• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grupe hetimore në terren për krimet zgjedhore, Rama: S’mund të survejohen partitë politike

by S T
20/02/2025 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka shprehur mosdakordësi me një pjesë të planit të institucioneve të drejtësisë, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që kanë parashikuar daljen e grupeve hetimore në terren për të hetuar dhe parandaluar krimet elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Rama tha se nuk mund të survejohen partitë politike gjatë një procesi elektoral, duke theksuar se kjo do të përbënte ndërhyrje flagrante në liritë dhe të drejtat kushtetuese të shqiptarëve dhe përfaqësuesve të tyre.

Sipas kreut të qeverisë, përpjekjet e përbashkëta për të luftuar krimet elektorale duhet të bëhen nga institucionet në pozicionet e veta kushtetuese.

“Nuk mund dot të cenohen të drejtat e pushtetit ekzekutiv, të drejtat për të marrë vendime, të trysnohet administrata, nuk mund dot të survejohen partitë politike në një proces elektoral. Uroj që kjo të jetë një lajthitje e momentit dhe menjëherë të ndalet çdo lloj survejimi në territor sepse nuk mundet kurrën e kurrës që ne të kthehemi në kohëra kaq të errëta sa kush merret me politikë të survejohet. Përpjekjet e përbashkëta për të luftuar krimet elektorale bëhet secili në të pozicionin e vet kushtetuese dhe në llogoren e vet, dalja nga ato pozicione është ndërhyrje flagrante në liritë dhe të drejtat politike të shqiptarëve dhe përfaqësuesve të tyre. Këto janë me rëndësi për t’u diskutuar, por ajo që mbetet është domosdoshmëria për ta mbështetur fuqimisht drejtësinë, SPAK gjykatën që të bëjnë punë e tyre”, tha kryeministri.

SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë deklaruar se do të koordinojnë veprimet e tyre për të garantuar votën e lirë të qytetarëve në këto zgjedhje. Fillimisht ishte SPAK që publikoi planin e tij të masave, ku parashikohet edhe zbritja e hetuesve në terren. Ditën e djeshme publikoi strategjinë e saj edhe Prokuroria e Përgjithshme, e cila njoftoi ngritjen e seksioneve të posaçme në 13 prokuroritë në vend.

Në rubrikën “Sy m’sy” me komentuesit e rrjeteve sociale, Rama po ashtu bëri me dije se Tuneli i Murrizit do të jetë gati për qarkullimin e mjeteve në muajin mars.

Kreu i qeverisë u shpreh se vonesat në hapjen e këtij tuneli ndodhën për shkak të gjeologjisë, e cila ka rezultuar më e komplikuar se në studimet fillestare.

“Gjeologjia e tunelit të Murrizit doli shumë më e komplikuar së në studimet përkatëse. Po shkojmë drejt përfundimit pas një riarmatimi me një teknologji tjetër të të gjithë pjesëve të tunelit. Besoj shumë që, më në fund në mars do e heqim dhe këtë sy të keq nga shpina sepse realisht ai tunel na ka marrë shpirtin. Bashkë me pranverën do dalë dhe shpirti i keq nga tuneli dhe dibranët do mund të përdorin rrugën tërësisht të hapur dhe rrëpirat pak të vështira të rrugës alternative për lehtësi të përkohshme do marrin fund”, deklaroi Rama.

Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3.800 metrash dhe është realizuar totalisht nga kompani shqiptare. Ai e afron më shumë zonën e Matit dhe të Dibrës me kryeqytetin.

Next Post
“Fajtorët e 21 janarit i nxjerr SPAK e GJKKO, jo qeveria”, Rama: Heshtja jonë u dha një vetëbesim që…

“Fajtorët e 21 janarit i nxjerr SPAK e GJKKO, jo qeveria”, Rama: Heshtja jonë u dha një vetëbesim që…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Nëntor 2026

November 4, 2026
Projektbuxheti 2027/ 114.6 miliardë lekë për pushtetin vendor, Demo: Fokus te digjitalizimi dhe reforma territoriale

Projektbuxheti 2027/ 114.6 miliardë lekë për pushtetin vendor, Demo: Fokus te digjitalizimi dhe reforma territoriale

November 4, 2026
Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

November 4, 2026
Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

November 4, 2026
Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

November 4, 2026
Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

November 4, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari, sekuestrohen 83 doza kanabisi

November 4, 2026
“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

November 4, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

November 4, 2026
Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In