, dhe në fakt asnjë nga të dhënat e vjedhura apo të shkatërruara nga hackerat, nuk ka humbur.

Por cili është interesi i hakerave të bëjnë këto sulme? Në rastin e ransomware bëhet fjalë për përfitim të mirëfilltë financiar: kriminelët kibernetikë i bëjnë të dhënat të palexueshme thjeshtë për të marrë parà, që në të vërtetë e paraqesin si “shërbim” për dekriptimin e tyre. Ndërsa sulmi ndaj qeverisë shqiptare (ashtu siç ndodhi në Belgjikë apo në vende të tjera perëndimore) duket se ka një natyrë kryesisht politike. Pra hackerat sulmojnë jo për të rishitur dokumentet e shkatërruara dhe për të fituar parà, por thjeshtë për të cënuar besueshmërinë e një qeverie dhe për të dëmtuar imazhin publik, ose për të vjedhur dokumente që i duhet për t’i shantazhuar politikisht.

Grupi që sulmoi Shqipërinë është prezantuar me emrin “Homeland Justice” dhe ka bërë gjithçka për t’u paraqitur si një lëvizje filo iraniane që kishte në shënjestër muhaxhedinët e MEK të strehuar në bazën e Manzës, pranë Durrësit. Por a është në të vërtetë një grup filo iranian? Fakti i çuditshëm është se pak ditë më parë, i njëjti grup, ka hapur një portal online të quajtur Homelandjustice.ru pra i regjistruar në Rusi. Iranianë dhe Rusë janë aleatë, e megjithatë pista iraniane dhe pista ruse edhe pse të besueshme, anulohen reciprokisht pikërisht mbi çështjen e Manzës. Të konsideruar si armiq të betuar të hajatollahëve në pushtet në Iran, muhaxhedinët e MEK nuk janë edhe për Kremlinin armiq prioritarë, sot i perqendruar në çështjen Ukrainë. Pra, pse të marrin pjesë në të njëjtin sulm politik edhe pse kanë armiq të ndryshëm? Po sikur pista russo-iraniane të jetë vetëm një depistim? Dhe këtu del hija e zezë e Sali Berishës.

Marrja përsipër e sulmit kirbenetik ndaj Shqipërisë u shfaq për herë të parë në profilin twitter të “Homelandjustice” që u bllokua pas pak orëve. Para se të mbyllej ne arritëm ta eksplorojmë dhe fakti i çuditshëm ishte se në ditët para sulmit kibernetik (sic mund ta shihni dhe në pritnscreen e marra në kohë), ky profil Homelandjustice nuk kishte postuar asnjë referim ndaj Manzës, ndaj muhaxhedinëve dhe as ndaj Iranit apo Rusisë, por eksluzivisht për protestën e Sali Berishës që po organizonte me 7 korrik. Pra, më shumë se profili i hakerave iranianë apo rusë, duket profili i një fanatiku berishian që promovonte postimet e komandantit të Foltores në prag të revolucionit të tij imagjinar demokratik.

Çfarë e lidh Berishën, Iranin dhe Rusinë? Sigurisht antiamerikanizmi! Dhe qartësisht rivaliteti ndaj Edi Ramës. Por sulmi kibernetik kundër qeverisë së Tiranës, nëse ka gjetur në Iran apo në Rusi krahun e punës teknike për ta realizuar, duket se ka motivim politik në Shqiperi. Përsëri, pas një veprimi kaq ekstrem dhe antidemokratik, të aftë për të vënë në rrezik të dhënat private të miliona shqiptarëve, del hija e Sali Berishës dhe të aleatëve të tij që duken të gatshëm për çdo gjë vetëm për të goditur qeverinë e Edi Ramës. Nuk është hera e parë që Berisha dhe aleatët e tij përdorin informacione të vjedhura nga sisteme digjitale për sulme politike. Këtë herë ama, veprimi ishte kaq i madh dhe shkatërrues, sa u klasifikua si një veprim terrorist dhe kjo shpjegon se përse, të paktën deri tani, Berisha  dhe Company kanë mbajtur një profil të ulët. Thënë shkurt, kanë frikë nga veprimi i tyre. Sa t’ja marrin dorën dhe të mësohen edhe me permasat e ketij lloj krimi, ata do të rikthehen në sulm. Kushedi nësë prokuroria, të paktën këtë herë, do të jetë më e shpejtë./shqiptarja.com

  

Next Post
Deputetja demokrate sulmon Berishën: S’e mohoj ngërçin në PD, na ndau ‘non grata’

Deputetja demokrate sulmon Berishën: S'e mohoj ngërçin në PD, na ndau 'non grata'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In