• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Grup çakejsh me dy këmbë”, Rama denoncon sulmet e protestuesve ndaj mediave: Dominon fryma fashiste…

by A R
16/06/2026 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një deklaratë zyrtare të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (UGSH), e cila dënon ashpër sulmet, linçimet dhe gjuhën denigruese ndaj përfaqësuesve të medias. Përmes këtij publikimi, kreu i qeverisë ka theksuar edhe shqetësimin e tij institucional lidhur me incidentet dhe frymën e protestave të javëve të fundit në vend.

Qëndrimi i Kryeministrit

Kryeministri Rama e ka shoqëruar postimin e tij edhe me pamje filmike. Paraprakisht, ai sqaroi se Unioni i Gazetarëve nuk ka asnjë lidhje me qeverinë, “përveç rasteve kur ka bërë deklarata negative për qeverinë”.

Sipas kreut të ekzekutivit, reagimi i tij lidhet me të vërtetën më shqetësuese të këtyre tubimeve:

“Frymën fashiste të një numri të madh bullistash online, e cila është fryma dominuese e protestës, që materializohet edhe në turmën bullizuese të marshuesve nëpër rrugë.”

Në lidhje me pamjet e publikuara që tregojnë dhunë ndaj drejtuesve të automjeteve që nuk u bashkuan me thirrjet e protestuesve, Rama i cilësoi agresorët si një “grup çakejsh me dy këmbë”.

Deklarata e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Në deklaratën e saj mban datën 16 Qershor 2026, UGSH shpreh fillimisht vlerësimin për protestat e lira qytetare, duke i cilësuar ato si një lëvizje që “shëndosh demokracinë në shoqërinë shqiptare” dhe ndihmon në nxjerrjen e vendit nga statusi i “demokracisë hibride”.

Pavarësisht mbështetjes për fjalën e lirë, Unioni ngre alarmin për një fenomen thellësisht shqetësues. UGSH raporton se mbi 20 gazetarë të njohur, me karrierë të gjatë në skenën mediatike, po përballen me agresion pothuajse çdo ditë për shkak të qëndrimeve të tyre publike, duke e cilësuar këtë si një “akt kriminal publik”.

Konstatimet e UGSH-së mbi natyrën e sulmeve:

Linçimi vjen nga grupe anonimësh, aktivistë fanatikë partiakë, persona agresivë dhe individë të kriminalizuar.

Përdorimi i gjuhës së urrejtjes ndaj tyre është një “akt anticivil, akt kriminal dhe meriton të ndëshkohet”.

Mënyra e veprimit përfshin “turmëzimin virtual”, ku komente dhe meme përdoren për të kryqëzuar dhe ndotur imazhin e profesionistëve të medias.

Apeli drejtuar institucioneve dhe gazetarëve

Në përfundim të reagimit zyrtar, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve dhe bashkërendimin e vetë gazetarëve për të ndalur këtë valë.

Hapat e kërkuar nga UGSH:

Organet e ndjekjes së krimit kibernetik në Policinë e Shtetit dhe prokuroritë të marrin masa ndaj rasteve më flagrante.

Gazetarët të nisin të denoncojnë dhe padisin individualisht agresorët në këto organe.

Nisja e një akti të përbashkët solidar për “denoncimin publik të këtyre aktivistëve antigazetarë”.

Aplikimi masiv pranë kompanive të rrjeteve sociale për bllokimin e llogarive që “abuzojnë me lirinë dhe përdhosin çdo normë etike”.

Deklaratë e plotë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë*

Gjuha denigruese, sulmet dhe agresioni verbal ndaj gazetarëve nga individe në protesta dhe sidomos në rrjetet sociale, perben një akt kriminal publik

Tiranë më 16 Qershor 2026

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është në mbështetje dhe vlerësues për protestat e lira qytetare të këtyre dy javëve të fundit. Ne jemi vlerësues të mënyrës se si protestohet dhe të lirisë së shprehjes që mishërohet, në shumë raste aq dinjitetshëm, nga fjalimet e shumë qytetarëve dhe intelektualëve.

Kjo është një lëvizje që shëndosh demokracinë në shoqërinë shqiptare të cilën kahet e politikës e mbajnë në statusin e “demokracisë hibride”. Ndërkohë që kjo lëvizje dhe protestat e deritanishme sipas pikëpamjes sonë, po shënojnë një kontribut për një Shqipëri europiane, për një shoqëri që meriton të gjitha liritë dhe sidomos nxjerrjen e sistemit të kapur nga status quoja ku e mbajnë dy kahet e politikës.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë në të njëjtën kohë është shumë i shqetësuar nga aktet individuale të linçimit të disa gazetarëve që ndajnë mendime dhe qëndrime të ndryshme publike për çështjet, aktorët politikë dhe analizat e tyre.

Demokracia ka përmbajtje pluralizmin dhe kur ai është i plotë, ajo nuk është më “hibride”.

