Një grua nudo është shndërruar në një violinçel duke përdorur vetëm bojë. Iluzioni i mrekullueshëm është puna e artistes Anke Catesby. Për këtë transformim, ajo ka shpenzuar 3 orë kohë duke lyer modelen Tara Mills. Kjo artiste amatore u frymëzua për këtë vepër duke parë se sa shumë i ngjante instrumenti muzikor pjesës së pasme të femrave, transmeton Ora Info.