• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Intervista me gazetarin Hoxha, VOA: Publikohen përgjimet e prokurorisë

by A R
12/01/2016 22:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari i News24 nxjerr dokumentat e organit të akuzës dhe bisedat e përgjuara gjatë hetimit të biznesmenit Kastriot Ismailaj, mes tyre dhe mesazhe e komunikime me kreun e LSI-së Ilir Meta.

Që prej vitit 2008 biznesmeni Katriot Ismailaj ishte nën hetim nga prokuroria nën dyshimin e pastrimit të parave. Në rrugë zyrtare telefoni i tij ishte vënë në përgjim. Sipas dokumentave të publikuar mbrëmë në studion e emisionit “Opinion”, në Tv Klan, nga gazetari I News24 Artan Hoxha, gjatë përgjimeve janë regjistruar dhe bisedat e tij me kryetarin e LSI-së Ilir Meta: “Ekziston në transkriptimin e bërë nga organi i akuzës, nga bisedat e përgjuara, dhe biseda që janë kryer mes biznesmenit në fjalë dhe një politikani, që në rastin konkret e në bazë të numrit të telefonit të afishuar aty, është kryetari aktual i parlamentit Ilir Meta”.

Sipas gazetarit Hoxha ka biseda të bëra pak ditë para zgjedhjeve të qershorit 2009: “Janë kërkuar shifra të tilla të mëdha parash në prag të zgjedhjeve dhe po ashtu është influencuar që kanidatë për deputetë në disa zona të vendit, të ndihmohen duke marrë tregti bankare, në banka të nivelit të dytë, për të përballuar fushatën zgjedhore të qershorit 2009. Në datën 22 qershor të atij viti ku kërkohet sipas mesazhit “Nesër në darkë duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro”.

Zoti Meta nuk e ka fshehur se ka patur njohje me biznesmenin duke saktësuar, pikërisht pak ditë më parë, se nuk mund të ishte në dijeni të aktivitetit të tij, sikundër dhe të biznesmenëve të tjerë me të cilët ka njohje. Ndërsa në parlament, në rastin e debatit për cështjen e CEZ, ai tha se Ismailaj nuk i kishte kërkuar asnjë herë favore dhe se ai nuk i kishte bërë favore atij.

Normalisht përgjimi i njerëzve me imunitet është i ndaluar, pa një autorizim të vecantë, por duket se në këtë rast prokuroria ka vlerësuar se bisedat me zotin Meta kanë dalë nga regjistrimi i biznesmenit nën hetim.

Në fund të vitit 2010 cëshja ndaj Kastriot Ismailajt u mbyll. “Kur është pushuar hetimi, kishte ndryshuar situate. Zoti Meta nuk ishte më në opozitës, por ishte pjesë e rëndësishme e qeverisë Berisha-Meta, pas zgjedhjevetë 2009-ës, ishte zëvendëskryeministër. Ndërkohë biznesmeni i cili ishte nën hetim Ismailaj, kishte krijuar kompaninë DIA dhe kishte lidhur marrëveshjen me kompaninë CEZ, për të mbledhur borxhet”, nënvizon Hoxha.

Sipas prokurorit të cështjes Gentjan Osmani, i cili sot drejton njësinë Task Forcë Antikorrupsion pranë prokurorisë së krimeve të Rënda, pavarësisht se ekzistonin dyshimet për pastrim parash, nuk kish qenë e mundur gjetja e provave. Në 2015 hetimi do të rihapet për të kërkuar pikërisht provat e munguara, ndërkohë që biznesmeni Ismailaj kishte hedhur në gjyq shtetin shqiptar për cështjen CEZ-DIA duke kërkuar 135 milion euro.

Gazetari Hoxha thotë se dokumentat që ai disponon janë zyrtare: “Janë të gjitha dokumenta zyrtare, që publikohen pasi janë vendime të prokurorisë dhe nuk janë dokumente Top Sekret, publikimi i të cilave mund të përbënte problem”.

Lidhur më këtë cështje nuk patur asnjë prononcim. Zyra e shtypit e kryetarit të Parlamentit e pyetur nga Zëri i Amerikës, tha se nuk ka asnjë koment apo reagim.

Nga Armand Mero/ Marë nga Zëri Amerikës

Next Post

Manjani: Propozimet e Ministrisë jo personale, por të ekspertëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turqia: Marrëveshja e re e mbrojtjes nuk e shënjestron Iranin -

Raporti i frikshëm: Irani ekzekutoi 901 persona në shtatë muaj, mes viktimave edhe gra dhe të mitur!

August 19, 2026
“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

August 19, 2026
Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

August 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Lufta SHBA-Iran, nafta kap çmimin rekord, shkon në rreth 92 dollarë për fuçi! Skenarët e frikshëm të rikthimit te 100 USD

August 19, 2026
Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

August 19, 2026
Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

August 19, 2026
OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

August 19, 2026
VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

August 19, 2026
Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

August 19, 2026
FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com