• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gruaja sherr me tatimorët, i bie të fikët, ata… i sekustrojnë mallin

by
02/10/2015 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

­ Një grua rreth 50 vjeçe, banore e lagjes “Ishull Lezhë”, në qytetin e Lezhës, përfundoi dje në spital, pasi humbi ndjenjat ndikuar nga prania e shumë tatimorëve dhe uniformave blu në oborrin e ndërtesës që shërbente si biznes dhe shtëpi banimi.

Ajo u dërgua menjëherë në urgjencën e spitalit nga një furgon i policisë, pasi gjendja e saj shëndetësore paraqitej e rëndë. Ndërsa tatimorët nisën sekuestrimin e materialeve që ndodheshin në lokalin e saj. Pasi është përmendur në spital, Zoje Sherri ka shpjeguar ngjarjen duke deklaruar se asaj i është sekuestruar shtëpia dhe jo ndonjë biznes. Sipas 50­ vjeçares, lokali ka qenë i mbyllur prej 5 vitesh dhe materialet ishin larguar prej asaj vetë sipas udhëzimit që i kishin dhënë vetë tatimorët e Lezhës, shkruan Panorama.

“Erdhën tatimorët bashkë me policinë duke ushtruar terror në banesën time. Ata ishin edhe para ca ditësh dhe më thanë ku e ke dokumentacionin e lokalit. Por unë iu përgjigja se lokalin e kam mbyllur prej kohësh, që prej vitit 2010. Kur kanë ardhur herën e dytë, lokali ka qenë i mbyllur. Por unë kam aty dhe shtëpinë, ngjitur me lokalin. Erdhën dhe më thanë largo frigoriferin, televizorin dhe ekspresin. Më thanë mos t’i gjejmë më këtu dhe unë i hoqa nga aty dhe i dërgova te shtëpia, të cilën e kam ngjitur me lokalin. Por ata erdhën dhe i morën. Pra, tatimorët më kanë bërë sekuestrim të shtëpisë dhe jo të biznesit. Aty erdhën 30 policë
dhe na kanë ushtruar terror të vërtetë. Ky është një skandal për shtetin shqiptar, pasi s’më dhanë asnjë shpjegim, por vetëm vepruan. Më thanë do të fusim në burg. Por për mua më mirë është të më çojnë në burg, pasi jemi të gjithë të papunë dhe nuk kemi asnjë të ardhur”, u shpreh Zoje Sherri dje pasi doli nga spitali i
Lezhës.

Mësohet se para se të humbte ndjenjat, ajo ka debatuar ashpër me tatimorët, duke kundërshtuar edhe sekuestrimin e mallit të saj. Gruaja ka pretenduar gjatë gjithë kohës se lokali nuk ishte funksional dhe tavolinat në të kishin mbetur që nga koha e mbylljes si biznes. Edhe kunati i saj, Benard Sherri, konfirmon se lokali ka qenë i mbyllur në momentin që kanë mbërritur tatimoret dhe policia, ndërsa i ka konsideruar veprimet e tyre si aspak normale dhe tejet terrorizuese.

“Kanë ardhur këtu e kanë gjetur derën mbyllur. Ata kanë hipur sipër portës dhe kanë hyrë brenda. Ky është një skandal që policia të hyjë me dhunë brenda banesës. Erdhën me terror e dhunë dhe nuk të japin asnjë lloj përgjigjeje. I bëj thirrje Kryeministrit Rama që të heqë dorë nga kjo mënyrë e të vepruarit, pasi po
na merr shpirtin me këto veprime”, tha Benard Sherri, kunati i Zojes, e cila përfundoi në spital. Pajisjet e gjetura brenda lokalit, si karriget dhe tavolinat, janë sekuestruar me mjetin e ushtrisë, ndërsa në lidhje me ngjarjen nuk ka pasur asnjë reagim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve në Lezhë. Ndërkaq, mjaft tregtarë
pretendojnë se kontrollet e tatimorëve po bëhen në mënyrë selektive.

Next Post

Manjani: Afera CEZ-DIA, sajesë për të dëmtuar Metën dhe LSI-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
Paneli Zgjedhor për Ankesa në Kosovë ‘rrëzon’ KQZ-në? Miratohet kërkesa e Listës Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa në Kosovë ‘rrëzon’ KQZ-në? Miratohet kërkesa e Listës Serbe

February 3, 2026
“Territorialja”/ PS tërheq nga rendi i ditës në Kuvend ndryshimet në Komisionin e Reformës! Reagon opozita

“Territorialja”/ PS tërheq nga rendi i ditës në Kuvend ndryshimet në Komisionin e Reformës! Reagon opozita

February 3, 2026
Makina përplas motoçikletën pranë mbikalimit të Shkozetit, plagoset drejtuesi, dërgohet me urgjencë në spital

Makina përplas motoçikletën pranë mbikalimit të Shkozetit, plagoset drejtuesi, dërgohet me urgjencë në spital

February 3, 2026
E akuzoi se u pasurua duke përdorur PD, Topi i përgjigjet Berishës: E njëjta lojë prej 30 vitesh! S’funksionon më kështu

E akuzoi se u pasurua duke përdorur PD, Topi i përgjigjet Berishës: E njëjta lojë prej 30 vitesh! S’funksionon më kështu

February 3, 2026
Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

Duke pritur ngujimin

February 3, 2026
Pezullohet nga puna polici i arrestuar për shpërdorim detyre gjatë atentatit në Lezhë! Masë edhe për 4 efektivë të tjerë

Pezullohet nga puna polici i arrestuar për shpërdorim detyre gjatë atentatit në Lezhë! Masë edhe për 4 efektivë të tjerë

February 3, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Lungomaren e Vlorës, shkak dëmtimi i linjave nga punimet për ujësjellësin

Ndërpritet energjia elektrike në Lungomaren e Vlorës, shkak dëmtimi i linjave nga punimet për ujësjellësin

February 3, 2026
Le ta dënojmë dhe Metën e Berishën po aq “lehtë” sa Tahiri, meqë u duket “pazar”

Rrethimi i Sali Berishës nga opozitarët

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In