Linçimi i gazetarëve nga grupe ta caktuara anonimësh, nga aktivistë fanatikë të partive apo udhëheqësve politikë, nga persona agresivë e fanatikë rrymash, grupesh kriminale e interesi, nga individë të kriminalizuar në mendje dhe ndërgjegje si dhe përdorimi i gjuhës së urrejtjes ndaj tyre, është një akt anticivil, akt kriminal dhe meriton të ndëshkohet.

Nga ndjekja që pjestarë të UGSH-së u kanë bërë këtyre ditëve akteve të tilla sulmuese, fyese, përçmuese, etiketuese dhe bullizuese nëpër meme, rrjete sociale dhe hapësirën virtuale në përgjithësi, na rezulton se janë mbi 20 gazetarë të njohur, me karrierë të gjatë dhe kontribut në skenën mediatike të vendit që po përballen me agresion të tillë pothuajse çdo ditë. Urretja dhe patologjia verbale e shumë komentonjësve, reaguesve dhe individëve  patologjikë shkaktojnë turmëzimin virtual të cilët sulen të kryqëzojnë dhe ndotin imazhin e gazetarëve.

UGSH bën thirrje të ndalen kësi kryqëzatash virtuale. Organet e sistemit të investigimit dhe ndjekjes së krimit kibernetik pranë Policisë së Shtetit dhe prokurorive duhet të vihen në lëvizje dhe të marrin masa ndaj rasteve më flagrante dhe personave më të identifikuar në kësi sulmesh dhe agresionesh ndaj gazetarëve.  Vetë gazetarët të denoncojnë dhe padisin individë të tillë në këto organe. Ky agresion vihet re se dimensionohet negativisht pothuajse përditë dhe shfaqet i pa fre.

UGSH u bën thirrje të gjithë kolegëve që ndaj kësi rastesh, në një akt të përbashkët solidar, të nisim fushatën e denoncimit publik të këtyre aktivistëve antigazetarë, ndaj agresorëve të tillë virtualë dhe grupeve mbështetëse të tyre, sikundër apelojmë që çdo gazetar t’u drejtohet kompanive të rrjeteve sociale për bllokimin dhe penalizimin e këtyre llogarive dhe emrave në rrjetet sociale që abuzojnë me lirinë dhe përdhosin çdo normë etike. Hapësira virtuale dhe mundësitë e rrjeteve sociale janë të pakontrollueshme, por ekzistojnë mekanizma dhe mundësohet një forcë reagimi që të reduktohen ndotjet virtuale, aktet diskriminuese dhe përdhosjet ndaj individëve apo kategorive profesionale, të cilët kryejnë një mision publik në realitetin e diversitetit shoqëror e politik.

Zyra Informuese

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Next Post
Barazoi me Spanjën, lojtarët e Kepit të Gjelbër vlejnë 22 herë më pak se spanjollët

Barazoi me Spanjën, lojtarët e Kepit të Gjelbër vlejnë 22 herë më pak se spanjollët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peleshi në Hagë: Holanda rikonfirmon mbështetjen për integrimin europian të Shqipërisë

Peleshi në Hagë: Holanda rikonfirmon mbështetjen për integrimin europian të Shqipërisë

June 16, 2026
Kremlini i hap derën Zelenskyt për bisedime në Moskë, priten edhe emisarët amerikanë

Kremlini i hap derën Zelenskyt për bisedime në Moskë, priten edhe emisarët amerikanë

June 16, 2026
Pekini: Faza e ardhshme e negociatave SHBA-Iran do të jetë më e vështirë

Pekini: Faza e ardhshme e negociatave SHBA-Iran do të jetë më e vështirë

June 16, 2026
Eurodeputeti Andreas Schieder: Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të BE-së

Eurodeputeti Andreas Schieder: Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të BE-së

June 16, 2026
Rruga dritë, Maratonomaku im!

Rruga dritë, Maratonomaku im!

June 16, 2026
Trump i tregon kushtet Iranit: Do të takohemi për vendimin tim përfundimtar në “Dhomën e Situatave”!

Trump: S’ka nxitim për të nxjerrë uraniumin e varrosur të Iranit

June 16, 2026
Sarandë/ Operatorët e turizmit: Protestat gjatë sezonit veror mund të ndikojnë në imazhin dhe ecurinë e turizmit

Sarandë/ Operatorët e turizmit: Protestat gjatë sezonit veror mund të ndikojnë në imazhin dhe ecurinë e turizmit

June 16, 2026
Komisioni i Ligjeve rrëzon nismat për monopatinat dhe përjashtimin nga taksat për 5 vitet e para të makinave elektrike

Komisioni i Ligjeve rrëzon nismat për monopatinat dhe përjashtimin nga taksat për 5 vitet e para të makinave elektrike

June 16, 2026
Zogjtë e revolucionit, beteja për lidershipin dhe Berisha në prapaskenë

Po të më kishin dëgjuar mua…

June 16, 2026
“Zgjedhjet për kreun e partisë, proces farsë”, Ervin Salianji: PD manipuloi shifrat e pjesëmarrjes në referendum

“Sali nuk je më opozita, por je pengesa që opozita të vijë në pushtet”

June 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In