• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gruevski kërcënon BDI: Do pendoheni nëse s’hyni në koalicion me VMRO-në

by Java News
09/01/2017 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në intervistë për numrin e nesërm të gazetës “Dnevnik” thotë se politikanë dhe diplomatë të huaj, përmes krijimit të platformës së përbashkët të partive shqiptare krijojnë atmosferë që ato të mos bëjnë koalicion me partinë e tij.

Duke komentuar platformën, Gruevski thotë se dygjuhësia nuk u duhet shqiptarëve në Dellçevë apo viset tjera ku ata nuk jetojnë. Sipas tij shqiptarët më shumë kanë nevojë për punësime të reja, paga të mëdha dhe standard më të lartë. Megjithatë, ai, një ditë para se presidenti Ivanov t’ia japë mandatin, paralajmëron se do të tentojë të formojë Qeveri, por përkujton BDI-në se as anëtarësia e VMRO-DPMNE-së në vitin 2008 nuk ka dashur koalicion me partinë e Ahmetit, por se ata kanë qenë zgjedhja e tyre, për shkak se prapa tyre kanë qëndruar pjesa më e madhe e votuesve shqiptarë.

“BDI-ja ka të drejtë të marrë çfarëdo vendimi. Por, nëse tani BDI-ja shkon në koalicion me partinë e dytë, në vend të asaj të parës, me atë që ka humbur në vend se me atë që ka fituar, kjo do të paraqesë vendosje të një praktike dhe tradite të re në Maqedoni, të cilës ne gjithsesi do t’i përshtatemi, jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE.

Duke e kërcënuar në mënyrë indirekte Ahmetin, Gruevski për “Dnevnik” shprehet se nëse VMRO-DPMNE-ja si parti fitimtare mashtrohet nga BDI-ja, shumë shpejt, pas kthimit në pushtet, siç shprehet, “në dyer të mëdha edhe atë së paku dy mandate me radhë, nuk do të ketë çfarëdo obligimi gjatë formimit të qeverisë”.

“Nëse VMRO-DPMNE-ja si parti fitimtare mashtrohet nga BDI-ja, pavarësisht se cilat do të jenë arsyet për këtë, të jeni të bindur se së shpejti, VMRO-DPMNE-ja në Qeveri do të kthehet në derë të madhe edhe atë së paku dy mandate me radhë dhe do të jemi pa kurrfarë obligimi gjatë formimit të Qeverisë”, ka deklaruar Gruevski.

Për dallim nga VMRO-DPMNE-ja, në LSDM nuk duan të komentojnë asgjë për platformën. “Deri tani nuk kemi marrë kurrfarë dokumenti. Kur do ta marrim dokumentin, do ta shqyrtojmë dhe më pas partia do të prononcohet me qëndrim zyrtar”, shprehen nga LSDM-ja, përgatiti “Alsat-M”. (b.an)

Next Post
Zonat e thella të Dibrës të bllokuara nga dëbora, qeveria do të shpërndajë 10 ton miell

Zonat e thella të Dibrës të bllokuara nga dëbora, qeveria do të shpërndajë 10 ton miell

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli Administrativ pezullon bojkotin e avokatëve, pranon kërkesën e Shoqatës Antikorrupsion

Apeli Administrativ pezullon bojkotin e avokatëve, pranon kërkesën e Shoqatës Antikorrupsion

October 28, 2026
Ministri Stoyanov: Dronët goditën një tjetër anije kontejnerësh pranë Bullgarisë

Ministri Stoyanov: Dronët goditën një tjetër anije kontejnerësh pranë Bullgarisë

October 28, 2026
Macron takon për herë të parë drejtuesit e studentëve, teksa Franca përgatitet për një tjetër valë protestash

Macron shpreh solidaritetin me Spanjën pas aksidentit të rëndë hekurudhor me 39 viktima

October 28, 2026
LIVE/ “Grumbullim korbash e sorrash”, Rama – protestuesve: Kush jeni ju që kërkoni të imponoheni?!

LIVE/ “Grumbullim korbash e sorrash”, Rama – protestuesve: Kush jeni ju që kërkoni të imponoheni?!

October 28, 2026
Prokuroria e Beratit kërkon 21 vite burg për dy persona, akuzohen për shfrytëzim prostitucioni

Prokuroria e Beratit kërkon 21 vite burg për dy persona, akuzohen për shfrytëzim prostitucioni

October 28, 2026
Administrata Trump shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj fondit shtetëror rus të investimeve pas marrëveshjes për naftën

Administrata Trump shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj fondit shtetëror rus të investimeve pas marrëveshjes për naftën

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael, skenarët që mund të përcaktojnë qeverinë e ardhshme

Zgjedhjet në Izrael, skenarët që mund të përcaktojnë qeverinë e ardhshme

October 28, 2026

Paketa fiskale 2027, më socialja e 36 viteve?

October 28, 2026
Mediat sociale në gjyq përsëri, Meta dhe Snap përballen me jurinë për dëmtim të dyshuar ndaj adoleshentëve

Mediat sociale në gjyq përsëri, Meta dhe Snap përballen me jurinë për dëmtim të dyshuar ndaj adoleshentëve

October 28, 2026
Studentët protestojnë sërish në Tiranë, tkurret pjesëmarrja në tubim

Studentët protestojnë sërish në Tiranë, tkurret pjesëmarrja në tubim

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In