• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Manjani: Afera CEZ-DIA, sajesë për të dëmtuar Metën dhe LSI-në

by
02/10/2015 08:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me rrëzimin në Kuvend të kërkesës së Partisë Demokratike për kalimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit që aktivizon hetimin ndërkombëtar të skandalit të CEZ-it, u mbyll një kapitull i kësaj afere, ku protagonist kryesor, sipas opozitës është Ilir Meta.

Vetë kreu i Kuvendit votoi në favor të propozimit të demokratëve, ndërkohë që pjesa më e madhe e deputetëve të LSI-së abstenuan. Por kush fitoi e kush humbi nga votimi në seancën e së enjtes, në një kohë kur duket se Ilir Meta “ka shpërndarë” akuzat tek aleatët në qeveri, por edhe tek kundërshtarët në opozitë.

Për të diskutuar për këto çështje, në Top Story me Sokol Ballën, këtë të enjte ishte i ftuar Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Ylli Manjani përballë një paneli analistësh.

Manjani e nisi fjalën e tij me kërkesën e përsëritur tashmë prej forcës së tij politike për të patur një hetim ndërkombëtar, por gjithpërfshirës, që nga fillimi i privatizimit e deri tek largimi i CEZ-it.

“Ne jemi dakort me propozimi e PD, por do të shtojmë, plotësojmë me gjithçka tjetër, që nga privatizimi, DIA dhe kompanitë e tjera që kanë mbledhur borxhet”, tha Manjani.

Në të vërtetë, qëndrimi i LSI-së për hetimin ndërkombëtar përplaset disi me atë të Partisë Socialiste të bërë publik nga Edi Rama një ditë më parë, i cili tha se autoritetet shqiptare kanë të gjitha mundësitë për të hetuar këtë çështje.

LSI ka dalë hapur për hetimin ndërkombëtar dhe këtë e ripërsëriti edhe Manjani në panelin e Top Story.

“Do bashkojmë çdo votë për të siguruar hetimin ndërkombëtar për këtë çështje. Jam i bindur që ka akuza shumë të rënda për këtë çështje. Njëra akuzon PD dje kryeministrin Berisha që ka e privatizuar OSSH e asaj kohe për qëllime politike që të pranonte Çekia aplikimin për statusin e vendit kandidat, ndërsa PD akuzon Ramën që e ka mbyllur këtë përplasje me marrëveshje për të marrë statusin. Për ne ky është korrupsion politik”, tha Manjani, duke shtuar se pikërisht për këtë LSI kërkon një hetim ndërkombëtar për të sqaruar gjithë këtë çështje.

Manjani deklaroi se nuk ka arsye se përse PS të kundërshtoje hetimin ndërkombëtar të gjithë segmentit kohor kur kanë ndodhur ngjarjet që lidhen me gjithë veprimtarinë e CEZ-it.

Lulzim Basha në daljet e shpeshta kohët e fundit ka përsëritur qëndrimin se shteti shqiptar mund të fitonte deri në 2 miliardë euro në Arbitrazhin kundër CEZ, por Gjergj Bojaxhi, ish-drejtues i KESH-it, doli kundër pretendimeve të opozitës.

“Vështirë se mund ta fitonim çështjen në arbitrazh”, tha ai, duke shtuar se shteti shqiptar dështoi në dhënien e mbështetjes së duhur kompanisë CEZ, që kjo e fundit të ngrinte sistemin dhe ta mirëmenaxhonte atë.

Duke iu rikthyer hetimit ndërkombëtar, Manjani kërkoi që kjo të realizohet për të ndalur përsëritjen e këtyre skenareve në të ardhmen. Ai tha se LSI mbështet propozimin e Berishës dhe jo atë të Bashës, duke shtuar se hetimi ndërkombëtar nuk është pengesë për Prokurorinë shqiptare, e cila i ka nisur tashmë hetimet.

Votën pro të Ilir Metës në Kuvend për propozimin e demokratëve për të kaluar me procedurë të përshpejtuar në Kuvend pr/ligjin për hetimin ndërkombëtar, Ylli Manjani e cilësoi një votë politike, edhe pse ajo binte ndesh me Kushtetutën e vendit për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Ndryshime mes kërkesës së Berishës dhe asaj të Bashës gjeti edhe analisti Arjan Vasjari. Sipas tij, Berisha ka kërkuar një hetim më të përgjithshëm, ndërsa Basha është përqendruar tek hetimi për Ilir Metën.

Në këtë vorbull të politikës përmendet shpesh emri i Kastriot Ismailajt. Ky i fundit nuk është krejt i panjohur për opinionin publik, të paktën për ata që kanë kujtesë të fortë.

Ai është denoncuar fillimisht nga Dritan Prifti në Top Story, i cili lidhi emrin e tij drejtpërdrejtë me Ilir Metën. Prifti deklaronte në atë kohë se Meta kishte udhëtuar në Çeki për t’i kërkuar CEZ dhënien e një kontrate për mbledhjen e borxhit Kastriot Ismailaj.

Ylli Manjani këmbënguli se e gjithë kjo histori është një sajesë, e treta kundër LSI-së dhe Ilir Metës dhe e gjitha kjo për shkak të rritjes elektorale të kësaj force politike.

Next Post

Skënderbeu, Berisha -Shehi paralajmërojnë dënimin e rusve: Gjyqtari e pranoi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com